Në prag të zgjedhjeve nacionale në kosovë: Opozita e konsumuar dhe e përqarë (me fraksione)!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muqiqi
Po afrohet koha kur nӫ Kosovӫ do tӫ organizohen zgjedhjet parlamentare tӫ cilat nuk do tӫ ndryshojnӫ asgjӫ nӫ skenӫn politike dhe nӫ atӫ institucionale. Opinion Kosovarӫ ӫshtӫ i lodhur me retorikӫn boshe tӫ partive politike tӫ pa reformuara tӫ cilat qӫ nga pas lufta janӫ pjesӫ e politikӫs dhe mbajnӫ pӫrgjegjӫsi pӫr qeverisjet nӫ Institucionet e Shtetit tӫ Kosovӫs. Nuk pritet asgjӫ e re nӫ zgjedhjet e ardhshme tӫ cilat do tӫ mbahen me 9 Shkurt 2025. Partia Demokratike e Kosovӫs e cila pothuajse nӫ tӫ gjitha periudhat e pasluftӫs ishte pjesӫ e Qeverisjes nӫ Institucionet e Shtetit tani ka probleme tӫ pariparueshme nӫ tӫ gjitha aspektet e jetӫs nӫ Kosovӫ. Shkuarja e liderӫve tӫ kӫsaj partie nӫ Gjykatӫn e Hagӫs ka ndikuar qӫ lidershipi i ri i PDK-sӫ tӫ jetӫ largӫ nivelit organizativ tӫ kӫsaj partie e cila nӫ brendӫsinӫ e saj ka pakӫnaqӫsi dhe ndarje deri tek franksionet e grupeve partiake. Kjo parti nӫ vazhdimӫsi ӫshtӫ e pӫrfolur pӫr dӫshtimet e shumta nӫ tӫ gjitha proceset ne ndӫrtimin e Institucioneve tӫ Shtetit dhe nӫ funksionimin demokratikӫ tӫ Kosovӫs. Iluzionet e lidershipit tӫ Partisӫ Demokratike pӫr ta bindur elektoratin pӫr ta votuar janӫ dӫshira tӫ pa realizueshme.
Poashtu Lidhja Demokratike e Kosovӫs e cila nӫ historikun e saj ishte bartӫse e ndӫrtimit tӫ Institucioneve tӫ Shtetit tani kjo parti ka problem tӫ shumta nӫ reformimin e programit dhe nӫ rikthimin e besimit tӫ elektoratit tӫ saj. Viteve tӫ fundit Lidhja Demokratike e Kosovӫs pas vdekjes tӫ Ibrahim Rugovӫs e humbi rrugӫn e vӫrtetӫ tӫ kohezjonit pӫr ta bӫrӫ Kosovӫn Shtet funksional dhe demokratik. Kjo parti pati batica dhe zbatica nga brenda nga grupet politike tӫ interesit tӫ cilat shpӫrthyen edhe nӫ kuvendin e ashtuquajtur kuvendi i karrikave. Dӫmin mӫ tӫ madh kӫsaj partie ja sollӫn grupet e interesit tӫ cilat nӫ momente tӫ caktuara e harruan interesin e Kosovӫs duke u ndarӫ nӫ grupe dhe klane pӫr ta marrur pushtetin. Kjo mӫ sӫ miri u pa nӫ kohӫn kur Isa Mustafa pӫrmes metodave ja morri timonin ish kryetarit tӫ Lidhjes Demokratike Fatmir Sejdiut. Qӫ nga ajo kohӫ kjo parti mbeti e plagosur nga brenda duke u ndarӫ nӫ grupe klanore tӫ cilat nӫ vazhdimӫsi pretendojnӫ ta marrin udhӫheqjen e partisӫ. As pak mӫ e mirӫ nuk qӫndron situate me partinӫ e Ramush Haradinaj dhe tӫ klanit tӫ tij.
Kjo parti e themeluar dhe e formuar nga farefisi lokal dhe regjional e cila kohӫ pas kohe ishte pjesӫ e Qeverisӫ sӫ Kosovӫs ka gjynahe tӫ cilat asesi nuk do tja fali elektorati. Kuadrat e kӫsaj partie tӫ cilat ishin nӫ Institucionet e Shtetit janӫ pӫrfolur nӫ vazhdimӫsi pӫr zhvatjen e buxhetit tӫ Shtetit, duke u pasuruar nӫ mӫnyrӫn e paligjshme. Kreu i kӫsaj partie me qdo kusht donӫ ta marrӫ pushtetin pa e pӫrmbushur asnjӫ kriterӫ politikӫ, shoqӫrorӫ, profesional tӫ cilӫn e kӫrkon koha. Andaj zgjedhjet e ardhshme me kӫtӫ opozitӫ tӫ konsumuar nuk garantojnӫ asgjӫ tӫ re pӫrpos vazhdimit tӫ kӫngӫs sӫ vjetӫr: lufta pӫr pushtet, pӫr bajraktarizӫm, pӫr pӫrfite materialo financiare pӫr tu pasuruar edhe mӫ shumӫ nӫ dӫmӫ tӫ popullit pa program zhvillimorӫ dhe pa reforma qӫ i kӫrkon koha.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".