
Lexoni edhe:
Mbi 100 ushtarë amerikanë të regjimentit 183, do të vendosen në Kosovë
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Pushteti aktual në Serbi vërtetë e ka humbur ndikimin në Kosovë, madje vet Vuqiçi sikur e ka theksuar nëpër media e praktikisht se i ka humbur krejt elementet interferuese në agjendat e veta destruktive në Kosovë. Kjo politikë e tij duke u sabotuar nga pushteti aktual në Kosove, e ka nxjerr atë e po e nxjerrë në vazhdimësi tepër të dobët si para opozitës së tij po ashtu edhe para serbëve dogmatik në Kosovë, duke i lënë në lloq me një fjalë.
Mbi 100 ushtarë amerikanë të regjimentit 183, do të vendosen në KosovëLexoni edhe:
Kjo gjuhë do e përcjellë akoma më shumë, duke ndikuar tej mase edhe ne humbjen e përkrahjes së tij në arenë ndërkombëtare, për ta paraqitur të zhveshur gjithnjë e më shumë destruktiv para qarqeve evropiane. -Humbje ndikimit në Kosovë tek serbët lokal nga ana e Presidentit serb Vuçiq po bënë që të zbehet dhe ta humbi kuptimin edhe tema e Asociacionit. Kjo po ndodhë falë rezistencës së madhe për ta mbrojtur Kushtetutën dhe rendin kushtetues nga ana e Qeverisë Kurti. Gjithsesi që dështimi i faktorit ndërkombëtar për ta imponuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas propozimit antikushtetues në të cilin insiston Serbia dhe disa individ me ndikim brenda ekipit ndërmjetësues të BE-së, është ajo goditja e fuqishme për humbjen e ndikimit që ka pasur deri më tani Serbia me mashtrime tek serbët e Kosovës. Pra, zbehja e temës së Asociacionit dhe humbja e peshës në dialog, nuk mundë të mohohet nga askush që është një meritë e madhe e rezistencës me të cilën ka qëndruar dhe po qëndron Qeveria Kurti.
Kjo humbje e madhe e projektit serb për defunksionalizimin e shtetit të Kosovës ka filluar të bëhet temë edhe në mediet serbe të cilat po i tregojnë opinionit të atjeshëm publik se ngadalë por sigurt, Serbi me Vuçiqin po e humbin kompetencat dhe ndikimin e tyre në Kosovë. Me të drejtë dhe me konstatim real e ka bërë këtë edhe gazetarja dhe redaktorja e revistës javore serbe “Novi Magazin” e cila tha së fundmi se Serbia “i ka humbur kompetencat” që i ka pasur në Kosovë dhe se asnjë qeveri në Beograd, përfshirë të tanishmen, nuk do ta ketë guximin të organizojë referendum me pyetjen “A jeni pro që Kosova të mos jetë pjesë integrale e Serbisë?” . Madje ajo ka paralajmëruar me të drejtë se shumë shpejta para Serbisë do të dalin kushte serioze në raport me Kosovën, në procesin e integrimeve evropiane. Ajo ka thënë se Serbia e ka të vështirë të hyjë në Bashkimin Evropian me këtë politikë të cilën po e mban ndaj Kosovës, sepse rruga për në BE është e mundshme vetëm për të dyja vendet shtete të pa varura dhe njohura në mes tyre. Madje ajo i ka thënë qartë opinionit serb se pavarësia e Kosovës nuk ka kthim prapa, por nga Serbia dhe regjimi i Vuçiqit po përdoret për mashtrim dhe ruajtje të ndikimit. Ndryshe Kosova e ka perspektivën e anëtarësimit në BE por edhe në OKB që mundë të vonohet por nuk mundë të ndalohet. “Kosova, pavarësisht nëse dëshiron ta pranojë apo jo Serbia, tashmë është në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke mbetur pak pas Serbisë, por në atë rrugë do ta arrijë lehtësisht hapin me Serbinë. Kosova, do apo nuk dëshiron Serbia, përfundimisht do të bëhet anëtare e plotë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar ajo duke shpjeguar se kushtet për këtë do të plotësohen në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare detyruese për zbatim nga të dyja palët. Publicistja dhe gazetarja serbe me të drejtë ka konstatuar se ,
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe gjithnjë e më shumë po e humbë rëndësinë e saj dhe në momentin që do të formohet, edhe nëse kjo ndodhë, nuk do ta ketë as peshën që duhet ta kishte sipas Marrëveshjes së Brukselit sepse Prishtina do ta ofron dhe realizon vetëm atë që është në bazë të Kushtetutës së vetë. “Fakti është se Prishtina nuk e përmbushi kushtin bazë për vazhdimin e dialogut, që është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Është gjithashtu e vërtetë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por edhe Kushtetuta e Kosovës nuk është në përputhje me Rezolutën 1244, kështu që këto janë gjëra që duhet të korrigjohen menjëherë”, ka deklaruar Jovanoviq për çka ka pasur plotësisht të drejtë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".