Anarki e plotë politike e diplomatike në dialogun Kosovë Serbi, Asociacioni e ka humbur kuptimin

Anarki e plotë politike e diplomatike në dialogun Kosovë Serbi, Asociacioni e ka humbur kuptimin
Anarki e plotë politike e diplomatike në dialogun Kosovë Serbi, Asociacioni e ka humbur kuptimin

Blerim Burjani

  • 27 August 2024 - 17:52

Shkruan: Blerim Burjani

Insistimi i bashkësisë ndërkombëtare për themelimin e asociacionit është dhe mbetet për ata kapital në politikën e tyre. Shtetet e QUINT-it e vlerësojnë si zgjidhje të të gjitha problemeve në veri dhe në Kosovë ku banojnë serbët si shumicë. Ata pavarësisht nga qëndrimet e Serbisë kanë vlerësuar kokë në vete, andaj e kanë ledhatuar Serbinë dhe nuk janë marr me Kurtin. Kjo ka quar në pa dëgjueshmëri të Kurtit dhe i cili pastaj ka vendosur për të punuar në mënyrë të një anshme edhe jo në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtare.

 

 

Në Kosovë nuk ka konsensus nacional për të themeluar diçka të tillë e ngjason në territor të ndarë në asociacion dhe tjetër të Republikës së Kosovës. Drafti evropian ishte kapuçi i kësaj teme, duke e larguar Kosovën nga vendimmarrja për asociacionin. Përmes arbitrazhit Kosova humbë sovranitetin në veri dhe nuk mundë të nxjerr asnjë vendim pa qëndrim të Arbitrazhit ,andaj kjo veç e pamundësoj plotësisht marrjen me veriun dhe me asociacion, e që Kurti e quajti vetëm non-paper, dhe asnjëherë nuk e dërgoj në Gjykatë Kushtetuese.

Pastaj Kurtin e mashtruan me anëtarësim në KE, dhe ai ia fali paraprakisht 24 hektar tokë manastirit, pastaj e kushtëzuan me themelim të asociacionit. Kjo ngjalli një nervozë te Kurti, besa edhe qytetarët e panë se ka politik kushtetuese dhe kjo stagnoj, dëmtoj shumë raportet e besimit. Tash secili punon vetëm . Kosova dhe Serbia punojnë vetëm dhe japin qëndrime e vendime. Edhe BE dhe SHBA-të nxjerrin vendime vetëm. Pra të gjithë u ndan, dhe nga kjo ndarje këtu më s’ka dobi askush apo askush nuk fiton.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".