Matja e forcës së muskujve politik më 9 shkurt 2025, të vegjlit me koalicione, të mëdhenjtë garojnë e sfidohen ndaras

Matja e forcës së muskujve politik më 9 shkurt 2025, të vegjlit me koalicione, të mëdhenjtë garojnë e sfidohen ndaras
Matja e forcës së muskujve politik më 9 shkurt 2025, të vegjlit me koalicione, të mëdhenjtë garojnë e sfidohen ndaras

Dardan Grapci

  • 28 August 2024 - 19:19

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Vetëvendosje me partnerët e tashëm listën Guxo, kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e njëjtë si një listë e përbashkët, kurse PDK dhe LDK dhe AAK nuk do të arrijnë të bashkohen në bllok të përbashkët opozitar për shkak të rrezikut të humbjes së elektoratit, dhe inateve të mëdha që kanë nga e kaluara e bashkëqeverisje e cila ka pasur tronditjen më të madhe politike, kur iniciativa për rrëzimin e qeverisë del nga vetë partneri qeverisës që ishte PDK. Në fakt, më datën 27 gusht 2024 vetëm dy parti të vogla politike kanë bërë koalicion zgjedhor Partia Demokratike e Unitetit (PDU) dhe Iniciativa e Ballit të Kombit.

 

Ku është zgjedhur zyrtarisht që Kreshnik Husaj - Kika të jetë kandidat për Kryeministër të Kosovës. Përndryshe, partitë e mëdha politike nuk besoj që do të bëjnë koalicion për shkak edhe të trysnisë së ndërkombëtarëve në lidhje me Veriun e Kosovës, sepse e dinë që asnjë parti nuk janë me të njëjtin mendim dhe vizion. I vetmi koalicion i mundshëm që mundë të pritet deri në orët e fundit të afatit të caktuar nga KQZ, është ai AAK- Nisma, por që është krejtësisht i pa rëndësishëm, derisa tre subjektet tjera politike shkojnë ndaras. Vetëvendosje me partnerët e tashëm listën Guxo, kanë vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e njëjtë si një listë e përbashkët, kurse PDK dhe LDK dhe AAK nuk do të arrijnë të bashkohen në bllok të përbashkët opozitar për shkak të rrezikut të humbjes së elektoratit, dhe inateve të mëdha që kanë nga e kaluara e bashkëqeverisje e cila ka pasur tronditjen më të madhe politike, kur iniciativa për rrëzimin e qeverisë del nga vetë partneri qeverisës që ishte PDK. Pra, barometri i saktë i nivelit të mbështetjes elektorale për parti politike, forca dhe besueshmëria e tyre, do të dihet në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen e vitin e ardhshëm në muajin shkurt.

Cila do parti që do i fiton ato zgjedhje nuk besoj që do të mundë ta rregullojnë situatën në Kosovë, sidomos kur është në pyetje situata me shumë tema të hapura me Serbinë, ndërmjetësimi me presion nga BE dhe SHBA. Por një gjë është e sigurt që nëse ndonjë parti opozitare i fiton zgjedhjet, qoftë edhe në zgjedhjet për pozitën e Presidentit apo e merr atë të Kryeministrit, ata do të ja falin veriun e Mitrovicës, Serbisë sepse natyra e tyre është natyrë tradicionale e pranimit të kompromiseve të dëmshme për shteti, vetëm që ta kenë në dorë pushtetin dhe të përmbushin qëllimet e tyre për përfitime kriminale materiale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".