Lexoni edhe:
Matja e forcës së muskujve politik më 9 shkurt 2025, të vegjlit me koalicione, të mëdhenjtë garojnë e sfidohen ndaras
Shkruan- ANALISTI- Drizan Shala
Pyetja a do të kemi vazhdimësi të Urdhrit Ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë nga vizita e kreut të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor për një vit të ri kalendarik - mbetet për t'u parë‼ Në aspektin gjeopolitik, shpërfillja e këtij urdhri ekzekutiv të Presidentit Amerikan mund të vihet në pikëpyetje avancimi i listës së zezë të atyre që e shpërfillin. Në aspektin gjeostrategjik, shpërfillja e këtij urdhri ekzekutiv të Presidentit Amerikan do të mund të vërë në dyshim bllokimin e ndihmave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
- A duhet të analizojmë Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Amerikan në nivel gjeopolitik dhe gjeostrategjik pas vizitës se Shefit të CIA-se në rajonin e Ballkanit. Gjendja faktike aktuale: Urdhri Ekzekutiv i cili u mor më 26 qershor 2021 nga Shtëpia e Bardhë për Ballkanin Perëndimor. Vazhdimi i Urdhrit Ekzekutiv i cili është marrë më 26 qershor 2021 përtej 26 qershor 2022 për Ballkanin Perëndimor. Vazhdimi i Urdhrit Ekzekutiv i cili është marrë më 26 qershor 2021 me ndryshime përtej datës 23 shtator 2023. Urdhri parashikonte ngrirjen e pasurive në formën e pronave dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Pra : Kërcënim për paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone apo shteti . Përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose drejtpërdrejt ose tërthorazi i përfshirë në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Të qenit përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose duke u përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor'. Të qenit përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose drejtpërdrejt ose tërthorazi i përfshirë në, korrupsionin që lidhet me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet', pasurive të tyre u ngrihen dhe u ndalohet hyrja në SHBA. Pyetja a do të kemi vazhdimësi të Urdhrit Ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë nga vizita e kreut të CIA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor për një vit të ri kalendarik - mbetet për t'u parë ‼
Në aspektin gjeopolitik, shpërfillja e këtij urdhri ekzekutiv të Presidentit Amerikan mund të vihet në pikëpyetje avancimi i listës së zezë të atyre që e shpërfillin. Në aspektin gjeostrategjik, shpërfillja e këtij urdhri ekzekutiv të Presidentit Amerikan do të mund të vërë në dyshim bllokimin e ndihmave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Pra, liderët e Ballkanit Perëndimor, ndoshta në fillim ndaj këtij urdhri ekzekutiv, nuk menduan se do të prekte të gjitha shtetet të Ballkanit, por e panë si një veprim politik por pa efekt të drejtpërdrejtë. Ndërsa nga kjo vizitë të shefit të CIA është kuptuar se efekti i saj ose do të prodhojë partneritet apo izolim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".