Lexoni edhe:
Shefit të CIA-s në Ballkan dhe ethet e Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Amerikan
Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti
Është meritë Albin Kurtit, është rezistenca dhe kundërshtia e tij e cila e ka zbehur shumë këtë marrëveshje, e cila nuk po ka më as rëndësi dhe as peshë, gjë të cilën e kanë konstatuar edhe opinioni në Serbi, të cilët e pranojnë se Serbia e ka humbur Kosovën , dhe madje i ka humbur sipas tyre edhe ato ”kompetenca” që i kishte në Kosovë , kompetenca që i kishte marrë prej fajeve dhe dobësive edhe të politikanëve të Kosovës.
-Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumicë nga serbët në Kosovë, kjo marrëveshje po te zbatohej ne fakt përbënte një kërcënim serioz për Kosovën , dhe si arritje afatshkurtër për Serbinë do ishte si një rikthim i saj në Kosovë, dhe Serbia në të ardhmen do të kërkonte që kjo bashkësi t’i bashkohej Serbisë, dhe ndoshta për këtë qëllim kush do i pengonte serbët e kësaj bashkësie që të organizonin një referendum për bashkimin e tyre me Serbinë. Politika kosovare ra në këtë kurth, pasi ajo as që do të duhej që ta ë pranonte që të hynte në bisedime për një gjë të tillë. Serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë edhe se në shtetet më demokratike të perëndimit, dhe as që duhej të pranohej një marrëveshje e tillë e cila përbën kërcënim për sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe që është tërësisht në funksion të ndarjes së Kosovës.
Shefit të CIA-s në Ballkan dhe ethet e Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit AmerikanLexoni edhe:
Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por Kosova kurrë nuk duhet të pranojë që për çdo marrëveshje ndërkombëtare nuk duhet pa qenë pjesëmarrës në to SHBA-të, pra duhet që pashmangshmërisht të jenë aty SHBA-të.
Dhe koha e vërtetoi se të gjithë ndërmjetësuesit evropianë, në qëndrimet e tyre kanë mbajtura anën e Serbisë. Është dëgjuar se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për këtë çështje, madje kjo është thënë edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Nëse do mbahej një konferencë ndërkombëtare për këtë gjë, ajo që do humbiste ishte Kosova, sepse kjo gjë do e ndërkombëtarizonte sikur në Kosovë ka një problem që kërkon zgjidhje, një problem serb. Pikërisht këtë gjë synon Serbia, kthimin e saj në Kosovë dhe që të marrë nga Kosova pikërisht ato se çfarë synon Serbia, Veriun e Kosovës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan “tokë të askujt”.
Është meritë Albin Kurtit, është rezistenca dhe kundërshtia e tij e cila e ka zbehur shumë këtë marrëveshje, e cila nuk po ka më as rëndësi dhe as peshë, gjë të cilën e kanë konstatuar edhe opinioni në Serbi, të cilët e pranojnë se Serbia e ka humbur Kosovën , dhe madje i ka humbur sipas tyre edhe ato ”kompetenca” që i kishte në Kosovë , kompetenca që i kishte marrë prej fajeve dhe dobësive edhe të politikanëve të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".