Lexoni edhe:
Kriminelët serb të luftës që mbajnë pushtet në Serbi dhe Bosnje të izolohen me një site të zezë nga të gjitha shtetet e Ballkanit, të përmbysen nga mallkimi i tokës së përgjakur me krime
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Vizita mendoj se kishte edhe dërgim të porosive për të gjithë aktorët e përfshirë se SHBA-të ka prani të fuqishme në Ballkan, sidomos në Kosovë. Aty ku ka SHBA nuk ka vend për Rusinë. Pres që Serbia të detyrohet të shkëputet nga realizimi i projekteve ruse në Ballkan. E një nga projektet ruse në Ballkan është qasja në ujërat detare. Kosova është projekt tjetër por që është i lidhur me këtë projekt.
-Vizita si kjo e Shefit te CIA-se ne Ballkan është diçka jo shume e zakonshme. Është shumë domethënëse qëndrim pothuaj dy ditor ne Kosove. Shefi i CIA-së është në fakt Ministër për Inteligjencë. Edhe kështu, Z. Burns vjen nga establishmenti politik i SHBA-ve. Angazhimi i drejtpërdrejt i një zyrtari i nivelit çfarë është S. Burns ka të bëj me problematika më të gjëra se sa lokale në vendet ku vizitohen. Në këtë rast kjo vizitë ka të bëjë me kundërvënien e SHBA-ve ndaj projekteve ruse në Ballkan. Vizita mendoj se kishte edhe dërgim të porosive për të gjithë aktorët e përfshirë se SHBA-të ka prani të fuqishme në Ballkan, sidomos në Kosovë. Aty ku ka SHBA nuk ka vend për Rusinë.
Pres që Serbia të detyrohet të shkëputet nga realizimi i projekteve ruse në Ballkan. E një nga projektet ruse në Ballkan është qasja në ujërat detare. Kosova është projekt tjetër por që është i lidhur me këtë projekt. Edhe projekti rus rreth Kosovës pres që të ndërpritet dhe Serbia të detyrohet të angazhohet në projektet perëndimore ndaj Kosovës. Se si dhe kur do të realizohen këto në terren, janë çështje operacionale që sigurisht mbahen fshehtë. Zhvillimet e të ardhmes, bile pres të ardhmes jo të largët, do të shpalosin se çfarë ishin përmbajtjet e bisedave të Z. Burns.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".