
Ata që e plaçkitën popullin për 20 vjet rresht nuk duhet të lejohen të rikthehen në pushtet


Reshat Badallaj-Zhuriani
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Kanë qenë vite të tëra në pushtet dhe përpos hajnisë që u bënë super milionerë ata siguruan pasuri për jo më pak se 30 breza dhe mendoni se populli nuk i ka vërejtur këto matrapazllëqe. Gabim e kanë po aq të pafytyrë janë që akoma mendojnë të kthehen në pushtet. Se vërtetë janë aq budallenj dhe tregojnë se sa të pafytyrë janë akoma mendojnë të kapin pushtetin me dajak në krah.
Shkrimin po e filloj që jam i detyruar, se kur mendoj real dhe dikush mjerisht më shkruan se i përkas ndonjë bande politike, që dikush po e quan parti, nejse është puna e tyre. Pra, nuk kam qenë dhe nuk jam kurrë në jetën time në ndonjë bande mashtruese. Por edhe një gjë po e them më shumë rendësi që çdo lexues ta mbaj mirë mend këtë shkrim dhe këtë mendim timin dhe sidomos disa intelektual dhe disa pjesëtar çlirimtar, kur mashtrohen pas këtyre bandave politike dhe atyre prijave që lehin pa pushuar që nga mëngjesi e deri në darkë, me llojlloj rrenash,premtimesh boshe dhe këta pa fije turpi shkojnë pas tyre dhe bile edhe pa fije turpi edhe duartrokasin dhe unë ka kohë që kam filluar për t´ra fshesë dhe për të lëçitur, se kam frike se po na zë ndonjë taksirat. Kur thash se mbajeni mend këtë shkrim dua të them se bandat që kanë shkuar në theqafje nuk kanë se çka kërkojnë në zgjedhjet e ardhshme sepse përpos që u ka dalë boja nuk i beson më askush dhe atë përpos familjarëve të tyre. Kanë qenë vite të tëra në pushtet dhe përpos hajnisë që u bënë super milionerë ata siguruan pasuri për jo më pak se 30 breza dhe mendoni se populli nuk i ka vërejtur këto matrapazllëqe. Gabim e kanë po aq të pafytyrë janë që akoma mendojnë të kthehen në pushtet. Se vërtetë janë aq budallenj dhe tregojnë se sa të pafytyrë janë akoma mendojnë të kapin pushtetin me dajak në krah. A e dini se këta nuk janë asgjë tjetër pos xhenaze të gjalla dhe asgjë më shumë. Dhe çdo gjë e arritur tani në Kosovë iu është bëre therë në sy që asgjë dhe asnjë ndryshim nuk kanë nga propaganda e Serbisë fashiste. Ose kush e di le ta thotë lirisht, ku është ndryshimi.
Nuk ka dhe pikë ! Te këto banda deri më tani vetëm një gjë më pëlqen dhe atë dorën në zemër që asnjë bandë politikë nuk do të martohet me atë bandën serbo-ruse, ose ndryshe me atë linjën Beograd-Kremlin, ata që nuk e kuptojnë se kush është kjo unë nuk përtoj t´iu them herën tjetër. Pra, këto banda që ishin në theqafje nuk kanë se çka kërkojnë edhe pse përdorin metoda të vjedhjes,hajnisë, plaçkitjes, mashtrimeve, kërcënimeve sepse i paguajnë qentë për të lehur si ata që lehin pas hënës. Një gjë jam shumë i sigurt se është vetëdijesuar populli dhe nuk i ha me këta pyka të kësaj race të poshtër dhe këtyre soj rrospijave. Ku i harron populli që këta kryebanditë janë bërë super milioner dhe 50 ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje e këta shkonin pas atyre kurvave që rrinin te semafori për hamshor populli nuk i harron këto, vetëm shikoni deklaratat e tyre se sa luftojnë për të ardhur te pushteti.
Kurren e kurrës mos ardhshin dhe mos e gëzofshin ata miliona që i kanë në bankat e huaja. Popull duhet bërë çmos që mos të vijnë në pushtet këto banda hajnash e kurvarësh, është detyre mbi detyrat, është detyre patriotike, le të fitoj më i mirë ata që vërtetë e voton populli dhe jo ata që vjedhin,mashtrojnë dhe premtojnë rrejshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".