Serbia është shtet me politike ekspansioniste që po eksporton destabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit

Serbia është shtet me politike ekspansioniste që po eksporton destabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit
Serbia është shtet me politike ekspansioniste që po eksporton destabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit

Skender Mulliqi

  • 31 August 2024 - 08:41

 

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nuk ishin të rastësishme, sigurisht as emërimet për emisarë special të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të Lajçakut dhe Borrellit, që të dytë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këta gjatë gjithë procesit ia mbajtën anën Serbisë të pa reformuar të Vuçiqit, Borrell dhe Lajçak, dhe më vonë edhe Eskobar ne dialog, i bënë trysni të madhe Kosovës që ta implementon Asociacionin, të pa pranueshëm për Kosovën, pa i bërë asnjë presion Serbisë, e cila haptazi, ka dalë më qëndrime ekspansioniste ndaj veriut të vendit, për të aneksuar dhunshëm këtë pjesë më vitale dhe më pasuri të mëdha nëntokësore.

-Qëndrimi i deritashëm pro serb i BE-së, dhe mundësit që Ballkani të shpëtohet nga shkatërrimi ruso –serb, është një temë e cila do analizë të thellë të zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe më gjerë. Është krijuar përshtypja këto viteve të fundit, se BE-ja po paraqitet në rolin e mbrojtjes të interesave të Serbisë në Ballkan. Po mbrohen interesat e një shteti i cili nuk është liruar nga logjika e elaborateve të vjetra dhe të reja ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon. Struktura politike e BE-së nuk është që nuk e dinë se në krye të shtetit serb gjendet kompletë nomenklatura e kaluar e kriminelëve të luftës. Nuk ishin të rastësishme, sigurisht as emërimet për emisarë special të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të Lajçakut dhe Borrellit, që të dytë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Këta gjatë gjithë procesit ia mbajtën anën Serbisë të pa reformuar të Vuçiqit, Borrell dhe Lajçak, dhe më vonë edhe Eskobar ne dialog, i bënë trysni të madhe Kosovës që ta implementon Asociacionin, të pa pranueshëm për Kosovën, pa i bërë asnjë presion Serbisë, e cila haptazi, ka dalë më qëndrime ekspansioniste ndaj veriut të vendit, për të aneksuar dhunshëm këtë pjesë më vitale dhe më pasuri të mëdha nëntokësore. Sigurisht në këtë plan gjenden edhe interesat e Fuqive të Mëdha. Nuk ka asnjë logjikë të komentohet ndryshe presioni dhe masat ndëshkuese ekonomike që ju vunë shumë pa të drejtë Kosovës, dhe të cilat masa nuk u hoqën kur u mendua së këto masa do ti vihen Serbisë, sidomos pas aktit të terrorizmit shtetëror serbomadh në Banjskë. Thuhet së u formua një komision nga BE-ja , por që nuk ka asnjë rezultat deri më tash, dhe as deklarim së po vazhdohen hetimet .Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi , pa reshtur po deklaron së nuk do të njehë pavarësinë e Kosovës. Dhe tjetra, Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe as aneks marrëveshjen e Ohrit të planit franko gjerman. Serbia mbajti Kuvendin Gjithë serb në Beograd si platformë politike për pushtim territoresh të Malit të Zi, BH dhe të Kosovës, dhe shumë pak pamë reagime nga BE-ja lidhur për planet më të reja serbe për ndryshim më dhunë të kufijve në Ballkan. Frika nga Putini dhe Vuçiqi, apo gërshetimi edhe i interesave të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike , kanë bërë këtë ndryshim kursi të BE-së, e cila në një formë apo tjetër ka tradhtuar të gjithë aleatët e sinqertë në rajon. Popujt e rajonit pos serbëve janë pajtuar më idealet më të larta perëndimore, dhe nuk është pritur një qëndrim i tillë I deritashëm. Kjo po ndikon që shtetet properëndimore edhe të humbin besimin e premtimit për të ardhmen evropiane. Mal i Zi që është në NATO, Republika Srpska, që po kërkon prishjen e Marrëveshjes të Dejtonit, dhe veriu i Kosovës më gjendje tensionuese janë bërë tabelë qitjeje për Serbinë , dhe heshtja e juaj e madhe është miratim i qartë. Serbia është shtet që po eksporton destabilitet në të gjithë rajonin, duke tërhequr konturat e një mini perandorie ballkanike dhe duke u armatosur gjithnjë e më shumë. Edhe vizita e Makronit lidhet më temën e armatimit edhe pse nuk është qartësuar agjenda e vizitës së tij në Beograd. Presidenti Emanuel Makron është ai që pas vizitës që Vuçiqi i bëri Francës , stopoj inkuadrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke u paraqitur si aleatë i Serbisë. Ju po kërkoni që Kosova të mos respektojë ligjet dhe kushtetutën e saj, në mënyrë që diktatori i Beogradit të minojë qetësisht sovranitetin e saj . Dhe i keni të gjithë mundësitë që Ballkani të evropianizohet, duke i shpëtuar shkatërrimit ruso-serb. Zgjedhja është e juaja, po kështu edhe pasojat. Serbia është bërë një ishull i rendeve politike jo demokratike dhe modeleve jo civilizuese. Demokracia është shembull i një dinamike shoqërore të pafundme. Serbia ka zgjedhur rrugët tjera më një prelud grotesk-agresion dhe brutalitet ndaj kombeve të tjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".