ALEANCA SERBO – FRANQEZE U DESHMUA NE BEOGRAD!...

ALEANCA SERBO – FRANQEZE U DESHMUA NE BEOGRAD!...
ALEANCA SERBO – FRANQEZE U DESHMUA NE BEOGRAD!...

Ismail Muçiqi

  • 01 September 2024 - 16:01

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.  

  

Se me te vӫrtetӫ Bota ӫshtӫ nӫ krizӫ politike, morale dhe njerӫzore dhe se politika ӫshtӫ interes u dӫshmua kӫto ditӫ nӫ Beograd kur Emanuel Makron vizitoj Serbinӫ duke u përqafuar me Aleksandӫr Vuqiqin. Erdhӫn nӫ Beograd dy liderӫt kryesorӫ tӫ Bashkimit Evropian, kohӫ mӫ parӫ Kancelari Gjerman Shcholz e tani Kryetari i Francӫs Emanuel Makron.

Po kӫta dy liderӫ tӫ cilӫt flasin nӫ emӫr tӫ Bashkimit Evropian sa here qӫ bӫhet fjalӫ pӫr Shtetin gjenocid Serbӫ kӫta i ndërrojnë qӫndrimet duke i hipnotizuar Kryetari i Serbisӫ Aleksandӫr Vuqiq. Kӫta liderӫ i harruan dhe i shkelӫn parimet e Bashkimit Evropian, parimet e Asamblesӫ sӫ Pӫrgjithshme tӫ Kombeve tӫ Bashkuara ku Serbia kohӫ mӫ parӫ u shpallӫ Shtet gjenocideal. Politika Serbe gjithmonӫ e gatshme pӫr ti fshehur krimet dhe dӫmet qӫ gjatӫ periudhave historike u ka sjellӫ popujve tӫ Ballkanit pӫrkatӫsisht fakturӫn kryesore e kanӫ paguar Shqiptarӫt. Si mund ti besojmӫ kӫsaj politike lavire tӫ Evropӫs e cila mbanӫ pӫrgjegjӫsi pӫr mos ndӫshkimin e politikӫs sӫ tanishme Serbe e cila po e rrezikon paqӫn dhe sigurinӫ nӫ Ballkan. Se me tӫ vӫrtetӫ Aleanca Serbo – Franqeze nuk ka vdekur asnjӫherӫ e pamӫ kӫto ditӫ me rastin e vizites tӫ Emanuel Makron nӫ Beograd. Ishte ky Kryetari i Francӫs me politikӫn e tij perfide i cili vite me radhӫ e pengoj liberalizimin e vizave pӫr qytetarӫt e Kosovӫs. Po ky ishte ai Makroni i cili ndikoj drejtӫpӫrdrejtӫ nӫ dӫshtimin e pranimit tӫ Kosovӫs nӫ Kӫshillin e Evropӫs.

Ky shkoj edhe mӫ lartӫ duke nӫnshkruar me Vuqiqin njӫ vargӫ marrӫveshjesh ndӫrkombӫtare ndӫrmjet dy shteteve nӫ aspektet e ndryshme ekonomike dhe ushtarake e kjo mӫ sӫ miri u vӫrtetua me rastin e nӫnshkrimit tӫ marrӫveshjes pӫr shitjen e Serbisӫ 12 aeroplanӫ raifall tӫ cilӫt paraqesin rrezikӫ pӫr shtetet e rajonit. Tӫ njӫjtӫn rrugӫ e ndoqi edhe Kancelari Gjerman Shcholz i cili para dy muajsh vizitoj Beogradin me q rast nӫnshkroj kontratӫ tregtare nӫ vlerӫ prej 6 miliardӫ eurosh me Serbinӫ. Shtrohet pyetja?. Ku janӫ parimet e politikӫs Botӫrore pӫrkatӫsisht tӫ politikӫs tӫ Evropӫs shterp. Kӫta dy liderӫ qӫ flasin nӫ emӫr tӫ Evropӫs nuk u morrӫn fare me veprimet e kriminelӫve Serbӫ tӫ pӫrkrahur nga Vuqiqi tӫ cilӫt vitin e kaluar deshtӫn ta pushtojnӫ Veriun e Kosovӫs. Kӫta nuk e kushtӫzuan Vuqiqin pӫr dorӫzimin e Radoiqiqit dhe sjelljen e tij para drejtӫsisӫ, kӫta u pӫrqafuan me njeriun i cili duhej pӫrgjigjej pӫr tӫ gjitha luftrat nӫ ish Jugosllavi, e sidomos pӫr krimet e Serbisӫ gjatӫ luftӫs sӫ fundit nӫ Kosovӫ. Andaj mӫ thotӫ mendja se Bota ӫshtӫ nӫ krizӫ dhe se rendi Botӫrorӫ mӫ nuk ӫshtӫ funksional. Sot Kӫshilli i Sigurimit tӫ Kombeve tӫ Bashkuara ekziston vetӫm nӫ letӫr. Nӫ kӫtӫ Institucion Ndӫrkombӫtarӫ rezolutat qe votohen janӫ tӫ pavlefshme dhe tӫ pa realizueshme. Kjo po shihet se Bota ӫshtӫ ndarӫ nӫ sferat e interesit pӫr shkak tӫ politikӫs qorre tӫ liderӫve pa integritet tӫ cilӫt po notojnӫ nӫ ujrat e turbullta tӫ popujve tӫ vegjӫl dhe tӫ shtypur. Sot Bota po udhӫhiqet nga mafia ekonomike me petkun e politikanӫve tӫ fuqive tӫ mӫdha Botӫrore. Nuk ekziston mӫ vlerӫ dhe autoritet nӫ skenӫn politike tӫ Botӫs qӫ mund tӫ ndikoj nӫ parandalimin e krizave, luftrave dhe rreziqeve mӫ tӫ ndryshme tӫ cilat po trokasin nӫ Planetӫn tonӫ. Nӫ fund klasa politike dhe institucionet e Kosovӫs tӫ cilat nӫ zgjedhjet e ardhshme do ta marrin mandatin nga vota e qytetarӫve pa invencion dhe pa ide duhet tӫ mendojnӫ pӫr fatin e tyre dhe tӫ familjeve se qfarӫ do tӫ sjellӫ e nesӫrmja.

Ndoshta nuk do tӫ ishte gabim qӫ diplomacinӫ e jashtme tua besojmӫ me ne fund Shteteve tӫ Bashkuara tӫ Amerikӫs si shanci i fundit qӫ Kosova tӫ lirohet nga prangat e politikӫs fashiste Serbe dhe nga politika hipokrite e Bashkimit Evropian. Kjo mund tӫ arrihet vetӫm nӫse ne Shqiptarӫt vetӫdisohemi dhe lirohemi nga tӫ gjithӫ ata liderӫ dhe politikaj tӫ cilӫt e joshӫn Serbinӫ nӫ Kosovӫ. Po kӫta tӫ njӫjtin Shtetin e Kosovӫs e kanӫ konsideruar si pronӫ private duke e zhvatur nga tӫ gjitha anӫt.    

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".