Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-ut

Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-ut
Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-ut

Dardan Grapci

  • 02 September 2024 - 12:05

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Sipas mendimit tim dy palët janë fajtore. MASHT-i është dashur që në fillim të muajit Gusht të përgaditet për fillimin e mësimit shkollor në shtator, kurse Rrahman Jasharaj t'i ndaloj kërcenimet dhe polemikat 20 vjeqare që është duke bërë drejtë ish-qeverive dhe qeverisë aktuale.

 

- Problemi kryesor është se nxënësit janë në dilemë se librat të cilit autor duhet ti blejnë, MASHT-i duhet me rregullu me ligj, një libër i një lënde të jetë i një autori, si dhe tu jepet e drejta nxënësve që ato libra ti bartin tek nxënesit fillestar.

Duhet të merret si model koha e ish-Jugosllavisë, kur nxënesit ia dhuronin librat e tyre, nxënësve të cilet nuk kanë pasur mundësi me i ble, ose që i kanë pasur të afërm.

Kurse tash çdo vit po ndodhë që thuajse për të njejtat libra duhen me hargju pare si fëmijet ashtu edhe prindërit.

Kështu që ky maltretim të rregullohet sa më shpejtë që është e mundur me ligj, mos të bëhen vonesa dhe maltretime tek nxënësit për gabimet e MASHT-it dhe SBASHK-ut.

Grevat që po i përmend Rrahman Jasharaj, nuk duhet me ndodhë, sepse nxënësit po bëhen viktimë e këtyre grevave, ku do të detyrohen me shku edhe të shtunave në mësim.

Gjithashtu mendoj që Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-ut dhe ta merr mandatin dikush që din si të veprohet në këto situata, e jo të mendojnë vetëm protesta apo greva.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".