Lexoni edhe:
Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-ut
Shkruan: ANALISTI- Hysni Aliu
Sipas fjalëve të presidentes Vjosa Osmani, takimi me z.Lajçak nuk u realizua për shkak të Agjendës së ngjeshur të presidentes tonë. Kjo në gjuhën diplomatike do të thotë që presidentja nuk e ka konsideruar si prioritare takimin me Lajçak për arsye se ai nuk bën pjesë as te grupi i miqve të Kosovës dhe as si ndërmjetësues nuk e ka kryer detyrën me nder dhe etikë e përgjegjësi ashtu siq i takonte ta bënte. Njashtu edhe z.Borrel ka vepruar në të njejtën mënyrë.
Rrahman Jasharaj duhet të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të SBASHK-utLexoni edhe:
-Mua personalisht, nuk më kanë befasuar sjelljet e tyre, sepse ata janë mësuar me qeveritë e kaluara të Kosovës që ishin servile, e të shantazhuara deri në rrënjë për shkak të kaluarës së tyre kriminale.
Psikologjikisht, qeveria Kurti dhe presidentja Osmani kanë qenë një traumë për jorealistët e BE-së.
E mbaj mend në fillim të takimeve të Kurtit dhe zonjës Osmani me Borrelin, si patë thënë që këta janë të rinjë dhe do të përshtaten me kalimin e kohës, e atëherë une pata shkruar që në realitet ju do të detyroheni të përshtateni sepse tani nuk keni përpara njerëz që shantazhohen me gjykatën e Hagës.
Unë personalisht problemin e shoh si një gjë më të komplikuar i cili del jashtë suazave të Borrelit dhe Lajçakut. Në realitet problemi është mosunitetl brenda BE-së dhe fuqisë e parasë që po e udheheq botën dhe interesat e vendeve kryesore të botës dhe BE-së.
Edhe pse në dukje të parë vërehet një unitet, në realitet BE është një shtëpi plot konfrontim interesash ku flitet për gjithqka e nuk bëhet asgjë.
Franca është e përbetuar të mbroj interesat e Serbisë, Gjermania për hir të unitetit në BE po lëshon pe nga frika e shpërberjes së tërësishme të BE-së, e vendet tjera vetëm janë spektatore.
Kemi SHBA-të që janë politikisht të mbingarkuara me menagjimin e krizave në botë dhe nga ana tjetër kemi rryma të forta radikale brenda SHBA-ve që lidhen me Trumpin, dhe që sa i përket Kosovës po bëjn presion publik të cilin e shoh si shumë të dëmshëm.
Amerika e vërtetë është ajo e shefit të CIA s.
Britania e Madhe ka një rol më pasiv pas ndërrimit të qeverisë atje, megjithëse besoj në korrektësinë e tyre si mbretëri dhe mike e Kosovës. Besoj edhe në SHBA te Viliam Burnsit.
Një problem që askush nuk po e përmend është edhe loja e dyfishtë e Francës sa i përket luftës në Ukrainë. Franca, ashtu si në rastin Kosovë - Serbi, vetëm simbolikisht është aleat i perendimit dhe në prapaskenë punon për të ruajtur Serbinë por edhe Rusinë.
Nëse ju kujtohet para rreth një viti, Franca e Makronit, pati propozuar ndërhyrjen ushtarake të NATOS në Ukrainë, me qëllim që të ndez një konflikt të madh ku kryesore në atë ballafaqim do ishte konflikti Rusi- SHBA dhe Britani e Madhe, kjo luftë që do te ishte e shkurtër do ndalej shpejt nën kërcënimin e armëve bërthamore, si rrjedhojë Rusia do e coptonte Ukrainën me një marrëveshje në tavolinë dhe kështu lufta do përfundonte e Rusia do mbetej edhe më e fortë gjë që do ta mbante të fortë edhe aleatin e saj Francën dhe Serbinë.
Nuk po dua të them që Franca nuk është aleat i Kosovës, por është shumë e qartë që Makron ka lidhje personale e shpirtërore me sllavët dhe ka një paranojë ndaj muslimanëve. Franca ishte vendi që bllokoj Turqinë të antarësohej në BE vetëm se ishte vend musliman e kjo ndërlidhet te traumat e tyre psikologjike gjatë historisë që ndërlidhen me vendet muslimane.
Tani, shitja e aeroplanëve 'Rafael' Serbisë, tregon që Franca me çdo kusht po tenton ta hap një front lufte në Ballkan ku sërish do involvohej SHBA dhe Rusia dhe do kishim një kërcënim për luftën e tretë botërore.
SHBA po dëshiron që ta lodhë Rusinë dalë ngadalë e poashtu të fillon dobësimin e Kinës, gjë që do e dobësonte edhe BE-në sepse lufta po ndodh në oborrin e vet. Pra një luftë e gjatë ndoshta me një dekadë ose më shumë do e dërrmonte dhe shkaterronte BE- në, Rusinë dhe Kinën gradualisht, ndërsa përfundimi i luftës fatkeqësisht më duhet të them kështu sepse është realitet, do e ndihmonte BE, Rusinë dhe Kinën e në këtë kaudër edhe Francën si një gjysëm aleat i Putinit.
Vizita e Makronit në Beograd për herë të dytë, dhe marrveshjet ekonomike e ushtarake që bën dhe mënyra se si ju drejtua Kosovës , fatmirësisht shpalosën fytyrën e vërtetë të Makronit, pra Franca haptas mori anën e Serbisë pa u kordinuar me pretendimin ashtu siq bëei në konfliktin Armeni - Azerbejgjan. Atje humbi, edhe në Kosovë do humb sepse Kosova është projekt amerikan - britaniko - gjerman dhe turk se këndejmi dështimi i Makronit është i sigurt. Tani mbyllja e institucioneve të Serbisë në veri të nesërmen e deklaratave të Makronit në Beograd, ishte përgjegjje e SHBA-së Britanisë dhe Gjermanisë me Turqinë në ato deklarata. Nuk ka rëndesi ajo çka deklarojnë ambasadorët në publik por ajo çka bëjn prapa skene. Më besoni qe e kam ditur nga instikti im që pas asaj që bëri Makron në Kosovë të nesërmen do ndodh diqka si përgjegje.
Edhe marrëveshja për litiumin serb është vetëm një ogurzi për Serbinë sepse kjo e qon në konfrontim me SHBA-të. Në këndveshtrimin tim Kosova i ka punët më mirë se kurrë më parë. Albin Kurti është duke u kordiniaar me të gjithë ata që ja vlen të kordinohet, pra miqët perendimorë. Serbia po bjen dalngadalë në gropën që po ja hap vetës.
KFOR-i duhet të ketë kujdes që pjesa franceze e KFOR-it mos të përgadit ndonjë kurth për Kosovën që do i shërbente Serbisë. Ballkanit po i vjen rreziku nga Franca e cila e ka zëvendësuar Rusinë pasi që ata nuk po munden të merren me Ballkanin. Kërcenimi i Francës se do i hjek trupat nga Kosova nëse hapet Ura e Ibrit dhe kercenimit të mëhershëm se do del nga KE nëse pranohet Kosova atje, e vërteton katerciprisht se Franca nuk është aleat i shëndoshë i perëndimit, kur i shtohen këtu edhe marrëveshjet e fundit në Beograd, dilemat nuk egzistojnë më.
Unë besoj që Turqia së bashku me Britaninë dhe Gjermaninë duhet t'i sjellin Kosovës tanke dhe helikopterë luftarakë si përgjigjje në veprimet e Makronit me 'Rafaelat' e vet. Zoti e ruajt Kryeministrin Albin Kurti. Zoti e ruajt presidenten Vjosa Osmani. Zoti i ruajt SHBA-të siq thoshte ish presidenti historik Dr.brahim Rugova. Zoti i ruajt edhe Gjermaninë e Britaninë e Madhe, Italinë, Finlandën, Suedinë, Turqinë dhe të gjithë miqët tanë perendimorë pa ndihmën e të cilëve nuk do ishim këta që jemi. Zoti e ruajt edhe Shqiperinë, megjithëse ka nje Kryeministër matrapaz.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".