Lexoni edhe:
Shea: Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar në parim që strukturat në veri duhet të shpërbëhen
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Vendimi për pagën minimale 350 euro, nuk është në propocion me çmimet e artikujve dhe me realitetin ekonomik, atë social dhe shëndetësor, pra kjo pagë nuk ofron mundësi ekzistenciale për mëse një anëtar të një familje, pra gjasat për të mbijetuar ekonmikisht 3-5 anëtar të një familje është e pamundshme, paga minimale duhet të përcaktohet me mbijetesën ekonomike të një familje të sotme, pra për mbijetesën ekonomike të një familje 3-5, nëse ka vetëm një të punësuar mund të mbijetoj me të hyra mujore 600 euro.
-Perderisa, ky vendim është vonuar moti në vitin 2022, apo më herët, pra paga minimale duhet të përcaktohet duke marr për bazë mbijetesën ekonomike të një familje 2-4 anetarë, ku hyjnë tatimet, rritja e tatimit në paga nga Qeveria 182 euro+ 10% për pagën vjetore 5400 euro e pamundëson mbijetesën ekonomike dhe nevojave të tjera për qytetarët. Çështja më tragjike është çështja e pensionistëve me 100 euro, urgjentisht Qeveria duhet të vendos për rritjen e penisoneve, shuma pernsionale duhet të jetë 400 euro për muaj ose 480 për vit, duke i shtuar kryerjen e shërbimeve falas mjekësore për këtë kategori.
Pra situata ekonmike është katastrofale, po sikur edhe ikja e qytetarëve nga shteti, sa i përket punësimit sot Kosova ka nevojë për punëtor në gastronomi, dyqane, butika, ndërtimtari dhe bujqësi, sektorët tjerë për punësim nuk ka.
Pagat në ndermarrje publike duhet të reduktohen në raport me zhvillimet e tregut dhe fitimit, ndermarrjet publike marrin paga enorme. Një asistente në këto ndërmarrje merr pagën mujore 742 euro, perderisa këto ndërmarrje ishte dashtë të privatizohen të gjitha pa dallim. Shërbimi Civil ka probleme po sikur arsimi në nivelin fillor dhe sekondar. Qeveria duhet të rishikoje sektoret dhe pagesat për sektor.
Sektori privat ishte dashtë të jetë bazë për ngritjen apo reduktim të pagave pra duhet analizuar të hyrat vjetore nga sektori privat për të rishikuar pagat. Pa rishikim të sektorëve sjell këtë anarki aktuale të pakontrolluar dhe pa politika zhvillimore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".