Lexoni edhe:
Paga minimale 350 euro, nuk ofron mundësi ekzistenciale për mëse një anëtar të një familje
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Sigurisht që është i vonuar vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në Kosovë. Është e pamjaftueshme që paga minimale (350 euro) e propozuar nga qeveria krahasuar me çmimet e artikujve që janë rritur në mënyrë enorme në dyvjetshin e fundit.
-Rritja e pagës i propozuar nga qeveria nuk i plotëson nevojat esenciale dhe as minimale të punëtorëve!
Bazuar në ngritjen e çmimeve si pasojë e inflacionit në rritje, koeficienti duhet të jetë më i lartë dhe ngritja e pagës minimale duhet të jetë dinjitoze, jo më pak se trefishi i pagës së deputetit dhe ministrit në qeveri apo e një zyrtari tjetër të lartë në institucionet e shtetit.
Qeveria e Kosovës jo vetem që është e vonuar me vendimin për rritjen e pagës minimale, është larguar skajshmërisht nga interesat e qytetarëve.
Marrë parasysh situatën ekonomike në vend dhe inflacionin në rritje, ngritja e pagës minimale në 350 euro nuk e ka efektin e nevojshëm për përmirësimin e jetës së punëtorëve në të dyja sektorët (publik dhe privat).
Andaj, çdo pagë nën 500 euro në Kosovë është më pak se lemoshë dhe diskriminuese për punetorët që punojnë si skllevër pa të drejta të garantuara nga shteti.
Mungesa e nivelimit të pagave më kohë nga qeveritë paraprake, për fatin e keq po neglizhohet edhe nga qeveria aktuale.
Në anën tjetër konsideroj se edhe veprimet gjysmake sindikale nuk e kanë efektin e duhur për t'ia imponuar qeverisë marrjen e veprimeve të detyruara dhe në kohën e duhur.
Vetëm veprimet e unifikuara sindikale i bëjnë qeveritë të jenë më të përgjegjshme karrshi kërkesave të punëtorëve.
Ka ardhur koha që krahas nivelimit të çmimeve të artikujve ushqimor në Kosovë me çmimet në shtetet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, e shtrojnë nevojën imediate të nivelimit të pagave në vendin tonë.
Në të kundërtën, çdo vonesë në këtë drejtim mund të shkaktoj pakënaqësi të medha sociale, të cilat mund të rezultojnë me greva të përgjithshme, të cilat mund të paralizojnë institucionet shtetërore dhe publike, duke filluar nga sistemi arsimor dhe ai shëndetësorë e deri tek institucionet e sigurisë në vend, përfshirë Policinë e Kosovës dhe FSK-në.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".