Lexoni edhe:
Ja si do të jetë moti sot
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Rada Trajkoviç duhet të mësohet dhe t'i kuptoj referencat e qeverisë aktuale, që dihet se kanë bazë kushtetuese e ligjore dhe mbi këtë parim edhe politikat shtetërore po artikulohen.
Ja si do të jetë moti sotLexoni edhe:
-Konsideroj se bartësit e politikave destruktive, duke e përfshirë edhe këtë politikane, pa e harruar edhe atë në Serbi, sikur nuk janë mësuar të ballafaqohen me një politikë më qytetare dhe më e afërt me nevojat e qytetarëve pa dallime, dhe më progresive në relacion vetëm kërkesat e tyre, dhe kësisoji është bërë ndarja në mënyrën e politikëbërjes nga e kaluara.
Serbët në Kosovë përjetojnë më shumë përkujdesje se seç mund të mendohet, për këtë gjendje politika në Serbi është në dijeni, ama mënyra e dallueshmërisë prej Beogradit s'po pranohet e po tentohet të paraqitet si përsekutim ndaj serbëve prej operacioneve shtetërore.
Shteti mbanë përgjegjësi zyrtare për pengim të agjenturave apo steukturave që kanë për mision prishjen e rendit kushtetues, madje kriteri me të cilin e trajton dinjitetshëm sferën publike është specifikisht ky dimension. E këtë qasje s'po e pranojnë qarqe të ndryshme me elemente fashiste, dhe po përpiqen ta shohin si të dëmshme për etnitë minore që jetojnë në Kosovë.
Qeveria aktuale vërtetë po bën hapa të nevojshëm dhe këtë s'do e ndalë asnjë projekturë dehumane, mbi këtë bazë bijnë poshtë deklarimet e Rada Trajkoviç, duke e minimizuar kështu në rajonalizimin e çështjeve të veta.
Ndërsa, versioni Ahtisarian, në disa elemente vërtetë e minon stabilitetin kushtetues, ama është çështje që është vendosur qysh moti dhe deklarimet e Kurtit po dalin të kenë pasur vijë logjike!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".