Lexoni edhe:
Trajkoviç duhet të mësohet dhe t'i kuptoj referencat e Qeverisë Kurti që kanë bazë kushtetuese
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Vendimi për rritjen e pagës minimale duhet me qenë i drejtë dhe ligjor, andaj mendoj që paga minimale duhet të bëhet 500 euro.
-Janë tri arsye pse paga minimale duhet të jetë 500 euro:
1. Për shkak se një familje minimum i ka 4 anëtarë, dhe një prej anëtarëve është foshnje. Foshnjet kanë harxhime duke filluar nga pampersat, ushqimi me vitamina, qumështi, etj.
2. Për shkak se çdo familje e ka ndonjë person minimum që i duhen ilaqet, dhe në Kosovë fatkeqësisht ilaqet kushtojnë shumë shtrenjtë, si dhe vizitat te mjeku janë të papërballueshëm.
3. Për shkak se duhet të paguajnë rrymën që për fat të mirë Qeveria e Kosovës ka filluar ti subvencionojë, pastaj ujin, kabllorin, rrobat,etj. Këto krejt kushtojnë shtrenjtë.
Prandaj Qeveria e Kosovës, duhet ta bëj një analizë të detajuar para se ta merr vendimin për rritjen e pagave, ndryshe me këtë pagë minimale prej 350 eurove nuk do bëhet asnjë ndryshim në jetërat e qytetarëve të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".