'Anijet' shqiptare në oqeanin e trazuar politik!

'Anijet' shqiptare në oqeanin e trazuar politik!
'Anijet' shqiptare në oqeanin e trazuar politik!

Florim Zeqa

  • 08 September 2024 - 18:07

Shkruan: Florim Zeqa

Qasje analitike dhe politikës së jashtme të dy shteteve shqiptare

Edhe pse politikbërja e një shteti sovran është rezultat i një pune ekipore, sukseset varen nga timonieri i anijes politike (qeverisë)! E lehte është të drejtohet anija në ujërat e qeta të një vendi të vogël siq është Kosova, por nuk është aspak e lehtë të drejtohet anija në ujërat e trazuara ndërkombëtare.

Shqiptarët dykrenar me krahë të thyer

Për fatin e keq të shqiptarëve, timonierët e dy anijeve (qeverive) të dy shteteve sovrane, edhe pse lundrojnë në të njëjtin oqean politik (evropian), ato po shkojnë në drejtime të kundërta!

Zakonisht për raste të tilla krahasusese merren trenat që shkojnë në binarë të kundërt, për fatin e keq Kosova nuk ka as tren që i kaloni kujfijt e shtetit!

Treni i fundit që i ka kaluar kufijt e Kosovës ishte ai i vitit 1999 i bartjes së refugjatëve shqiptar për në Bllacë të Maqedonisë.

Mirëpo, kjo nuk është e keqja më e madhe!

“Treni” (qeveria) i Kosovës nuk ka as vagon, e ka vetëm një lokomotivë partiake që e drejton kryeministri aktualë, nga njëra komunë në tjetrën dhe atë pa orar të rregullt çarkullimi!

Shqiptarët e ndarë në ballkan i ngjajnë shqiponjes dykrenare me krahë të thyer që sorrollaten në oborrin e tyre politik, pa asnjë ndikim në politikën e jashtme!

Ndodhë pikërisht kështu, për faktin se dy shtetet tona nuk kanë diplomaci efikase!

Igli Hasani në Shqipëri dhe Donika Gërvalla-Schwarz në Kosovë, që të dy pa ndonjë rezultat në politikën e jashtme, të ndarë dhe të ç’akorduar mes tyre!

Përderisa në Shqipëri, shef i politikës së jashtme është Edi Rama, në Kosovë e kemi një politikë të jashtme inekzistente!

Aktualisht në Kosovë si shefe e politikës së jashtme po paraqitet presidentja Vjosa Osmani, e cila, sadoqë po mundohet të paraqitet si mbrojtëse e marrëdhënjeve të mira me ndërkombëtarët, megjithatë mbetet e ndikuar nga kryeministri, prej të cilit i merr urdhërat se si ta mbajë balancin politik të shtetit me ndërkombëtarët!

E tillë çfarë është presidentja Osmani, e kufizuar në kompetenca shtetërore, nuk mund të bëjë më shumë në politikën e jashtme, pasi ato i përkasin ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Gërvalla- Schwarz e cila më shumë merret me punët e brendshme sesa me politikën e jashtme për çka është e emëruar nga Albin Kurti!

Për dallim nga Albin Kurti, i cili ka mbetur i izoluar dhe i fragmentizuar nga bashkësia ndërkombëtare, Edi Rama me mençurinë e tijë po arrinë ta drejtojë anijen shqiptare në koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me nisma personale për integrimin e plotë të ballkanit perëndimor në BE.

Ngecja dhe izolimi i Kosovës vijnë si pasojë e gabimeve trashanike të Albin Kurtit në raport me ndërkombëtarët, i cili me despotizmin e tij ia dha alibinë e mjaftueshme kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç që të shtrijë agresionin politik kundër Kosovës!

Avancimi i politikës serbe në raport me Kosovën konsiston në përçarjet e klasës politike kosovare dhe asaj shqiptare në përgjithësi. Përderisa serbët arrijnë të bëhen bashk rreth çështjes së Kosovës, Kosova dhe Shqipria si dy shtete të pavarura në Ballkan nuk po arrijnë assesi të bëhen bashkë në përballje me Serbinë!

Prandaj ne shqiptarët jemi këtu ku jemi, të ndarë dhe të përçarë, me dy shtete shqiptare, me shqiptarë në pesë shtete ballkanike pa ndikim dhe pa forcë kreativiteti në politikën e jashtme. E krejt kjo shkaku i mungesës së një diplomacie efikase të dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".