Kontributdhënia në sferën e informimit nga gazeta 'Kosova Sot', gjatë dhe pas luftës ishte dhe mbetet e padiskutueshme

Kontributdhënia në sferën e informimit nga gazeta 'Kosova Sot', gjatë dhe pas luftës ishte dhe mbetet e padiskutueshme
Kontributdhënia në sferën e informimit nga gazeta 'Kosova Sot', gjatë dhe pas luftës ishte dhe mbetet e padiskutueshme

Shqiprim Pula

  • 13 September 2024 - 07:33

Shkruan: ANALISTI-Shqiprim Pula

Vendi ynë, Republika e Kosovës, ka kaluar gjatë në luftë paqësore në mbrojtje të të drejtave fundamentale civile-politike, dhe asaj të armatosur të UÇK-së, për mbrojtjen ekzistenciale të Shqiptarëve, të cilën situatë, e ka paraqitur edhe gazeta ditore “Kosova Sot”.

 

Luftërat nga ne ishin shumë dimensionale, luftë për arsimimin, për shëndetësinë, dhe për mbijetesën nëpër rrethana të kohës, por edhe luftë për informimin e drejtë dhe gazetarinë e lirë, këtë, është munduar t'a bëj edhe gazeta 'Kosova Sot'. Sfidat nëpër të cilat ka kalu kombi Shqipëtar në Kosovë janë të shumta, e shumë dimensionale, prandaj dhe, edhe gazeta ka ndihmuar mjaftë shumë në kontekstin gazetaresk.

Kontributdhënia në sferën e informimit gazetaresk, nga gazeta 'Kosova Sot', gjatë dhe pas luftës ishte dhe mbetet e padiskutueshme, përkundër rrethanave e vështirësive të shumta, e për këtë, duhet adresuar falëmnderime nga secili/secila lexues, për motivin dhe entuziazmin për temat, shkrimet e intervistat me të shumtë akterë të shoqërisë dhe institucionve tona.

Padyshim, duhet thënë që gazeta 'Kosova Sot' ka rolin e saj edhe në demokratizimin e shoqërisë, kështu që, për misionin gazetaresk Urime Përvjetori!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".