Arsimi shqip dikur ishte krenari kombëtare, derisa sot si mos më keq

Arsimi shqip dikur ishte krenari kombëtare, derisa sot si mos më keq
Arsimi shqip dikur ishte krenari kombëtare, derisa sot si mos më keq

Hajrush Behluli

  • 14 September 2024 - 09:02

Shkruan: ANALISTI-Hajrush Behluli

Arsimi shqip dikur ishte krenari kombëtare dhe boshti kurrizor i zhvillimit të shoqërisë sonë. Dhe, jo pa arsye pushteti serb filloj sulmet  me goditjen e parë kundër shqiptarëve t'a fillonte ndaj Universitetit dhe shkollës shqipe në Kosovë. 

 

 

-Ku është tani shkolla shqipe? Si mos më keq dhe askush nuk merret seriozisht me problemet që e rrethojnë atë por edhe me problemet që krijohen aty. Po them me problemet sepse me mësimin që bëhet nuk ke as çka merresh sepse gjithçka bëhet brenda shkollës por më së paku punohet në mësimin dhe edukimin e atyre fëmijëve. 

Pushtetarët duke e ditur se ku e kanë sjellur gjendjen në shkollat tona ata e kanë zgjidhur problemin e fëmijëve të tyre duke i dërguar në shkolla private si në shkollimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm. 

Pastaj në studime i dërgojnë jashtë shtetit dhe fëmijët e tyre gjithmonë dalin "eksperta".

Për nivelin e arsimit nuk ka nevojë të merremi sepse këtë e tregojnë rezultatet e PISA dhe askush nuk merret me këtë problem me përjashtim të disa shkrimeve dhe debateve ato ditë kur publikohen rezultatet. 

Rrahman Jashari me "sindikatën" as që e ka preokupim këtë punë, ashtu si edhe Ministria e Arsimit. 

Edhe problemi i lokaleve rreth shkollave që shitet duhani, alkooli dhe "bari" nuk i pengon askujt dhe askush nuk merret as me këtë punë. Por tani nga të gjitha këto sulme që i bëhen shkollës na doli edhe një problem aq i papritur, i papritur sepse askujt nuk i ka shkuar mendja  se do të na ndodhë ngacmimet seksuale ndaj nxënëseve sikur ishte rasti i fundit diku në një shkollë të Kaçanikut dhe nga kush nga vet mësuesi. Po, po nga mësuesi që duhet të ishte prindi i dytë i tyre.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"