‘KOSOVA SOT’, urime 26-vjetori i suksesshëm në afirmimin e idesë së bashkimit të Shqipërisë Etnike

‘KOSOVA SOT’, urime 26-vjetori i suksesshëm në afirmimin e idesë së bashkimit të Shqipërisë Etnike
‘KOSOVA SOT’, urime 26-vjetori i suksesshëm në afirmimin e idesë së bashkimit të Shqipërisë Etnike

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 September 2024 - 19:32

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Ky është urimi im më i sinqertë drejtuar Editorit dhe stafit botues të gazetës së përditshme “Kosova Sot”, e cila jo më pak se 26 vjet, veç temave të përditshmase të zhvillimit të ngjarjeve politike, sociale, shoqërore, kulturore, ekonomike, kulturore, artistike dhe të mirëqenies së përgjithshme (sidomos të problemeve të papunësisë, të varfërisë, të moszhvillimit të gjithmbarshëm, të ekzodit sistematik të më se një million shqiptarëve)

 

-Mbështetja e guximshme dhe visionale e këtij koncepti strategjik botues e shkrimeve të mia analitike profesionale publicistike (politikë, diplomaci, e drejtë ndërkombëtare, histori etj.) bëri që unë, asnjëherë të mos ndahesha nga bashkëpunimi i frytshëm intensiv , koherent më se 20-vjeçar me stafin botues të sukseshëm në krye me Editoren dhe me Drejtoreshën e kësaj gazete cilësore kombëtare e patriotike shqiptare “Kosova Sot”, z. e nderuar Margarita Kadriu.

- Urime, urime, iu lumtë për verimtarinë e innformimit cilësor, korrekt, të saktë, demokratik, transparent në realizimin e “temave” të përzgjedhura aktuale, përkatësisht të diktuara dhe të imponuara nga zhvillimi i kushteve dhe i rrethanave të politikës së brendshme dhe të asaj të jashtme, duke qenë se Serbia kolinialiste dhe gjenocidale me në krye Alekandër Vuçiqin (president) dhe me”aparçikët” e kamarilës së tij drejtuese, Ivica Daçiq, Aleksandër Vulina, Ana Bërnabiq, si dhe KOS-i, të gjithë këta ish-bashkëpunëtorë dhe “gardianë” të ushtrive, të paraushtrive dhe të policive çetniko-fashishte, edhe sot, pas 26 vitesh, nuk kanë ndryshuar asgjë nga politika propagandistike subversive, agresive antishqiptare (këtë së fundi, vitin e kaluar e pati dëshmuar edhe Agresioni klasik i harangave terroriste dhe mercenare të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, i cilii pati hedhur në fshatin Banjskë të Zveçanit, me qëllim të djegjes së shtetit të pavarur të Kosovës).

Pa konkurrencë, dje dhe sot, faqe e bardhë dhe dritë lirie !

Sepse gazeta “Kosova Sot”, jo më pak se 26 vjet e shkallmoi “temën tabu” për “Bashkimin Kombëtar” dhe Bashkimin e “Shqipërisë Etnike”, pikërisht, duke falënderuar autorit të këtij përkushtimi në shenjë të ringjalljes dhe të veprimtarisë 26-vjeçare botuese të gazetës sonë “Kosova Sot”, që si gazetë e përditshme mban lart “FLAMURIN” e BASHKIMIT KOMBËTAR të sensilizimit dhe të afirmimit të çlirimit antikolonial , kombëtar, territorial dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. Pikërisht, mbështetja dhe afirmimi i kësaj strategjie afatgjatë të bashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, pa asnjë dyshim se gazetën milionshe e bën të dallohet nga të të gjitha mmasmediat e tjera shqiptare në Ballkan dhe në diasporë, sepse ndjek rrugën e shenjtë kombëtare dhe patriotike shqiptare të RILINDËSVE tonë të pavdekkshëm, siç janç : SAMI, NAIM DHE ABDYL FRASHËRI, HASAN PRISHTINA, ISMAIL QEMALI, AVNI RRUSTEMI, FAN S.NOLI, LUIGJ GURAKUQI , AT GJERGJ FISHTA, Akademik Pro.fDr. Mark Karsniqi, Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja…. e qindra të tjerë, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri më sot.

Ky kurs i politikës redaktuese botuese të gazetës “Kosova Sot” si dikur para 26 vitesh, ashtu edhe sot, më 2024, më motivon dhe më bën të fuqishëm, që asnjëherë të mos e braktis bashkëpunimin korrekt , cilësor dhe profesionist në shërbim të BASHKIMIT TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE., edhe pse deri më sot stafi editorial i kësaj Gazete, nuk më ka shpërblyer me asnjë cent. Mirëpo, për mua mbi të gjitha dhe, para së gjithash është mbrojtja e iteresit të përgjithshëm të kombit të bashkuar dhe të Shqipërisë Etnike, jo centi, as leku, as dinari, as rubla e as drahma…etj. Në këtë kontekst, (“Kosova Sot” nuk është sui generis), ka edhe “99%” të masmediave të tjera shqipe, që nuk më kanë paguar asnjë “metelik” prej 15 qershorit 1990 e deri më sot 2024).

Edhe në këtë vështrim kritik objektiv, gazeta “Kosova Sot” e mban flamurin dhe përditë apelon me shkrimet e mia, se ashtu siç thotë edhe AMANETI HISTORIK i enciklopedistit të Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri, “Pa bashkim nuk ka Shqipëri” dhe pa “GJUHËN SHQIPE NUK KA KOMB SHQIPTAR e AS SHQIPERI TË BASHKUAR ETNIKE” !

Pra, edhe kjo është një përparësi e veçantë e gazetës “Kosova Sot” për botimin e analizave të mia (pothuajse për çdo javë). Anipse gratis, KJO prapë dallon nga masmediat e tjera (me përjashtim të gazetës “VOAL-ZSHZ”, drejtuar nga Skender Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj, Zvicër; Albaniapress në Londër, Faik Ismaili, “Fjala e Lirë” e Londrës me në krye Prof.Dr. Fatmir Terziu; “Mekulipress” drejtuar nga Gëzim Mekulit, Osllo, si dhe të gazetës “Bota Sot”, drejtuar nga Xhevdet Mazrekaj, Zvicër), duke qenë se ato të tjerat (90%) jo që nuk paguajnë, por as që i publikojnë, sepse iu pengon “koncepti” I RIBASHKIMIT KOMBËTAR DHE I SHQIPËRISË ETNIKE NATYRALE.

Ja, kjo është “vetëdija” e humanizmit, e kombëtarizmit, e demokratizmit, e profesionalizmit në sfondin e ndërkombëtarizmit, në shkeullin XXI, viti 2024, “kalemxhinjtë injorantë biznesmenë” diskriminojnë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, biznesin e kanë në plan të parë, jo kurrfarë bashkimi kombëtar!

-Nuk paska më fyrerëse, më përbuzëse, më armiqësore, se kur ndonjë sui generis injorant “patriotit akrobat” shqipfolës, si ata në gazetën “Dielli” në Nju-Jork të Amerikës, kinse me firmë të Fan S. Nolit(themeluesit të “Vatrës”, merr guximin (duke thyer norma e parime morale, ligjore, demokratike dhe kushtetuese të Amerikës), si dhe, duke shkelur normat dhe parimet e Deklaratës Universale për të Drejtat edhe Liritë e Njeriut (10 dhjetor 1948), rezolutat, konventat, protokollet ndërkombëtare për mbrotjjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

-Ja, pra, kjo është “dituria”, “largpamësia) “guximi”, “vetëdija njerëzore”, “vetëdija patriotike”, “vetëdija kombëtare shqiptare”,- Në Amerikë, allashqiptari injorant ia shkurton të drejtat themelore dhe e diskriminon jo vetëm një Akademik Prof.Dr. Mehdi Hysenin (Nënkryetar të Akademisë), por gjithë stafin akademik. Duke mos publikuar materialet e tyre edhe si individ, edhe si institucion shkencor të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Këtë autodiskriminim e bëjnë me kënaqësi, duke u hequr si “pararojë e shqiptarisë”, vetëm për t’u mburruar para atyre zyrtarëve të lartë shtetërorë Në Prishtinë dhe në Tiranë, se kinse këta “janë ambasadorë të Kosovës dhe të Shqipërisë! Mirëpo, as de fakto e as de jure, as kombëtarisht, as moralisht e as demokartiiisht nuk janë kurrfarë përfaqësuesish legalaë të çështjes kombëtare shqiptare, por vetëm disa diskriminatorë grupazhistë dhe clandestine të bizneseve të ndryshme, që dijnë t’i diskriminojnë ata shqipatrë, që kanë xhepin thatë, por mendjen plot, të cilët mbrojnë të vërtetën, drejtësinë, parimet demokratike, humane, kombëtare shqiptare në konstekstin e vlerave universale ndërkombëtare.

Sa më sipër, është e vërtetë se brenda 26 vitesh të shkuara ( tetor 1998-tetor 2024), Gazeta e përditshme “Kosova Sot” me në krye stafin e vet menaxhues dhe botues redaksional profesional, të udhëhqur nga Editorja dhe publicistja e shquar, Margarita Kadriu (ish-anëtare e Parlamentit të Kosovës), kanë krijuar gazetën më cilësore dhe më të lexuar në Kosovë dhe në hapësira të tjera të Shqipërisë Etnike, si dhe në disporën mbarëshqiptare. Kjo është merita e tyre e jashtëzkanoshme, që bashkimit kombëtar dhe Shqipërisë Etnike i kanë hapur rrugën drejt integrimit të tyre nacional, territorial dhe shtetëror, që është në përputhje të plotë me axhendën dhe me standardet e integrimit të Bashkimit Evropian (BE)

Ky vizion strategjik i informimit të drejtë, të saktë dhe objektiv nga stafi redaksional botues bëri që mendimi dhe shprehja e fjalës së lirë demokratike, të depërtonte te të gjithë shtresat e lexuesve të pasionuar shqiptarë (edhe si version i shtypur, edhe si gazetë në online).

E gjithë “tematika” përfshirëse në rubrikat e saj profilizuese , ishte fokusuar në grumbullimin e shpejtë dhe në kohën e duhur të informacioeve lidhur me zhvillimin e ngjarjeve dhe rrethanave poliitike, ekonomike, sociale, kulturore, të sigurisë, të ekzistencës dhe të mirëqenies së mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë, të pushtuar nga agresioni policor, ushtarak dhe parapolicor serb i regjimit të Serbisë së Madhe të Sllobodan Miloseviqit (1989 -1999). Mirëpo ishte e mangët, sepse informacionet e njëmendta të politikës dhe të diplomacisë serbe të përshkuara nga terrori dhe terrorizmi i organizuar shtetëror serb, ishin të ndryra me çelës, asgjë të saktë dhe transparente për opinion e gjerë publik si brenda, ashtu edhe jashtë Serbisë gjenocidale (1989-1999).

Megjithëkëtë përpjekje të jashtëzakonshme të Editorit, ashtu edhe të gazetarëve dhe redaktorëve, që me urgjencë të mblidheshin informacione të sakta, sidomos nga burimet informative ditore të pushtuesit serb, kjo ishte e pamundur të realizohej, sepse secili gazetar, apo gazete serbe, ishte e mbuluar me agjentë paramilitarë, me udbashë dhe me mercenarë të sjellë nga gjithë Jugosllavia nën uniformën e “APJ”-së, gjoja për ta “shpëtuar” “Jugosllavinë e Titës” (1945-1090), duke vrarë, burgosur, plaçkitur, duke nxjerrë nga puna me qindra e mijëra shqiptarë, si dhe duke i dënuar me dhjetëra e qindra autobusa për në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore (1989-1999).

Sa më sipër, i mjerë është ai intelektual e patriot shqiptar, që i diskriminon dhe, ua mohon të drejtat dhe liritë themelore akademikëve shqiptarë në Amerikë (viktima të gjenocidit serbomadh të kryekriminelit Slobodan Milosheviq, 1989-1999).

Kjo është çmenduri, padrejtësi dhe autodiskriminim sui generis ! Mirëpo, edhe cdo e keqe e ka fundin e vet, sepse të diskriminosh dike në Amerikë, ajo është vepër penale, edhe me Kushtetën, edhe me Bill of Rights të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

-Të gjithë ata që qëndrojnë indiferentë, neutralë, të heshtur ndaj diskriminimit dhe mohimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, nuk janë as humanë, as patriotë, as demokratë, as proamerikanë e as proevropianë perëndimorë, por vandalë, injorantë dhe mohuesit e lirisë, të drejtësisë , të tolerancës dhe të përbashkësisë njerëzore

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".