Lexoni edhe:
Lëvizja e Deçanit e cila është anti-islame ka filluar të prish bashkëjetesën e komuniteteve fetare
Shkruan: ANALISTI- Dan Avdiu
Derisa Serbia ka nënshkruar tri marrëveshje me ShBA’të për energjinë, me Gjermaninë për Litiumin dhe me Francën për blerjen e aeroplanëve Rafale, ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisen me çizme.
-Shikoni se ku jemi: Serbia me aeroplanë Rafale, Kosova duke i pajisur pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me çizme.
Pjesëtarët e FSK-së janë të furnizuar me uniforma, e do të furnizohen së shpejti edhe me çizme. Uniformat që janë blerë disa ditë më parë janë të standardit. Pjesëtarët mund të kenë pas uniforma edhe nga e kaluara që i kanë përdorë dhe që mund të jenë shlyer kur kanë pas aktivitete. Tani ka sasi të mjaftueshme të uniformës në depot e FSK-së, ishte deklarata e ministrit.
Pra në këto kushte jemi ne: Derisa Serbia arrin këto marrëveshje me ndërkombëtarët, Kosova mbetet nën sanksione nga BE’ja dhe me raporte të ngrira me ShBA’të.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".