Lexoni edhe:
Serbia me aeroplanë ‘Rafale’, Kosova duke i pajisur pjesëtarët e FSK-së me çizme
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Për mendimin tim, ishte i pritshëm dështimi trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e sllovakut Mirosllav Lajçak. Më i madh sesa zhgënjimi i Lajçakut, është zhgënjimi i perëndimorëve që nuk po mund të arrijnë t’i ulin në një tavolinë përfaqësuesit e Serbisë dhe të Kosovës.
Serbia me aeroplanë ‘Rafale’, Kosova duke i pajisur pjesëtarët e FSK-së me çizmeLexoni edhe:
-Mos arritja e adresimit të çështjeve më kryesore në një takim trepalësh në Bruksel në radhë të parë është paaftësi e ndërmjetësit të këtij dialogu z. Lajçak e pastaj edhe mosinteresim i duhur i drejtuesve të BE-së në konsolidim e sipër për t’u marrë seriozisht me dialogun serbo-shqiptar në Bruksel!
Përderisa diplomacia serbe nën udhëheqjen e presidentit Vuçiq arritën që për 13 vite rresht ta prolongojnë zgjidhjen përfundimtare të problemit me Kosovën, tani në rrethanat e reja ndërkombëtare pas zgjerimit të luftës në Ukrainë, po e kanë më të lehtë të inskenojnë konflikte artificiale për t’iu ikur takimeve me palën Kosovare.
Serbët janë të vetëdijshëm se nuk do të arrijnë zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën, prandaj po mundohen me çdo kusht t’iu ikin kompromiseve të dhimbshme me Kosovën, siq e thonë ata.
E, ai kompromisi i dhimbshëm i tyre është njohja “De Jure” e Kosovës në këmbim të Asociacionit, gjë të cilën po e prolongojnë në vijimësi duke shpresuar që përmes situatave konfliktuoze në veri të përfitojnë terren diplomatik për ambicie më të mëdha territoriale ndaj Kosovës.
Serbët e thonë në vijimësi se nuk pajtohen me shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, andaj i bëjnë onstruksione dialogut të Brukselit, për çka, këta të fundit po e tolerojnë politikën destruktive të Serbisë, e cila e thotë hapur se nuk e pranon Kosovën si shtet Sovran dhe as anëtarësimin e saj në OKB!"
Kësisoji, Serbia përmes nxitjes së dhunës në veri, po mundohet të shkaktoj konflikt të hapur në Ballkan, për t’a bërë të pamundur zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel dhe Ohër me palën Kosovare!
Nëse vazhdon moskoordinimi i qeverisë së Kosoëvs me ndërkombëtarët, përveq ftohjes së marrëdhënjeve, do të vështirësohet tejë mase arritja e një marrëveshje përfundimtare, të obligueshme dhe të detyrueshme për zbatim nga të dyja kombet në konflikt shekullor mes tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".