
Lexoni edhe:
Serbët janë të vetëdijshëm se nuk do të arrijnë zgjidhje të njëanshme në dialog me Kosovën
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Arsyeja e dështimit të takimit trepalësh mes Kosovës dhe Serbisë si dhe emisarit sllovak Miroslav Lajçak, është se ai po ia mban anën Serbisë.
-Nga ana tjetër, Serbia po mundohet që me dhunë të hyjë në Kosovë për ti rimarrë pikat e mbyllura nga Policia e Kosovës.
Mendoj që edhe takimi i ardhshëm do të deshtojë për shkak të tensioneve politike që po ndodhin brenda Serbisë.
Lajçak ka shprehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh gjatë ditës së sotit në Bruksel, ndërkohë është shprehur i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.
“Prita në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka thënë Lajcak.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".