Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e vendosur në kërkesën për ekstradimin e Radojçiçit

Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e vendosur në kërkesën për ekstradimin e Radojçiçit
Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e vendosur në kërkesën për ekstradimin e Radojçiçit

Florim Zeqa

  • 24 September 2024 - 19:26

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Arsyet e mosvënjes para drejtësisë të autorëve të sulmit terrorist në Banjskë një vit më parë janë të shumta. Në radhë të parë për shkak të përkdheljes që BE-ja po i bën Serbisë, për çka, kjo e fundit është duke e mbrojtur të akuzuarin kryesor, Millan Radojçiç, i cili vet e kishte marrë përgjegjësinë e organizimit të sulmit terrorist në Banjskë!

 

-Çështje tjetër e cila ka ndikuar në mos daljen para drejtësisë së Radojçiçit është edhe vonesa e ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së shtetit të Kosovës, të cilës vetëm para pak ditvve i ra ndërmend të ngrisë aktpadi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të një viti më parë në Banjskë!

Përveq aspekteve të sipërcekura, janë edhe shkaqet politike, përkatësisht të ngrirjes së dialogut të Brukselit, për çka autoritetet e Brukselit fajtore po e bëjnë palen kosovare për mos implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për themelimin e Asociacionit!

Kjo është arsyeja pse zyrtarët e Brukselit nuk i bën presion Serbisë për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve kryesor për sulmin terrorist në Banjskë.

Megjithatë, është e mirëpritur thirrja e BE-së një vit më pas, për ndjekjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është një rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, e kishte shkruar Peter Stano në platformen X.

Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e vendosur në kërkesen për ekstradimin e Radojçiçit dhe të tjerëve në Kosovë, e jo të merret me gjëra secondare siq janë Patent-shoferët dhe hapja e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën bëri bujë të madhe mediatike dhe përfundoj pa bërë asgjë!

Në njëvjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku, do të jenë të pamjaftueshme deklrimet e krerëve shtetëror për kinse shtrirjen e sovranitetit në Veri pa arrestimin e atyre që e vranë pjestarin e Policisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".