Vogëlsia e një 'supermeni' politik na i largoj miqtë perëndimorë!

Vogëlsia e një 'supermeni' politik na i largoj miqtë perëndimorë!
Vogëlsia e një 'supermeni' politik na i largoj miqtë perëndimorë!

Florim Zeqa

  • 27 September 2024 - 11:09

Shkruan: Florim Zeqa   

Fakti se serbët janë një faktor më i madh sesa shqiptarët, i ka bërë ata të jenë më të ledhatuarit e bashkësisë ndërkombëtare. Por, shqiptarët nuk ishin dje, nuk janë as sot dhe nuk do të jenë as nesër faktor me ndikim ne politiken e jashtme, e aq me pak ne politiken globale për shkak të ndarjeve dhe përqarjeve të brendshme.

Fati në mos nënshkrimin e Millosheviçit

Kjo është njëra nga arsyet pse ka munguar përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në fazat kyqe dhe vendimtare për fatin e shqiptarëve. Si pasojë e kësaj, përfunduam me pasoja katastrofale, me ndarje dhe tkurrje territoresh gati në zhbërje fizike të qënjes sonë kombëtare.

I vetmi rast kur jemi mbështetur dhe mbrojtur nga bota demokratike ishte rasti pas takimit të Rambujesë, për fatin tonë, të mos nënshkimit të marrëveshjes hostorike nga ana e Millosheviqit, me ç’rast u ndeshkua Serbia me intervenimin ushtarak të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Megjithatë, ky intervenim nuk e prodhojë një zgjidhje afatgjatë dhe të përhershme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Askush nuk na ka faj ne shqiptarëve që nuk po mund të faktorizohemi si komb i vjetër në Ballkan. Kjo për shkak se nuk po dijmë t’i mbajmë afër vetes miqtë tonë perëndimor!

Mesazhi tronditës për shqiptarët

Mesazhi i Hovenier “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh” i aluduar ndaj Albin Kurtit, është mesazhi më i keq dhe më shqetësues për Kosovën në këtë fazë të marrëdhenjeve të tendosura Kosovë-BE dhe Kosovë-SHBA!

Mungesa e kohezionit politik dhe ndarjet fatkeqe politike dhe fetare na janë kthyer në sindromë kancerogjene, e cila po na kthen pas në hapat e parë të ekzistences si një komb jetim, pa përkrahje dhe pa përkujdesje të duhur politike.

E gjithë kjo si pasojë e kryeneqësisë alla shqiptarqe të liderëve shtetëror, të egove dhe inateve personale, që mundohemi të hamë për së gjalli njëri-tjetrin për pak pushtet në gjysmë shtet.

Paaftësia dhe kryeneqësia e kryeministrit Albin Kurti, i cili sillet si “supermen” i filmave të vizatuar para supërfuqisë politike dhe ushtarake në botë, duke u thënë atyre, po citoj: “Ne jemi shtet i pavarur dhe vendimet i marrim vet”!

Një përgjigje të tillë ndaj SHBA-ve dhe NATO-s nuk është në gjendje ta thotë sot asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Italinë, vendin nga i cili u ngriten aeroplanët bombardues të NATO-s 25 vite më parë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Qasja e gabuar e Qeverisë së Kosovës

‘Qeveria e Kosovës’ me vogëlsinë e saj po mundohet ta ndryshoj rendin botëror, duke ju rekomanduar fuqive të mëdha se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo në Ballkan, e ndaj Kosovës në veçanti!

Kjo çasje e gabuar ndaj miqve po na kthehet bumerang me padrejtësi, ku po tentohet që të pengohemi për anëtarësim në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare (me kërkesën e Serbisë), siç ishte rasti i pengimit të Kosovës për anëtarësim në KIE në raundin e fundit të votimit në Parlamentin e Këshillit Evropian!

Ju ka dalur “boja” premtimeve dhe zotimeve të BE-së për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane, duke i ndrydhur me këtë rast shqiptarët e pafajshëm, por të papërfillshëm me ndikimin e tyre në politikat evropiane!

E gjithë kjo për shkak të parcializimit të politikave shtetërore dhe ndarjeve të brendshme partiake dhe fetare, të cilat po përdoren si alibi nga zyrtarët burokrat të Bashkimit Evropian, për t’na ndëshkuar njëjtë sikurse ata (serbët dhe të tjerët) që nuk e duan integrimin në BE para raporteve të shkëlqyera me Rusinë dhe Kinën, si dhe raporteve të mira që kanë me vendet islamike të botës aziatike.

E gjithë kjo po na vjen shkaku i ndarjeve të brendshme për pushtet në gjysmë shtet dhe për sundim të vetvetes duke i shpërblyer me territore shqiptare fqinjët, armiqt tonë shekullor, të cilëve nuk po u mjafton gjaku, po e duan edhe tokën tonë!

Vërtetë është koha për zgjim kombëtar, për t’ia bërë të qartë BE-së dhe ShBA-së, se ne shqiptarët kemi sakrifikuar mjaftë, madje edhe tepër për t’i gëzuar të drejtat tona siq i kanë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Jemi të vetmit ne shqiptarët që ende torturohemi padrejtësisht nëpër pikat kufitare të shteteve fqinjë, sikur ne të vinim nga një “botë e tretë”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".