Lexoni edhe:
Vogëlsia e një 'supermeni' politik na i largoj miqtë perëndimorë!
Shkruan: Akademik Hakif Bajrami
“Në kohën e lirisë është turp të jesh i varfur dhe pa shkollim. Në kohën e robërisë është turp të jesh i pasur dhe me pozitë”! ( Konfuçi 551-479)
Sekti Bektashi është me bazament të thellë mistik islam që mbështetët në mësimet e Muhamedit dhe Familjës tij. Për këtë tarikat është mëkat me qenë i varfur dhe i pashkolluar. Së këndejmi Bektashinjët gjithëmonë synojnë “zotërillëk” dhe primaritet në shoqëri. Me fjalë të tjera është “mëkat” me qenë Bektashi i varfur dhe i paditur. Ndërsa Synitët kanë për bazament të rrugës tyre Muhamendin dhe As-habët. Pra, emrues i përbashkët i të dy drejtimeve është lufta se kush ka primat në “përfaqsimin” e autoritetit shprtëror të Muhamedit me nocionet juridike: Primo genitura (I pari i gjinis) apo primus inter pares (I pari ndër të parët).
Vogëlsia e një 'supermeni' politik na i largoj miqtë perëndimorë!Lexoni edhe:
Këto ditë dikush në Tiranë po i bjen fyellit, po melodi nuk po ka. Prandaj, fama e UÇK-ës si kreanri kombëtare, që u krijua në fund të shekullit XX-t pas shembjës së komunizmit, si duket nuk është kuptuar mirë që të kultivohët mëtej, sepse ky institucion kombëtar (UÇK) është ideuar në Kosovë, ka lindur në poligonet e Akademisë Skenderbej dhe i ka pasur pedagogët që ishin, janë e do të mbesin nxënës të Avni Rrustemit, në luftë për Shqipërinë Etnike. Po, dikush do ta dali e të konkludojë se Shteti Bektashi në Tiranë ka lindur nga diplomacia, para Epopesë së UÇK-ës. E vërteta, atentat më të tragjik ndaj luftës së drejtë të Kosovës dhe tërë luftës për shtet kombëtar, nuk ka mundur të paramendohët, se sa me këtë shtetin traband Bektashi të Edvin Kristaçit. Po, thonë se diplomacia nuk e krijon politikën e jashtëme, por e interpreton politikën e shtetit, qoftë edhe me ndonjë rrenë të “dobishme profitabile”. Por si janë sinjalet e para, për këtë sajesë shtet Bektashi madje sektar islam, në “zemër"”të Evropës, tani ka filluar të flitët për një tregti morale të “mirëmbajtjës së tij”, qoftë edhe për dy orë, ditë dhe javë.
Së këndejmi, në konfidencë, Baba Mondin po planifikohët se duhët arrestuar me çdo çmim sepse fillim e mbarim ka qenë në korrent të “ndertimit- thurjës së atentatit ndaj kombit shqiptar në përgjithësi” . Kështu Gjykata duhet ta denojë për tradhti kombëtare, sepse Baba Mondi po kundërshtohet edhe nga tarikati i tij, sepse i takon kombit shqiptar. Në këtë vijë, Edvin Kristaq Ramën prokuroria duhet hetuar se kush e autorizoi për të bërë atentat ndaj shtetit dhe tërë kombit, të cilin atentat e shpalli së pari në një gazetë amerikane e pastaj e plasoi në folëtorën e OKB-ës. Po flitët se në kërtë tregti me “ve të nxehta”, ka pasë subvencionime të majme nga Sorrosi dhe Fondi kriminal i drogës që është e një firme nga “Bota serbe” e Beogradit dhe “Bota ruse” e Moskës.
Mbi të gjitha qarqet diplomatike dhe politike evropiane janë duke e formuluar pyetjën: “Shteti Islamik në Tiranë është krijuar për kesport të Islamizmit sektar, për faktin se rroli i Kryeministrit Shqipërisë që qeverisë pa konkurencë, del se është dyfish më i rëndë se sa një grusht shteti të rendomt dhe të zakonshëm. Prandaj, po këkohët edhe: “Non grata” nga BE për Edvin Kristaçin e Tiranës. Mbi të gjitha Evropa po pyet milieun shqipar: Do të aplikohët Sheriati në këtë “shtet trabond”, i cili është i mbështiellur me një plastikë, sikurse një lloj veture, të cilën në Vojvodinë e pati hangër derri, për t` ia lërë vetëm pjesët metalike.
Gjatë gjithë shekullit XX-të elita patriotike shkollore dhe politike shqiptare, ishte në luftë të pashkëputur për ta imituar qëndrimin e Rilindasëve për bashkimin kombëtar. Në lidhje me këtë, nëse i lexojmë programet që e shënuan historinë tonë kombëtare, mësojmë se bashkimi kombëtar ishte qëndrimi primar deri në atë masë që mos të rrezikohët edhe e drejta e të tjerëve, karshi interesave shqiptare në përgjithësi. Në këtë shkollë të Myderriz Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës e Hasan Prishtinës, duke u kujdesur për veti, për bashkim kombëtar, në rand të parë fqinjët, na hynë në hak duke na i rrëmyer tokat tona stërgjyshore, dhe për atë rrëmbim e patën në fillim edhe bekimin e gjshatë Fuqive Evropiane ( Anglisë, Francë, Rusisë (Antantës) dhe Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë –Shtetët e Boshtit) në Berlin më 1878.
Zamkonisht historianët që janë thelluar në hulumtimin e arkivave kanë hasë në argumente se në lëmin e bashkimt kombëtar, në rend të parë ka penguar okupatori osman, i cili kombin tonë të fundit e “çliroi” nga prangat, natyrisht kur iu vu laku në fyt, si pasojë e luftës sonë të drejtë. Natyrëshëm nëse gërmohet historia jonë, e shekullit XIX-të, del sheshit se Stambolli me një sy ndryshe e ka shiquar Vilajetin e Kosovës, me një sy ndryshe e ka shiquar Vilajetin e Shkodrës, Janinës dhe Manstirit, por që Shefqet Dergut Pasha më “ËRRËFIN” e tij më 1910, i dha fund mundësisë se do të krijohet një Shqipëri indipedente, pa një ndihmë nga Evropa, e cila ndihmë mungoi tragjikisht në momentin vendimtar më 1913 në Londër. Së këndejmi, lufta për shtet Kombëtar rinis në Vlorë më 28 XI 1912 dhe ende nuk konsiderohet e mbaruar. Së këndejmi, mbi këtë plagë çka i duhët “Shteti Islamik” Kombit shqiptar në zemër të Tiranës. Kujtoj dhe gjykoj se Shteti Bektashi është një atentat special për ta kthyer shqiptarinë atje ku nuk ka qenë kurrë, dhe është e pafalëshme që kjo sajesë të analigjohet me shtetin e Vatikanit.
Plaga shqiptare më 28 XI 1912 e gjeti diagnoza por jo ilaqin
Së këndejmi peshës së okupatorit për të na mbajtur në robëri më 1912/13 iu bashkun edhe gjashtë fuqitë e lartëshënjuara, sepse na ndanë me gërshërë në Londër, natyrisht duke na e pranuar një Shqipëri që u quajtë Londoneze e që ne shqiptarët duhet ta quajmë Shqipëria Bregdetare, sepse Shqipëria Kontinetale e tëra mbeti në robëri (Vilajeti i Manstirit, Vilajeti i Kosovës), ndërsa Vilajeti i Jninës edhe pse kishte dalje në det, e drejta nuk u përfill , që të mbetët pjesë e Shqipërisë Bregdetare. Po mbi këto realitete në Vilajetin e Kosovës, ku popullsia shqiptare ishte shumë vitale gati për një dhekull nuk pushoi lufta për ‘çlirim dhe bashkim me Shqiptërin. Pra nga ajo kohë, kur na ndanë tragjikisht në Londër, ne jemi në lëvizje për ta gjetur “tarikatin” shpëtimtar. Në Vilajetin e Manstirit, me që popullsia ishte paksa e përzier, por me shumicë shqiptare ortodokse që në proces kohor u konvertua në maqedon , por që në dekadën e fundit është zgjuar nga “gjumi”, dhe po tregon shenja e guxim, që ta shpalosë origjinën e vet arbroro- shqiptare. I qoftë përpiekja e mbarë, por pa hien e Kryeministrit shqiptar i cili si ortodoks, me rreligjion që ka filluar të shkelë çdo normë kombëtare, po rrënon edhe atë pjesë që është ndërtuar.
Lidhur me këtë fenomen të “pafrymë”, sa i takon Shtetit Kosovës, së pari Edvin Kristaç Rama e pati shkel shumë keq ish Kryeministrin Akademik Isa Mustafa. Në vijim e paditi në gjyq Kryeministrin Gjeneral Ramush Haradini. Më në fund, e izoloi nga çdo anë: në BE dhe SHBA Kryeministrin Mr Albin Kurti. Mbi të gjitha e lejoi që masoneria islame e Beogradit, Moskës, Llozanës dhe Teheranit ta “thmeloi shteti Islamik Bektashi në Tiranë, i cili menjëherë ilegalisht ka filluar të emorjë edhe ambasadorë në Tiranë, Beograd, Moskë për fillim. Madje, ky “shtet” traband ka porositur një kontigjnet Sheriati dhe ligjësh që bazohën në te, e që tregon se puna ilagale për krijimin e tij, prapa shpinës kombit ka filluar shumë më herët….
Tani shtrohet pyetja: a është Edvin Kristaç Rama aktor apo baba Mondi faktor i shtetit infektiv Berktashi në Tiranë, sepse do të ngrisin kohë edhe sekta të tjera, madje edhe rreligjione. E vërteta Edvin Kristaçi, nuk dihet me urdhër të kujtë shkeli me këmbë të infektura mbi varrin e vllazërve të mdhenjë shqiptar bektashi: Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Po të ishin gjallë, e them me përgjegjësi morale se Abdyli do ta kryente rroli e Avni Rrustemit ndaj Esat Pashës së Dytë Edvin Kristaç Ramës. Nuk e di, nuk jam poet, por Naimi dhe Samiu këtë akt të turpshëm do ta gjykonin, (sidomos Samiu) me aktin më të rëndë ndaj njeriut me vraje publike.
Po kush e ideoi shtetin Bektashi në Tiranë
Po kush e ideoi shtetin Bektashi në Shqipërinë e vogël, të varfur e të rraskapitur nga politika korruptive prej së cilës sikurse Natanjahu, Edvin Kristaçi provon ta kthej VËMENDJËN andej kah nuk rrjedh lumi. Edhe më konkret, nga kultura injorante për t` u arratisë nga toka e ëmbël arbrore gati një e treta e popullsisë, Edvin Kristaçi po provon të organizojë spektakël vizatimor- shtet islamik Bektashi. Si duket, Edvin Kristaç Rama provon ta luaj rrolin e A. Vuçiqit i cili lufton për INTEGRIM të çdo serbiani, ndërsa Kristaçi “jonë”, provon ta DEZINTEGROJË edhe më tepër Shqipërinë Etnike edhe ashtu të dezintegruar nga tradhtitë ordinere; nga pazaret e Fuqive dhe nga intrigat e rreligjioneve për brenada dhe jashtë, të cilat në kohën e fundit kanë marrë hov për ta kthyer historinë me kokë teposhtë drejtë grëminës. E nuk do t` ia arrini a kurrë.
Pse nuk reagon Presidenca në Tiranë dhe Prishtinës është pyetje e ditës kudo nepër shtëpitë shqiptare. Madje, pse nuk reagon Akademia në Tiranë dhe Prishtinë.Pse nuk reagojnë partitë politike në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë dhe diaspora në tërë botën, sepse nëse heshtim dhe na hynë kanalizimi në brendi të shtëpisë, reagimi me vonesë është tragjedi e dyfisht. Së këndejmi shtrohet edhe një pyetje: Pse nuk reagojnë shtetet mike të Shqiptarëve dhe a ka shenja se ky shtet do ta marr vizën e pranimit nga Andora e Vatikani. Mbi të gjitha, kush do ta pranojë “shtetin e ri”, dhe cila do të jetë përgjegja e Ushtrisë Shqiptare.
Shqipëria sot, më shumë se kurrë më parë duhet gjurmuar rrugën e Kombit, e cila na bashkon në të gjitha fushat, por pa e dëmtuar asnjë komb tjetër që nuk është si ne. Po të jemi realist, Shqipëria me krijesën (sajesën) shtetërore hibride në Tiranë me ngjyrë rreligjioze është venë në rrezik , aq më parë kur intelektualët po heshtin, ndërsa politikanët po lansojnë urrejtje ndaj njëri tjtrit dhe kështu mozaiku i Botës shqiptare për bashkim është vënë në rrezik të nivelit lartë.
Shqipëtaria të organizojë Kongres kombëtar me pyetja: ku ishim, ku jemi dhe kah të shkojmë?
Shumë burra shteti nepër Evropë nga koha e Napolenon Bonapartit (fillimi i shekullit XIX) okupimet e vendeve të huaja, nuk i kanë quajtur ndryshe përpos “ÇËSHTJE INTEGRIMI”. Së këndejmi, Edvin Kristaçi i Tiranës më 2024, duhet mësuar nga këshilltarët se si ka përfunduar në “ çështjet e integrimit” Bizmakrku, e si Hitleri, i cili sidomos më 1940 e kishte përball Mollotovin, të cilit në prapavi i qëndronte Stalini. E vërteta Stalinit kurrë nuk e pelqente rendin e Versajit (1919). Në këtë rrafsh, prova për një burr shteti që meton për të fituar famë e respekt, është që t` i sistemoi interesat afatgjata duke organizuar pushtet horizontal dhe vertika matematikor. Prandaj, me që Kushtetuta e Shqipërisë nuk pranon asnjë lloj konfederate apo federate, atëherë kush duhet për të shkuar në përgjegjësi me rastin e dezintegrimit të shtetit shqiptar, sado thermi e vogël të jetë “shteti” kontrabandë Bektashi i Baba Mondit. Në këto rrethana, Edvin Kristaçi kujtë do të provojnë për t1 ia mveshin fajin nesër, kur t` u ngushtohet rrethi i peshës së gabimit historik, nëse Shqipëria është shtet ligjor. Së këndejmi, po e sjellë një informatë për herë të parë në shkrimet tona kombëtare, jo për të treguar die, por për të dëshmuar se kur matesh me hien tënde është lehtë, por kur matesh me hien e të tjerëve, atëherë hieja nuk të del kurrë në terezi si dëshiron. Kështu: “Abdyl Frashëri që ishte mendjamadh dhe i nënçmonte ata me të cilët takohej në rrugën për në Berlin. Ky njeri, është kah kujton se është në Klubin e Bektashinjëve, e jo në shpellën e ujqëve. Prandaj i duhët një kujdes në të folur po edhe në përgjegjësi. Së këndejmi, Abdyl Frashëri nuk ka kulturë që të kërcnohet edhe me luftë në asnjë zgjidhje, për ta rrealizuar kërkesën kombëtare për shtetin shqiptar, kuptohet me këtë dyzen dhe tentena okolla çafe, që “dëshmon” dhe provon për të treguar se është notabël si një Grof i Vajmarit”!. (Shkrim konfidencial i diplomatit austriak, i cili më 1866 nuk u pajtua me “integrimin e Wjenës me Berlinin”. Dok. në A. 1879, dhjetor, i shkruar me dorë, për pasojat e Jetës së muhaxherëve dhe nivelin e kërkesave diplomatike në koluartët e Berlinit.). E vërteta, Abdyl Frashëri si “dipomat i parë shqiptar” që shkelë në Evropë, nuk i interesonte zbatimi i parimeve e as modifikimi i tyre në bisedime. E ky pozicion vinte nga realiteti se Bektashinjët sado që dukën të civilizuar, pozicioni i tyre se janë shtresë e zgjedhur, i plason në safin e dytë apo të tretë të fuqisë, ashtu si e solli vetën Mollotovi në nëntor 1940, jo për fajin e tij por për kokfortësinë e Stalinit, sepse nën “lëkurë” e kishte të projektuar që me Gjermanin po “lidhim paqe” (mos sulmim) por në esencë ishte i gatëshëm që ta pengojë çdo ekuilibër që e dikton Berlini. Mu për këtë pozicionim Moska dhe Londra empirike deduktive u gjetën shumë shpejtë në një vijë gjeometrike ku çdo potez është aksiomë, sepse është analizuar detalisht. Lidhur me këtë duhet analizuar edhe poziconin e Enver Hoxhës më 2 dhjetor 1945 në bisedimet me diplomatët amerikanë dhe britanikë për çështjet strategjike shtetërore. E unë kujtoj se Baba Mondi nuk e ka përvojnë e Abdyl Frashërit. Ndërsa Edvin Kristaçi nuk e ka triumfalizmin e Enver Hoxhs 1945. Prandaj, “shteti i tyre katrahurë”, duhet të mbetët si një përpiekje për t` i maskuar hallet e dikujtë, qoftë në Shqipëri apo jashtë saj, por që si ide pushon në muze.
Shkrimi i kushtohët: Prof Ukshin Hotit, Mr Halil Alidemës dhe UÇK-ës!