Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!

Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!
Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!

Florim Zeqa

  • 30 September 2024 - 08:37

Shkruan: Florim Zeqa  

Pasi kaluan dy muaj pa asnjë shkrim të botuar, i shkrova një gazetari, cila mund të jetë arsyeja e mos botimit të shkrimeve të mia në gazetë: "Më vjen shumë keq, nuk jam në dijeni për arsyen, por pronari i gazetës na ka dhënë urdhër për mos botimin e shkrimeve tua"!

E pabesueshme, por e vërtetë

Kjo ishte përgjigjja e gazetarit pas kërkesës sime për sqarim, pse nuk po botohen shkrimet e mia në gazetën "X"!

Vërtetë u ndjeva keq për nivelin në të cilin kishte rënë mediumi me të cilin e kalova një dekadë e gjysmë bashkëpunim!

Ndjejë keqardhje jo për pronarin e gazetës, por, për gazetarët që janë të detyruar të punojnë si skllevër dhe për lexuesit e mi të rregullt që nuk do të më shohin më në ballinat e portalit të gazetës, e cila, kur dikur ishte e printuar në Kosovë, i kam me qindra shkrime në ballinat e saj, të ruajtura me nostalgi në arkivin tim personal!

Vërtetë është për keqardhje rënja e mediumit në një nivel kaq të ulët dhe të mjerë pas diktaktit të pushtetit diktatorial të instaluar në Kosovë!

Një medium serioz dhe i pavarur nuk bie kaq lehtë në këto nivele!

Si do që të jetë, le të mbetet në ndërgjegjën e pronarit të gazetës!

Mesazh për gazetarët dhe qytetarët

Një fjalë e urtë gjermane thotë: "gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe", që do të thotë, roli i medieve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm.

Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenie aktive politike, duke i shprehur lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, i krimit dhe vjedhjes së organizuar të buxhetit të shtetit nga pushtetarët.

Gazetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e heshtjes, por të reagojë zëshëm kundër padrejtësive të kohës dhe diktatit të ushtruar ndaj tij!

Edhe përkundër mbylljes së një gazete online disa portaleve mercenare, unë do të vazhdoj punën me pavarësinë time autoriale në shkrime dhe analiza politike në shërbim të shtetit dhe qytetarëve (mërgimtarëve)!

Respekt mediumeve të pavarura që i qëndrojnë besnike misionit fisnik të informimit të drejt dhe të lirë të qytetarëve!

Nuk ka forcë që e ndalë fjalën e lirë!

Poshtë servilët e pushtetit!

Poshtë mediat mercenare!

Poshtë diktatura e proletariatit!

Rrofte liria mediatike në shtetin e Dardanisë Antike!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".