Situata reale në lidhje me Kosovën është shumë më e mirë gjatë administrimit të SHBA-ve nga Joe Biden

Situata reale në lidhje me Kosovën është shumë më e mirë gjatë administrimit të SHBA-ve nga Joe Biden
Situata reale në lidhje me Kosovën është shumë më e mirë gjatë administrimit të SHBA-ve nga Joe Biden

Gani Qarri

  • 01 October 2024 - 07:05

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Realisht, pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, pritet të ndryshojë shumëçka, përfshi edhe përfaqësimin e SHBA-ve në Kosovë dhe Serbi, ku Hovenier e ndoshta dhe Hill, si përfaqësues të përkohshëm, njëjtë si ish emisari proserb Gabriel Eskobar, mund të mos jenë më ambasador në Ballkan, ndërsa synimet e Kosovës për lidhjet me Amerikën dhe anëtarësimin në organizatat euro-atlantike, janë dhe mbeten përpjekje afatgjata, të cilat vazhdojnë edhe pas ikjes së ambasadorëve Hill e Hovenier!

 

-Në anën tjetër, ngjallë dyshim dhe frikë, rikthimi i Richard Grenellit në pozita të larta zyrtare, i cili gjatë gjithë kohës, edhe pas humbjes së zgjedhjeve të kaluara nga Doinald Trump, dhe humbjes së detyrës si i dërguar special i Trumpit, për bisedimet Kosovë-Serbi, ai ka vazhduar të ruaj kontaktet në vijimësi me krerët e shtetit serb dhe presidentin Vuçiq,

Por duke u nisur nga fakti se Grenell nuk është i pranishëm pothuajse në asnjë nga fushatat e mëdha elektorale të Donald Trumpit, nuk besojë se historia e pozitave të tij, në hierarkinë e administratës së SHBA-ve do të përsëritet, megjithatë urojë para së gjithash, që presidente e re e SHBA-ve të jetë Kamala Harris, përndryshe sido që të ndodhi në votimet e nëntorit, nga cilido kandidatët që do ti fitojë zgjedhjet, besojë se do të ketë ndryshime të mëdha, si në administratën e brendshme të shtetit, ashtu edhe në përfaqësimin e jashtëm të SHBA-ve.

Një gjë që na prek, neve si shqiptar dhe qytetar të një shtetit të vogël, me shtetndërtim ende të pa rrumbullaksuar botërisht, është fakti se megjithëqë Serbia mbetet një shtet që ka prodhuar në vijimësi destabilitet dhe shkaktuar jo një, por disa konflikte gjithandej në rajon, e cila edhe sot qëndron në krah të Rusisë dhe përpiqet pareshtur të nxisë destabilizimin e Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, ajo përveç bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, ka nënshkruar kontratë për projekte të ashtuquajtura të pasurive të paluajtshme edhe me firmën e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për "rivitalizimin" e kompleksit të shkatërruar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, të shkatërruar më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s.

Kohë pra, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq gjen guximin ta shfrytëzoj botërisht edhe Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që para syve të gjithë botës, ta dekoroi ambasadorin rus, me arsyetimin se Rusia nuk e paska votuar rezolutën mbi gjenocidin serb të Srebrenicës!

Kështu që, derisa shihet qartë se Serbia jo vetëm që nuk anon kah perëndimi, por edhe qëndron me këmbëngulje në krah të Rusisë dhe Kinës, habit fakti se si Perëndimi vazhdon ta anashkalojë Kosovën duke e ndëshkuar edhe me masa shtrënguese dhe dëmtuar, tash e gati një vit, pa asnjë të drejtë kur dihet mirëfilli se Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar asnjëherë, asgjë më tepër, se sa ruajtjen e sovranitetit territorial dhe vendosjen e rendit e të ligjit në territorin e vendit të vet, gjë që e bëjnë të gjitha shtetet sovrane e të pavarura, siç e bënë pa dyshim edhe vet SHBA.

Andaj siç e dimë të gjithë, jo vetëm gjatë administratës së z. Donald Trump, por deri para dy vitesh, situata përveçse nuk ishte aspak e mirë, veçanërisht në veri, ajo ishte tepër e rëndë për të mos thënë edhe katastrofale nga aktet e bandave kriminale serbe.

Madje sipas deklaratave të sapo-emetuara të Ministrit të Brendshëm z.Sveçla, me rastin e arrestimit të ish policit të Kosovës, Dejan Pantiç më 10 dhjetor të vitit 2022 në pikën kufitare në Jarinje, për shkak të organizimit të aktit terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut dhe sulmit ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe ata të Policisë së Kosovës, megjithëse MPJ kishte huazuar edhe një helikopter me qira për ta transferuar të arrestuarin Pantiq, në jug të Mitrovicës, ngase rrugët ishin bllokuar me barrikada nga kriminelët serb, vet Komandanti i KFOR’it italian nuk e kishte lejuar as helikopterin të transferonte Pantiqin në stacionin policor.

Ndërsa sot është gjendje krejtësisht tjetër jo vetëm në veri, por Kosova tash e gati një vit gëzon edhe liberalizimin e vizave dhe ka rivendosur sovranitetin e plotë në të gjithë cepat e vendit, përfshi edhe veriun ku ka munguar, për më tepër se dy dekada, ka arrit ta luftojë me sukses korrupsionin dhe krimin e organizuar edhe në pjesët e tjera të vendit, si dhe po avancon në të gjitha drejtimet, veçanërisht në përgatitjen dhe forcimin e mbrojtjes dhe pajisjen e ushtrisë së Kosovës, me mjetet më bashkëkohore luftarake, gjë që nuk mund të paramendohej në kohën e administrimit të Donald Trumpit, madje në marrëveshjen e asaj kohe, Serbia u bë hisedarë edhe në Ujman, gjë që nuk ka ekzistuar as në kohën e sundimit të Kosovës nga regjimi komunist jugosllav.

Sipas mendimit tim, deklaratat e Grenellit, janë më tepër për konsum politik, në fushatën parazgjedhore në Amerikë, ndërsa situata reale në lidhje me Kosovën, përkundër disa ngecjeve, apo keqkuptimeve, besojë tejkaluese, është shumë më e mirë gjatë administrimit të SHBA-ve nga Joe Biden, ndaj bazuar në përpirësin aktuale të zonjës Harris dhe veçanërisht në qëndrimet e zëvendësit aktual të Trumpit, James Donald Bowman i cili ka tre fëmijë, një kohë ishte edhe kundër abortimit, si dhe i bie fort idesë së forcimit dhe vazhdimësisë së familjes tradicionale amerikane, nuk besojë se, të paktën ai, do të pajtohet që një njeri si Grenell, të bëhet pasqyrë e Amerikës, në përfaqësimin e SHBA-ve në botë.

Pra përveç ambasadorëve Hill e Hovenier,si përfaqësues të përkohshëm, të cilët njëjtë si Eskobari, nesër mund të përfundojnë me detyrë dikund tjetër dhe të mos jenë më ambasador në Ballkan, po ashtu shpresojë shumë, që edhe Richard Grenelll të mos jetë më Sekretar i shtetit dhe maksimalisht të marrë një detyrë ambasadori apo ndonjë pozitë shumë më të ulët, nga ajo që kishte në të kaluarën.

Kurse raportet Kosovë-SHBA, të cilat nuk janë krijuar brenda dite, nuk mund të ndryshojnë as brenda nate, vetëm me deklaratat e një ish sekretari të përkohshëm si Grenell i cili thotë se Serbia dhe SHBA janë të lidhura me miqësi , apo ndonjë ambasadori mosmirënjohës, që megjithëse pritet përzemërsisht nga shteti dhe qytetarët e Kosovës, ai tregon muskujt dhe nuk dëshmon sado pak respekt!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".