Lexoni edhe:
Tendenca për ta margjinalizuar votën e diasporës do të ndikoj në interesimin e mërgatës për të votuar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Nisur nga përvoja e deritanishme parlamentare në Kosovën e pasluftës, euforia elektorale dhe grazhdi i gjerë politik, i partive më numerike në vend si dikur LDK, PDK e së fundmi edhe LVV, ka rastisë të katapultojnë për deputet edhe emra që nuk i ka njohur as lagja e tyre, se lëre më votuesit e Kosovës, njerëz që nuk kanë afinitet, parime as qëndrim deputeti si Rrahmani e Korenica dhe mu ata, pa asnjë meritë të bartin për 4 vjet, epitetin e shenjtë, të deputetit të popullit.
-Duke qenë se të tillë ishin edhe "ish" deputetët “famoz”, Eman Rrahmani e Visar Korenica, mandati i të cilëve nisur nga sjelljet e tyre egoiste, përveçse ka përfunduar, me këtë legjislaturë, besojë fort se, në të ardhmen, nuk do të jenë më, njëri as tjetri, deputet kurrë.
Madje ata duke e ditur veten në çfarë gjendje të mjerueshme politike janë, Eman Rrahmani, kishte zgjedhë të mbajë edhe konferencë për media, për ta "zyrtarizuar" vetveten, e jo dhe aq largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse njerëzit e këtij vendi, të vetëdijshëm se Kosova e shekullit XXI nuk mund të jetojë me halucinacionet mesjetare, bash askujt nuk i intereson puna e tyre.
Shto kësaj edhe iluzionin tjetër imagjinar, se tash e tutje, për të “fituar më shumë vota”, se që kanë marrë në kuadër të LVV-së, ata thanë se do të bëhen pjesë edhe e një koalicioni fiktiv, e me segmente pothuajse inekzistente politike, si të ashtuquajturat "Parti e Drejtësisë" së Ferid Aganit dhe AKR, e Behgjet Pacollit, që kanë dështuar totalisht në të gjitha drejtimet, duke rënë edhe në harresë të publikut.
Andaj me rrugën që kanë marrë, Korenica dhe Rrahmani, mund të bëhen vetëm hoxhallar periferish, apo të përfundojnë si pjesë rezervë, e Dardan Molliqajt, për tu shkarravitur me dëshpërim rrugëve, të Kosovës, me akte bastarde e delikuente për të rënë përdhunshëm në sy të njerëzve, sepse nuk do t`ua var më askush.
Për Rrahmanin dhe Korenicë, ky ishte mandati i fundit, i dhuruar pameritueshëm nga partia që i janë mveshur, për të bërë emër, ngase siç nuk i ka njohur kush, para se të katapultoheshin nga VV në deputet, do të harrohen pahetueshëm nga qytetarët dhe nuk do ta kenë më kurrë mundësinë, të votojnë as kundërshtojnë, nisma apo iniciativa, në emër të qytetarëve.
Agani as Pacolli, nuk kanë arrit ti ndihmojnë as vetvetes, për tu profilizuar suksesshëm në politikë, ndaj Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët, sigurisht bënë fort mirë, që u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, duhet të jenë të sigurt se i pret fat edhe më i keq se ai i PSD-së, dhe vetëm mund të sorollaten, por larg dhe jashtë objekteve të Kuvendit të Kosovës, të cilët neve na e kujtojnë edhe më shumë, se sa nevojë të madhe, ka Kuvendi ynë, për spastrim rrënjësor kuadrosh dhe riformatim të thellë e të gjithanshëm, për përfaqësim të njëmendtë dhe të denjë të qytetarëve të Kosovës.
Të qënurit pjesë e koalicionit me parti fiktive si ajo e "Drejtësisë" së Ferid Aganit, apo AKR’ e Behgjet Pacollit, nuk nënkupton ngritje, por rënie dhe dështim politik, njëjtë si ata, madje Rrahmanit e Korenicës nuk mund tu ndihmojë as demagogjia se gjoja pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike, kurse “Puna në Kuvend, pa Rrahmanin e Korenicën, do të zhvillohet edhe më mirë dhe do vazhdojë siç ka vazhduar deri më sot”, por fatbardhësisht, pa prezencën e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".