Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët

Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët
Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët

Nue Oroshi

  • 03 October 2024 - 11:26

Shkruan: Nue Oroshi

Rrëzimi i murit të Berlinit më, 9 nëntor 1989 ishte fillimi i bashkimit te dy Gjermanive në një shtet të përbashkët. Tani pritej vetëm mënyra se si do të ndodhte ky bashkim. Më, 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Unifikimit, me të cilin Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Republikës Federale – duke kapërcyer kështu ndarjen e Gjermanisë pas 45 vjetësh. Pse u bë ribashkimi në atë ditë?

Më, 23 gusht 1990, Dhoma Popullore e RDGJ-së e zgjedhur lirisht debatoi deri në orët e vona të natës për datën e duhur për ribashkim. Në fund, mbizotëroi një propozim kompromisi nga CDU, DSU, FDP dhe SPD. “Dhoma Popullore deklaron aderimin e RDGJ-së simbas  Ligjit Themelor të Republikës Federale të Gjermanisë në përputhje me nenin 23 të Ligjit Bazë ne fuqi nga 3 tetori 1990”, thuhej në rezolutë. Supozohej se deri në këtë datë do të përfundonin diskutimet për marrëveshjen e bashkimit. Më, 2 tetor 1990, ministrat e jashtëm të “Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë” u takuan për t'u informuar për rezultatet e negociatave.Për të parandaluar kolapsin ekonomik të RDGJ-së, të dy shtetet duhej të ribashkoheshin të nesërmen - një të mërkurë.

Në Traktatin e Unifikimit të 31 gushtit 1990, neni 2, fjalia 2 thotë: “3 Tetori është festë publike si Dita e Unitetit Gjerman”. Traktati gjithashtu parashikonte, ndër të tjera, se Berlini ishte kryeqyteti i të gjithë Gjermanisë. Natën e 2-3 tetorit 1990, qindra-mijëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së Reichstag-ut dhe rreth Portës së Brandenburgut në Berlin dhe festuan pranimin e RDGJ-së në Republikën Federale. "Për herë të parë, ne gjermanët nuk jemi një pikë grindjeje në axhendën evropiane. Uniteti ynë nuk iu detyrua askujt, por u ra dakord në mënyrë paqësore," tha presidenti i atëhershëm federal Richard von Weizsäcker.

 

Po ne Shqiptarët kur do të bashkohemi?

 

Gjermania tash i beri 35 vjet nga rrëzimi i Murit te Berlinit më 9 nëntor 1989, dhe 34 vjet nga bashkimi i dy Gjermanive në një shtet të përbashkët më 3 tetor 1990. Por shtrohet pyetja se a bën këtë gjermanët me angazhim, punë përkushtim apo me rrahje gjoksi, e ngritje koke lartë se kush jemi ne?! Unë mendoj se Gjermania e zgjodhi rrugën e parë. Duke punuar shumë për vendin e tyre e ngritën ekonominë e tyre, duke u angazhuar politikisht ia arritën që të bindin edhe kundërshtarët e tyre se bashkimi i dy Gjermanive është i domosdoshëm. Kjo tregon qartë se gjermanët e duan vendin e tyre jo me fjalë por e duan me shpirt, zemër e angazhim duke punuar natë e ditë për ecjën përpara të Gjermanisë. Po ne shqiptarët ku jemi?! Pse nuk angazhohemi bashkarisht dy shtetët shqiptare që ta bëjmë një projekt të përbashkët ku Parlamenti i Kosovës ta shpallë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kjo datë mund të mos jetë 28 Nëntori, kjo datë mund të mos jetë as 17 Shkurti por një datë që do të zgjidhet bashkarisht nga të dy shtetët dhe të miratohet nga Parlamenti i Republikës së Kosovës,natyrisht se para këtij vendimi duhet ndryshuar edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është ardhur koha që ne shqiptarët ta duam vendin tonë. Kur ta duam vendin, të largojmë nga mendja xhelozinë me njëri-tjetrin,luftën e pistë politike kundër njëri-tjetrit, si dhe të angazhojmë koka te mençura dhe te ditura që nuk i mungojnë as Shqipërisë dhe as Kosovës që ta bëjnë një projekt të përbashkët se cila është rruga e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe si duhet ti bindim edhe miqtë tanë Evropian dhe Amerikan për bashkimin e shqiptarëve. Kjo nuk mund të arrihet më këngën dy  milion jem që e hamë bukën për dyqind, e kapim pushkën derisa ju vdiqnin qytetarët shqiptarë të internuar  në Lushnjë, Tepelenë, Spaq dhe shumë vende të Shqipërisë për një mungesë ilaqi, e as me moton tjetër duke mohuar kombin shqiptar dhe duke u quajtur komb kosovar. Kjo nuk mund të arrihet as duke përqafuar mënyren e jetes të mentaliteteve   aziatike e karpatiane por kjo do të arrihët vetëm duke e dashtë vendin tonë.

Kjo do të arrihet vetëm duke punuar me përkushtim natë e ditë për ta bërë Shqipërinë- Shqipëri. Jam i bindur se mençuria,dituria dhe dëshira për ta bërë bashkimin e kombit shqiptarë në një shtet të përbashkët është në mendjën dhe shpirtin e çdo shqiptari atdhetar. Duhet ndryshuar vetëm mentaliteti politik i ne shqiptarëve. Ky mentalitet ndryshohet me politikanë të rinj të cilët në politikë hynë me moton të punojmë për vendin tonë e jo ta vjedhim dhe shkatrrojmë atë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".