'Një serb në Novobërdë rrah nënën'

'Një serb në Novobërdë rrah nënën'
'Një serb në Novobërdë rrah nënën'

Gezim Mekuli

  • 05 October 2024 - 08:31

Shkruan: Gëzim Mekuli

Titulli i mediave të Prishtinës: "𝐍𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞𝐫𝐛 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐨𝐯𝐨𝐛𝐞̈𝐫𝐝𝐞̈ 𝐫𝐫𝐚𝐡 𝐧𝐞̈𝐧𝐞̈𝐧" na bën të ndalemi për të reflektuar jo vetëm mbi lajmin, por mbi mënyrën se si ky lajm është dhënë. Në një shoqëri ku media duhet të jetë zëri i drejtësisë, i së vërtetës dhe i paanësisë, ky titull përçon një mesazh të rrezikshëm dhe tepër të gabuar.

𝐏𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐫𝐚𝐬𝐭?

A është përkatësia etnike e dhunuesit një faktor përcaktues për krimin? 𝐃𝐡𝐮𝐧𝐚 është një akt i neveritshëm që s’ka të bëjë me kombësinë e as etninë e dikujt. Një nënë e rrahur është një tragjedi njerëzore, një dhunë që prek njeriun si qenie, dhe jo një etni të caktuar. Lidhja e krimit me etninë apo përkatësinë kombëtare është 𝐢𝐫𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞, duke mbjellë përçarje dhe urrejtje midis komuniteteve.

Të dashur lexues,

𝐑𝐚𝐜𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 është një nga manifestimet më të ulëta të keqpërdorimit të fjalës së lirë. Kur media përforcon stereotipe dhe i jep ngjyrim etnik një akti kriminal, ajo në mënyrë indirekte legjitimon një lloj 𝐟𝐚𝐬𝐡𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤, i cili e gjeneron urrejtjen dhe përçmimin. Një media që tregon me gisht "tjetrin", thjesht për të qenë i "ndryshëm", nuk është aspak më e mirë se propaganda jugosllave apo ajo hitleriane. 𝐍𝐠𝐣𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞, dhe vetë media, në këtë kontekst, bëhet bashkëpunëtore e ndasive sociale dhe etnike.

𝐆𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, 𝐞 𝐫𝐨𝐛𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐢𝐧𝐣𝐨𝐫𝐚𝐧𝐜𝐚, bie në grackën e të njëjtave stereotipe që duhej të luftonte. Në vend që të demaskojë politikat serbe të errëta dhe të shtypura që kanë përgjakur Ballkanin, ajo synon "𝐠𝐨𝐦𝐚𝐫𝐢𝐧" dhe lë pas dore problemin e vërtetë: politikat destruktive të Beogradit, akademitë serbe që promovojnë nacionalizmin dhe qeverinë e Tiranës që nuk mbronë dot as qentë endacak të mëhallës së vet.

Të nderuar lexues,

𝐒𝐚𝐭𝐢𝐫𝐚 𝐤𝐞̈𝐭𝐮 𝐧𝐚 𝐦𝐞̈𝐬𝐨𝐧 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚:: Njeriu që ushtron dhunë nuk ka kombësi. Ai nuk është as "serb", as "shqiptar", por një produkt i një sistemi që dështoi në edukimin dhe mbrojtjen e vlerave humane. Gazetaria që i jep emër dhe fytyrë etnike dhunës është vetë viktima e 𝐢𝐧𝐣𝐨𝐫𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭.

Në fund, media jonë, gazetaria jonë shqipe pra, duhet të ketë guximin të thotë 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈𝐧: problemi i vërtetë nuk është tek qytetari i thjeshtë serb apo shqiptar, por tek politikat serbe dhe akademitë serbe që e përdorin dhunën dhe ndasinë etnike si një mjet për të kontrolluar dhe përçarë popujt e Ballkanit. Gazetarët duhet të luftojnë për një gazetari të lirë dhe profesionale, e cila nuk bie pre e ideologjive përçarëse dhe urrejtjes së pakuptimtë.

Me këtë lloj lajmi, nuk edukojmë brezat e rinj; përkundrazi, ne i ushqejmë ata me urrejtje, duke mbjellë farën e përçarjes për brezat që vijnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".