Lexoni edhe:
Duhet t’iu qëndrojmë pranë miqve dhe t’i dëgjojmë rekomandimet, në të kundërtën na pret theqafja e madhe politike
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Nuk besoj, se më këtë qasje të deritashme mund të arrihet zgjidhje finale. Ky dialog i proklamuar si teknik kaherë është dasht të përmbyllet.
-Po, ky dialog qe ia dhanë Serbisë, ia dhanë edhe shpresën për një manovrim politik, pra të tentojë ta kthej dialogun për status.
Natyrisht, se është ditur se Serbia do të bëj lojëra tjera, pra përmes këtij dialogu të përfitoj minimumin themelimin e një 'Republike të vogël serbe në Kosovë'.
Mendoj se me ndërrim të përfaqësuesit të Bashkimit Europian në dialog arrihet ajo që dëshirohet. Dihet se BE dhe SHBA do ta përmbyllin dialogun me themelimin e asociacionit, tjerat aspak nuk kanë rëndësi. E kjo i konvenon Serbisë që me asociascionin me vazhdu lojën dhe luftën për Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".