Të korruptuarës së të gjitha pushteteve Mimoza Kusarit, duhet t’i merret imuniteti i deputetes dhe të shkarkohet sa më parë

Të korruptuarës së të gjitha pushteteve Mimoza Kusarit, duhet t’i merret imuniteti i deputetes dhe të shkarkohet sa më parë
Të korruptuarës së të gjitha pushteteve Mimoza Kusarit, duhet t’i merret imuniteti i deputetes dhe të shkarkohet sa më parë

Florim Zeqa

  • 11 October 2024 - 07:17

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Të korruptuarës së të gjitha pushteteve përfshirë edhe këtë të fundit, duhet t’i merret imuniteti i deputetes dhe të shkarkohet sa më parë në Kuvendin e Republiks së Kosovës për rrezikim të interesit shtetëror.

 

-Bisedat e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari - Lilës me Radoiçiqin duhet të jenë në agjendat e Prokurorisë së Shtetit dhe jo vetëm. Për këtë rast duhet të ngritet e alarmi nga të gjitha institucionet e sigurisë shtetërore, filluar nga AKI-ja për të zbuluar detajet e bisedave të vartëses së Albin Kurtit, përkatësisht Shefës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radoiçiqin dhe Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Duhet të zbulohet çdo detaj i këtyre bisedave për të nxjerrur konkluzionin për pasojat që mund të ketë Kosova në të ardhmen e afërt, pasi rasti i Bajnskës mund të jetë vetëm një model për sulme të tjera akoma më të fuqishme ndaj tërësisë territoriale të Kosovës.

Nëse hetimet e prokurorisë dhe organeve tjera të sigurisë e vërtetojnë që këto biseda kishin qëllim të caktuar ndaj Kosovës, të gjithë ata që qëndrojnë të involvuar pas kësaj bisede duhet të përballen me organet e drejtësisë kosovare.

Është e rëndësinë, që pas hetimeve të plota të bëhen transparente për opinionin publik të gjitha detajet e bisedave mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kusari - Lilës me Radoiçiqin, të akuzuarin kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA-së.

Në këtë situatë, Kusari Lila nuk ka kredibilitet dhe as nuk duhet ta ketë imunitetin për të mbajtur pozitën e deputetes e cila i ka dëmtuar interesat e Kosovës.

Ndërsa sa i përket udhëheqjes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, është Albin Kurti, ai që duhet të disnacohet nga aleatja e tij në koalicon dhe ta shkarkon menjëherë nga pozita e Shefës grupit parlamentar të LVV-së.

Ndryshe, heshtja e kryeministrit Albin Kurti në këtë rast të ndjeshëm për vendin, e bën përgjegjës atë dhe partinë që ai drejton!

Imazhi i shtetit para imazhit personal dhe partiak!

Vepro Albin sa nuk është bërë vonë!

Të paktën vërtetoje pastërtinë personale!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".