PYKAT E SERBISE NDAJ KOSOVES – POLITIKANET KARRIERIST SHQIPTAR JANE DUKE JA GERRYE TEMELET SHTETIT!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Ismail Muçiqi.
Askush nӫ Kosovӫ nuk ka menduar se ky soj i klasës politike do tӫ luaj me ndjenjat e popullit duke krijuar pӫrqarje pӫrmes formave mӫ tӫ ndryshme duke ngritur tensione pӫr ti rrezikuar marrëdhëniet ndӫrnjerӫzore ndӫrmjet Shqiptarëve. Populli i Kosovӫs nuk e meriton tӫ përfaqësohet nga kjo politikӫ qorre e liderӫve tӫ partive politike klaneve dhe grupeve tӫ interesit tӫ cilӫt kanӫ arritur nӫ pikӫn mӫ tӫ ulët tӫ besimit karshi qytetarӫve. Raportet ndӫrmjet deputetӫve dhe gjuha e komunikimit pasqyron gjendjen e mjerueshme e cila e ka kapluar kete institucion parlamentarӫ. Opinioni Kosovarӫ ӫshtӫ shumӫ i shqetӫsuar dhe shumӫ i brengosur me kӫtӫ atmosferë destruktive pa asnjӫ element tӫ kulturӫs politike dhe tӫ edukatӫs tӫ njeriut nӫ Institucionet e Shtetit.
Propaganda Serbe e Beogradit nӫ vazhdimӫsi ka depӫrtuar thellӫ nӫ poret e grupeve tӫ caktuara si nӫ mediume n/jӫ ashtu edhe nӫ kuzhinat e disa partive politike. Kjo po shihet edhe kӫto ditӫ ku emri i Radoqiqit ӫshtӫ bӫrӫ temӫ mbi tema duke u pӫrfolur me ditӫ dhe javӫ tӫ tӫra si nӫ mediumet informative, pӫrmes pseoudoanalistave tӫ dӫshtuar nӫ tӫ gjitha pikӫpamjet, njӫashtu edhe nӫ Institucionin mӫ tӫ lartӫ – nӫ Parlamentin e Kosovӫs. Politika Serbe e rafinuar pӫrmes formave konspirative po bӫnӫ pӫrpjekje tӫ krijoj kaos
nӫ Institucionet e Shtetit, duke tentuar ti pӫrqajӫ krerӫt e Institucioneve, partitӫ politike dhe tӫ gjitha poret e organizimit tӫ jetӫs nӫ Kosovӫ. Kӫtӫ situatӫ shumӫ tӫ rrezikshme pӫr vendin nuk janӫ nӫ gjendje ta kuptojnӫ njerëzit tӫ cilӫt qӫ nga pas lufta
janӫ pjesӫ e politikӫs qorre e tӫ cilӫt kanӫ dështuar nӫ tӫ gjitha pikӫpamjet pӫr ta ndӫrtuar Shtetin. Po kӫta tӫ njëjtit politikaj qӫ defilojnë qӫ nga pas lufta nӫ politikӫn Kosovare janӫ pӫrgjegjӫsitӫ kryesorӫ pӫr tӫ gjitha tӫ kӫqijat qӫ i ndodhӫn vendit.
Raportet ndӫrnjerӫzore tӫ cilat vijnӫ dhe janӫ rrjedhojӫ e tӫ ashtuquajturave parti politike klanore pa zgjedhur mjete janӫ ngritur nӫ kӫmbӫ duke luajtur me kartӫn “pseudopatriotike” pӫr tu rikthyer nӫ pushtet. Ky sojӫ i politikanӫve pa integritet asesi nuk
po mund tӫ lirohen nga epshet karrieriste, mu nӫ prag tӫ zgjedhjeve nacionale tӫ 9 Shkurtit tӫ cilat do tӫ organizohen nӫ Kosovӫ. Retorika fallco tani ka depӫrtuar nӫ Parlamentin e Kosovӫs ku po kӫta tӫ njӫjtit deputet po mundohen tӫ promovohen se kush ka folur me Radoiqiqin emri i tӫ cilit ӫshtӫ bӫrӫ mollë sherri nӫ politikӫn Kosovare. Kjo klasӫ e cila ӫshtӫ rreshtuar nӫ politikӫ po luan me ndjenjat e qytetarӫve duke shpifur nӫ mӫnyrӫn mӫ tӫ pa skrupullt ndaj njӫri tjetrit. Nӫse vazhdon kjo mendӫsi dhe kjo patologji e sëmur ekziston rreziku qӫ raportet ndӫrnjerӫzore nga familja deri tek Institucionet mӫ tӫ larta tӫ Shtetit tӫ përkeqësohen apo tӫ rrezikohen deri tek konfliktet individuale apo edhe mӫ gjerӫ. Kӫto fenomene tӫ mjerimit nӫ politikӫn Kosovare po ndodhin nӫ kohӫn kur Bota po pӫrballet me sfidat mӫ tӫ ndryshme tӫ Sigurisë Globale e cila ӫshtӫ para njӫ katastrofe pӫr njerëzimin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".