Doli përsëri në shtypin e shkruar gazeta 'BULEVARD' e Artur Llanës
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder KAPITI
Ka dy javë që ka ridalë në shtypin e shkruar gazeta “bulevard” e botuesit Artur Llana, gazeta e lirë dhe e pavarur por edhe si media e guximshme për të demaskuar dhe për t’u përballur me të gjitha të këqijat korruptive dhe antipublike të politikës dhe të qeverisjes, si media antipolitike dhe e të vërtetave.Dalja e shkruar e kësaj gazete është mirëpritur ngas lexuesi dhe publiku sepse ishte mangësi në shtypin në Shqipëri një media si gazeta “bulevard”, pasi mediat dhe gazetaria në Tiranë janë të kapura nga politika, janë media të shitura te paraja e korrupsioni, janë media të xhveshura nga agjenda patriotike e kombëtare, dhe shumica pra janë media mercenare.
Dalja përsëri si media e shkruar e kësaj gazete të botuesit Z. Llana është mirëpritur nga lexuesi dhe publiku pasi kjo gazetë dhe Z.LLANA janë pëfaqësues dhe shëmbulli më i mirë, i saktë, i lirë, i pavarur dhe më i paanshëm në aspektin mediatik krahasuar me të tjerat, dhe pothuajse rrallë mund të gjëndet një gazetë e dytë në Shqipëri si “bulevard” në këto vite të tranzicionit , të cilin e shquan profesionalizmi dhe guximi intelektual për të thënë të drejtën dhe të vërtetën ashtu si është realiteti pavarësisht kërcënimeve, privimeve dhe kostos së lartë që botuesi LLANA ka “paguar” në përballje me pushtetin e shtetarët e cdo lloj qeverisjeje dhe me korrupsionin e padrejtësitë politike, korruptive e juridike të regjimeve të korrupsionit.Unë nuk po zgjatem më tej në këtë se cfarë konstatoj, por “bulevard” është gazeta antitezë me mediat e tjera të shkruara, si gazetë ndryshe në Shqipëri nga ato që paraqiten edhe sipas Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, Raport i cili paraqet gjëndjen e rëndë të mediave në Shqipëri ku po citojmë: “organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente….Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport. Dhe mbi gazetën “bulevard” dhe mbi botuesin e saj është e vërtetë se është ushtruar kërcënim dhe presion politik dhe korruptiv për t’ia mbytur zërin kritik dhe të së vërtetës. Urojmë suksese gazetës dhe botuesit të saj z. Llana.
Urojmë që edhe në Kosovë të dalë së shpejti në shtypin e shkruar Gazeta me e kerkuar dhe gjithkombëtare “KOSOVA SOT”, aq shumë autoritative,e besueshme,e lirë, e paanshme dhe më e lexueshme në Kosovë dhe më gjërë.