Opozita e tanishme ende mbanë faturën e keqqeverisjes me asete shtetërore

Opozita e tanishme ende mbanë faturën e keqqeverisjes me asete shtetërore
Opozita e tanishme ende mbanë faturën e keqqeverisjes me asete shtetërore

Arsim Haziri

  • 16 October 2024 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Konsideroj se opozita thjesht ka mbetur pa kauza shtetërore dhe në mungesë të tyre hidhet pamëshirshëm në propagandë krejtësisht të panevojshme do ta quaja, duke e shpalosur në masë të madhe edhe mosfisnikërinë e tyre rreth kësaj çështje që e kanë lënë për disa vite me buxhet të vogël.

 

-Opozita e tanishme, dikur masë në pushtet, jo gjithnjë ka qenë konstruktive në çështje shtetërore, madje rrugën që e kanë ndjekur për vite me radhë, dëshmon mjaftueshëm për orientimin e tyre që ka tepër ngjyra kleptokratike. Vendi nën qeverisjen e tyre ka ditë mirë të mos pjesë e atyre çështje që sot kinse po aludojnë dhe mbi këtë bazë konsideroj se çështjet e tyre përtej rëndësisë që kanë, nën llupen e tyre kanë veçse karakter elektoral e politik, duke u zhvleftësuar në tërësi për ato që thonë.

Trajtimi i çështjes në fjalë (ushtrisë) mund të shihet me interes varësisht prej mënyrës së ndarjes buxhetore, procesit të drejtë rekrutues, rritjes së numrit etj., ama këtë në mënyrë të denjët nuk e kanë bë pushtet e kaluara, bile gjendja e tanishme vjen si rezultat i vijimësisë së mëhershme, e cila s'i ka përkitë asnjëherë modelit të funksionimit të ushtrive moderne. Prandaj gjykoj se pushteti i tanishëm ka trashëguar probleme për të cilat po akuzohet, gjë që nuk është e drejtë dhe etike, por krejt po bëhet në emër të rritjes të ambicieve me çdo kusht ndaj pushtetit, të cilën po e ndihmon edhe sfera paetikë gazetareske( disa media), duke u identifikuar kështu në masë edhe për interesat e përbashkëta që kanë pasur në ta kaluarën. Bashkë në të kaluarën e bashkë në të tashmen, për njëjtin kundërshtar e për të njëjtin qëllim, bashkësia e interesave ekonomike!

Mbi të gjitha, drejtuesit e kauzave do duhej të ishin parimor e të sinqert, mbi këtë bazë do të mund të zgjerohej edhe mbështetej edhe nisma e tyre, për t'i kontribuuar ngritjes së kapacitetit shtetëror.

Opozita e tanishme ende mbanë faturën e keqqeverisjes me asete shtetërore, dhe përderisa funksionon në kuadër këtij programi, s'mund të përmbajnë etikë nismat e tyre, duke e quar kështu akoma në ndëshkim elektoral.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".