Politikanët e Kosovës, si Qeveria ashtu edhe opozita të tregohën syqelë dhe jo ta bëjnë gjumin e arushës

Nue Oroshi

  • 16 October 2024 - 17:23

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Politikanët e Republikës së Kosovës në këto momente si Qeveria ashtu edhe opozita duhet të tregohën syqelë dhe jo ta bëjnë gjumin e arushës, hoteleve te Evropës dhe Amerikës, apo të shkojnë fund e krye shteteve të Evropës për të kërkuar vota.

-Ata duhet të mblidhën në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe ta përgadisin një strategji për mbrojtjën e Republikës së Kosovës.

Kjo strategji duhet të përfshinë forcimin dhe përgaditjën e policisë së Kosovës,forcimin dhe përgaditjen e Ushtrisë së Kosovës duke ndarë mjete shtesë për ushtrinë, si dhe fillimin e përgaditjeve të njesiteve vullnetare të cilët do të mbrojnë Kosovën, dhe këto njesite vullnetare të jenë jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare.

Në këtë kuadër duhet kordinuar veprimet edhe me Forcat e KFORIT që janë në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".