Çështjet e ngritura nga opozita për ushqimin e FSK-së, luftë për pushtet e jo për shtet

Çështjet e ngritura nga opozita për ushqimin e FSK-së, luftë për pushtet e jo për shtet
Çështjet e ngritura nga opozita për ushqimin e FSK-së, luftë për pushtet e jo për shtet

Nijazi Halili

  • 16 October 2024 - 17:26

Shkruan: ANALISTI-Assoc.Prof.Dr.Nijazi Halili!

Çështjet e ngritura ditëve të fundit nga opozita deri në atë shkallë se Qeveria Kurti nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë, konsideroj se janë të pa justifikueshme dhe kryrkëput luftë për pushtet e jo për shtet.

 

-Është e pa precidentë të ngritet aq lartë një shqetësimi cili ka të bëjë me ushtrinë e vendit. Parashtrohet pyetja kujtë i sherben ky informacion?

Me siguri se opozita në ketë rast po qon ujë në derë të hasmit. Çështjet e brendshme të sigurisë së shtetit (çështjet vitale) duhet të jenë shumë sekrete dhe në as një mënyrë nuk do të ishte mirë që të bëhen aq mediatike, sepse në ketë rast fqinjët tanë veç sa trimërohen dhe ju jep shkas të provokojnë kriza.

Jo rastsisht kohët e fundit kemi provokim nga ushtrina serbe, e cila ishte ofruar afër kufirit. Prandaj, nuk është mirë që për interesa për pushtet të propagandohet nga opozita për ushtrinë tonë, e cila është formuar fal sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve, prandaj do ishte mirë, që të marrim mësim nga gabimet tona dhe gjërat e tilla të mos përseriten, sepse kjo e dëmton rënd imazhin e shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".