
Lexoni edhe:
Kosova dhe shqiptarët, po luftojnë që të mos bien në nofullën ruso-serbe
Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri
Evropa, parë në vijë kronologjike gjithnjë ka aplikuar qasje dualiste dhe për këtë aversion nuk është se autoritetet e Kosovës gjinden në befasi. Zëdhënësi i BE-së, që në momentin e deklarimit të tij mbi çështjen e diskutuar mbi heqjen e masave të padrejta, automatikisht ka dalur në kompetenca të huaja, duke e diskredituar autoritetin e tij prej të qenit jo më pjesë e hierarkisë normative prej të cilës del vet organizimi i BE-së.
Kosova dhe shqiptarët, po luftojnë që të mos bien në nofullën ruso-serbeLexoni edhe:
-Mbi këtë qasje e kuptoj logjikën e tij, madje vet vendosja e masave për shtetin e Kosovës, kanë qenë masa të pabazuara dhe aspak demokratike, me bazë të madhe njëanshmërie dhe që aspak s'i ndihmojnë stabilitetin as rajonal as evropian. Kështu që ai haptazi po mbanë anë dhe kjo si shërben mirëqenies aktuale sa i përket dialogut ndërshtetëror që po mendohet të nis së shpejti, madje palën tonë mund e dekurajon sa ta sabotoj krejt këtë proces. Ama, botëkuptimi evropian dhe aty-këtu ai ndërkombëtar, ka ditë të mos jetë edhe krejt demokratik, shumë prej çështjeve pavarësisht se kanë pasur bazë kushtetuese, janë kritikuar në masë nga vet këta krah demokratik.
Përtej të gjitha versioneve jo edhe fort progresive, është politika aktuale e cila po e luan rolin e vet të njëmendtë shtetëror, (duke qenë njëherit edhe domosdoshmëri e kahershme) duke përquar mesazh të qartë tek ndërkombëtaret për një lloj trajtimi më të denjët që quhet ta kenë ndaj Kosovës, duke e parë e trajtuar si palë jashtë paragjykimeve dehumane.
Rajoni ka nevojë për politika më konstruktive e demokratike dhe që i shërbejnë neutralitetit politik, jo edhe versioni që diskualifikojnë palë prej përkatësisë normative që i gëzojnë ato. Kosovës duhet t'i hiqen masat, mbase padrejtësisht janë vendosur dhe si të tilla duhet të shihen, mbase Kosova është vend demokratik dhe në mundësi reale për t'iu dhënë leksione se si mirëmbahet stabiliteti shtetëror dhe si zhvillohet shkalla e demokracisë, që sipas matjeve ndërkombëtare, vendi ynë prinë larg prej shteteve të ballkanit dhe disa prej atyre që janë pjesë e BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".