Serbia de juro e de facto dëshiron që Kosovën ta mbajë peng në rrafshin ndërkombëtar

Serbia de juro e de facto dëshiron që Kosovën ta mbajë peng në rrafshin ndërkombëtar
Serbia de juro e de facto dëshiron që Kosovën ta mbajë peng në rrafshin ndërkombëtar

Nijazi Halili

  • 23 October 2024 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Prof.dr Nijazi Halili

Sa i përket çështjes lidhur me dialogun Kosovë- Serbi, praktika ka treguar se as një marrëveshje e vetme deri në ditët e sotme nuk është implementuar, nga pala serbe edhe pse kishim shumë marrëveshje të nënshkruara me përfaqësim të nivelitu ndërkombëtar.

 

-Serbia de juro e de facto dëshiron që Kosovën ta mbajë peng-"bllokuar" në aspektin politiko-ekonomik në rrafshin ndërkombëtar. Prandaj, nuk pritet shumë nga dialogu Kosovë-Serbi pa një seriozitet dhe angazhim të mirëfillta të faktorit ndërkombëtar-SHBA.

Duke ditur se tani në SHBA janë ofruar zgjedhjet dhe kjo jep të kuptoj se fokusi i SHBA-së ndërlidhet me zgjedhjen e tyre presidenciale. Po ashtu edhe konflikti Rusi-Ukran dhe konflikti i fundit në mes të Palestinës dhe Izraelit, ka zbehur dhe humbur fokusin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen përfundimtare të krizës së ashtuquajtur Ballkani Perëndimor.

amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, ka deklaruar se Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia do të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, mendoj se kjo çështja, mbetet çështje e mbyllur dhe nuk vjenë në konsiderate, për një mijë e njëqind arsye.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".