Serbia faktor i destabilitet politik në rajon!

Serbia faktor i destabilitet politik në rajon!
Serbia faktor i destabilitet politik në rajon!

Nijazi Halili

  • 24 October 2024 - 20:51

Shkruan: Nijazi Halili

Në krizat politike e diplomatike kërkohen rrugë e mjete politike dhe jo rrugë e mjete shantazhi, dhune, presioni, shtypje apo policore e ushtarake. Përdorimi i rrugëve dhe mjeteve jo adekuate në zgjidhjen e krizës politike e diplomatike provokon përkeqësimin e krizës, dimensionimin e saj dhe madje edhe zgjerimin e llojit politik e diplomatik të krizës me përfshirje të llojeve të tjera të krizave sipas njohësit të marrëdhënieve nderkombëtare, Prof.dr.Lisen Bashkurti, në librin e tij, Krizat nderkombëtare. Sipas profesorit Bashkurti, kjo e komplikon shumë situatën, sepse sjellë konvertimin e krizës nga një lloj në një lloj tjetër, ose siç quhet ndryshe sjellë përshkallëzimin e krizës.

Për shembull, në rastin e Kosovës, kriza e marrëdhënieve Serbi-Kosove në fazën përfundimtare idhte thjeshtë krizë politike e diplomatike. Mirëpo, faktorë politikë qëndrorë në Beograd, në vazhdimësi gjatë bisedimeve diplomatike ndërkombëtare bënë shantazhë ushtarak mbi palën kosovare, duke shantazhuar se "shpallja e Pavarsisë së Kosovës është në kundershtim me karten e OKB-së, dhe e një anshme, dhe në çdo mënyrë pala serbe është duke shantazhuar në rrafshin derkombëtar lidhur me njohjen e reliteteit të ri, shtetit të Kosovës. Ky ishte një gabim i rëndë dhe me shumë pasoja. Në fakt ky gabim e komplikoi krizën e Kosovës, duke mpleksur elementet politikë e diplomatik të krizës me elementë potencialisht konfliktualë ushtarake. Përdorimi i kërcënimit me mjete ushtarake, zbeh institucionet, mjetet e mekanizmat politiko-diplomatik të zgjidhjes së krizës. Atje ku ndodh kërcënimi për përdorim armësh, zbehet deri në limite të papërfillshme zgjidhja politiko-diplomatike. Krizat ushtarake janë shkalla më e lartë e shpërthimit të krizave. Në thelb krizat ushtarake vijnë si dështim i gjithë rrugëve të tjera të parandalimit dhe zgjidhjes së krizave, i shterrimit të të gjithë veprimeve të ndryshme diplomatike, politike, ekonomike dhe të kërcënimeve të formateve të ndryshme. Krizat ushtarake janë kriza të dhunshme dhe shoqërohen me humbje njerëzore e dëme kolaterale. Sot e kësaj, ditë nuk po kemi një zgjidhje përfundimtare të krizës në mes të pales Kosovare dhe asaj Serbe.

Realiteti tregon se pala serbe është e interesuar në vazhdimësi të mbaj kosovën peng në rrafshin nderkombëtar, duke shantazhuar dhe provokuar kriza, rasti i fundit me ushtrinë e saj, duke ju ofruar kufirit të Kosovës, që jep të kupton se politika serbe nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në të ashtuquajturin Ballkani Perendimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".