Lexoni edhe:
Serbia nuk do ta gjykoj dhe as nuk do ta dorëzoj në Kosovë, Milan Radojçiçin
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Pikësëpari mendoj se Kosova, ka bërë faje të pafalshme, kur duke menduar vetëm për momentin, por jo edhe për pasojat, që me këtë njeri, do të ketë vendi në të ardhmen, vendosi të pranojë që emisari për bisedimet Kosovë-Serbi, të ishte sllovaku kundërkosovar Mirosllav Lajçak, i cili njihej edhe më parë për qëndrimet e tij të hapura kundër shtetit të Kosovës!
Serbia nuk do ta gjykoj dhe as nuk do ta dorëzoj në Kosovë, Milan RadojçiçinLexoni edhe:
-Lajçak me njëanshmërinë e tij publike ndaj Serbisë, ka dëshmuar se ai më tepër është interesuar që ta minoi legjitimitetin juridik ndërkombëtar të shtetit tonë, të krijuar pas vulosjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, se sa që është përpjekur të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Madje, veçanërisht pas ardhjes së Lajçakut si emisar dhe Josep Borellit si kryesues i politikës së Jashtme të BE-së, të dy këta, nga vendet mosnjohëse të Kosovës, Serbia vetëm sa ka rritë pretendimet e hapura territoriale ndaj tokave më jetike të vendit tonë.
Kurse një nga hapat e fundit negativ (qoftë i fundit) i Mirosllav Lajçakut në luftën e tij konspirative, për minimin e legjitimitetit juridik ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, është edhe vendimi i ndërmarrë në koordinim me kryeministrin nacionalist sllovak të kabinetit ultra të majtë, Robert Fico, që Sllovakia, si një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk e ka njohur Kosovën, pas një çerek shekulli të veprimit, ta mbyllë edhe Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një akt që në vend të përafrimit dhe akomodimit të natyrshëm për njohjen e shtetit tonë, largon edhe më tepër, përpjekjet për njohjen e Republikës së Kosovës.
Në Sllovaki Fico u rikthye në pushtet, me mesazhe pro-ruse dhe parulla anti-BE, duke e kthyer Sllovakinë nga një vend aleat, në vend problematik edhe për BE-në, pas skenarit që 5 vite më parë, dukej i paimagjinueshëm, për shkak të vrasjes së gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij, ngase Kuçiak kishte zbuluar se skandalet e korrupsionit arrinin deri në nivelet më të larta të politikës me kryeministër Robert Fico, i cili u detyrua të jepte dorëheqje të parevokueshme.
Në fakt, ajo që duhet ti brengosë fort qytetarët e Kosovës, është heshtja dhe pajtimi i pakuptueshëm i politikëbërjes jo të pjekur shtetndërtuese të të gjitha partive në Republikën e Kosovës, para qëndrimit misterioz të vendeve mike, të cilat përveçse akoma nuk po lejojnë aktivizimin e njohjeve të shtetit të Kosovës nga vendet ndërkombëtare dhe në shekullin XXI, para syve të verbuar të politikanëve naiv vendorë nga interesat personale e grupore, po ndalohet edhe hapja e Urës, në njërin nga qytetet kryesore të vendit tonë, gjë që nuk ka ndodhur askund në botë!
Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse është konfirmuar edhe nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Sllovakisë, e cila sipas vendimit të Qeverisë Sllovake, do të ndodhë deri më 31 dhjetor 2024, për shkak, të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor”, siç thuhet në përgjigjen e Departamentit të Komunikimit të MPJ-së sllovake.
Vendimi për mbylljen e Zyrës në Prishtinë është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i majtë-nacionalist i kryeministrit, Robert Fico, po shtyn përpara një agjendë që “riformon” institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.
Edhe sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, thuhet se vendimi është pjesë e një riorganizimi diplomatik të Sllovakisë, në përputhje me objektivat strategjike dhe resurset e kufizuara, që janë evidente edhe në shtete të tjera, por megjithatë Kosova mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet që ka zhvilluar me Sllovakinë,” thuhet në përgjigjen e MPJ.
Ndërsa ne duhet të pajtohemi me mendimin e z.Gëzim Visoka, profesor në Departamentin e Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, në Irlandë, se megjithëse Mbyllja e Zyrës Sllovake në Prishtinë nuk do të duhej të paraqiste një lajm shqetësues”, vet fakti që Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka një politikë të jashtme të përafërt me Serbinë rreth Kosovës, rajonit, dhe luftës në Ukrainë, mbyllja e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë, nuk është shenjë e mirë për aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës.
Profesori ka shtuar se mbyllja e zyrës në këtë kohë, mund të lexohet si mosgatishmëri e Sllovakisë për ta njohur Kosovën dhe ndërtim të marrëdhënieve pragmatike diplomatike, siç ka bërë Greqia në dekadën e fundit”, ka thënë ai, e për aq më keq, edhe Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, në një takim të premten me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd deklaroi se qëndrimi i Sllovakisë për mosnjohje të Kosovës mbetet i pandryshueshëm...
Sipas praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare, zyrat ndërlidhëse reflektojnë marrëdhëniet diplomatike të shteteve, ngase sinjalizojnë pabarazi në raportet bilaterale, janë tipare të praktikave para-diplomatike dhe zakonisht vendosen në rajone e jo kryeqytete dhe janë dy shkallë nën nivelin e ambasadës dhe misioneve të posaçme diplomatike.
Siç dihet, qysh në vitin 1999, kur Kosova u vendos nën administrim të OKB-së, shumë shtete, përfshirë edhe ato që ishin kundër protektoratit të OKB-së, si Rusia, vendosën në Prishtinë zyrat e tyre ndërlidhëse, dhe pas pavarësisë shumica e atyre që njohën Kosovën u shndërruan në ambasada apo misione diplomatike të atyre shteteve, ku veprojnë edhe sot.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".