AKTIVIZIMI I FILJALES POLITIKE 'SINDIKALE' TË RRAHMAN JASHARIT!...

AKTIVIZIMI I FILJALES POLITIKE 'SINDIKALE' TË RRAHMAN JASHARIT!...
AKTIVIZIMI I FILJALES POLITIKE 'SINDIKALE' TË RRAHMAN JASHARIT!...

Ismail Muçiqi

  • 31 October 2024 - 08:04

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.

Sinkronizimi i agjendave nӫ emӫr tӫ sindikatave nӫ prag tӫ Zgjedhjeve Nacionale nӫ Kosovӫ ka prapavi puro politike. Pas gjith kӫsaj padyshim qӫndrojnӫ partitë politike tӫ cilat pӫrmes manipulimit dhe duke i goditur ndjenjat e prindӫrve, dhe nxӫnӫsve nӫ mӫnyrӫ sistematike po e shkatërrojnë Sistemin e Arsimit nӫ Kosovӫ. Se me tӫ vӫrtetӫ jemi shoqӫri e kalbur pa invencion, pa ideale nuk ka dyshim. Kӫtӫ amulli tӫ shtresӫs intelektuale kulturore e akademike e cila pothuajse nuk ekziston mӫ fare vite me radhӫ po e shfrytӫzon dhe keqpërdor i ashtuquajturi kryetari i Sindikatave tӫ Arsimit Rrahman Jashari.

 

Ky nӫ emӫr tӫ sindikalistëve tӫ Arsimit përkatësisht duke u thirrur si përfaqësues i punëtorëve tӫ Arsimit mӫ shumӫ se njӫ decenie po e dӫmton Arsimin nӫ Kosovӫ duke bӫrӫ opstrukcione mӫ tӫ ndryshme duke organizuar greva dhe protesta kundӫr Institucioneve tӫ Shtetit vite me radhӫ. Ky ishte ai i cili nӫ shӫrbim tӫ partive politike dhe tӫ klaneve tӫ ngushta i cili duke e pӫrdorur misionin e tij “sindikalistӫ” i shkaktoj dӫme tӫ pariparueshme Arsimit dhe Edukimit nӫ Kosovӫ. Tӫ gjithӫ e dimӫ se ky ishte ai i cili organizoj greva dhe protesta ku nxӫnӫsit e shkollave tona humbӫn me qindra mija orӫ mӫsimi, duke mbetur mbrapa pa e realizuar plan programin mësimor nӫpӫr shkollat e Kosovӫs. Ky dhe stafi i tij janӫ faktorӫt kryesorӫ pӫr gjendjen e cilësisë dhe pӫr mos arritjen e suksesit tӫ nxënësve nӫpӫr shkollat tona. Gjithӫ ky fenomen po ndodh nӫ vazhdimӫsi sa here qӫ Rrahman Jashari merr instrukcione nga njerӫzit e politikӫs tӫ cilӫt e instaluan nӫ krye tӫ ashtuquajturve Sindikatat e Arsimit pӫr ti siguruar sa mӫ shumӫ vota partive tӫ caktuara politike tӫ cilat e kanӫ humbur pushtetin dhe besimin tek qytetarӫt e Kosovӫs. Se me tӫ vӫrtetӫ kemi humbur qdo arsye tӫ logjikӫs sӫ shӫndosh tregon fakti se ky njeri po thuajse qӫ nga pas lufta ka mbetur i “pazëvendësueshëm” dhe se mandati i tij si duket ӫshtӫ i (pӫrjetӫshӫm). Pӫr tӫ gjitha kӫto dӫme qӫ ju shkaktuan Sistemet te Arsimit shtresa e inteligjencës nӫ Kosovӫ dhe institucionet tjera tӫ Arsimit, Kulturӫs dhe Shkencӫs deri tek Akademia e Shkencave qӫndrojn tӫ heshtura pӫr qka nuk ka normӫ qӫ i arsyeton.

Duhet theksuar se derisa heshtin intelektualët tӫ cilӫt nuk qajnӫ kokӫn pӫr ta ndryshuar gjendjen nӫ aspektin pozitivӫ nӫ shoqërinë Kosovare padyshim se situatӫn nӫ dorӫ do ta marrin njerӫzitӫ tӫ pa vlerӫ, qe nuk kanӫ dije, tӫ pa arsimuar, tӫ pa dijshëm, tӫ pa integritet tӫ cilӫt pӫrmes mënyrave mӫ abuzive kanӫ ardhur nӫ pushtet duke marrur pozita pa e merituar fare. Se deri kur do tӫ vazhdojnë kӫto procese negative mbetӫt tӫ shihet por tani jemi larg realitetit dhe pӫrgjegjӫsisӫ nӫ tӫ gjitha shtyllat e institucioneve qӫ e mbajnë shtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".