Shqiptarët e Kosovës të ndjekin emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës te 'ABC NEWS' në Shqipëri
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder KAPITI
Në Kosovë nuk del prej shumë kohësh shtypi i shkruar, dhe kjo përbën mangësi të madhe informimi për lexuesin kosovar. Por Kosova ka mundësi që duke ndjekur në mëngjes në oren 7 të mëngjesit emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” te TV “ABC NEËS” në Shqipëri, lexuesi dhe opinioni në Kosovë ka mundësi që të informohet me shtypin e shkruar që del në Shqipëri por edhe me portalet e disa gazetave kryesore që dalin në Kosovë të cilat i lexon cdo mëngjes nga e hëna në të premten drejtuesi i emisionit: gazetari, publicisti dhe shkrimtari e dramaturgu i mirënjohur z. Bashkim HOXHA.
Ky emision i sukseshëm dhe më i ndjekur i z. Hoxha që prej 27 vitesh, dhe i cili tashmë ka përmasat e një emisioni informativ gjithkombëtar, pasi ka të vecantën se përvec kësaj, ky emision është edhe në dispozicion të qytetarit dhe publikut, emision që është real, i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj realitetit në kendvështrimin qytetar. Në këtë emision besoj se mund te telefonojnë edhe qytetarë nga Kosova e diaspora ku të shprehin opinionet e tyre për problematika të ndryshme.
Opinioni qytetar nga Kosova, Kosova Lindore e Maqedonia e Veriut, edhe ata kanë mundësinë që të njihet mbi zhvillimet në Shqipëri, pasi ky emision u mundëson kosovarëve që të informohen se cfarë shkruajnë gazetat si dhe për shkrime,studime, analiza dhe opinione të mirëfillta nga gazetarë, opinionistë, intelektualë dhe studiues të pavarur dhe të mirëfilltë nga Shqipëria e Kosaova për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe jo të mbeten peng vetëm nga informacionet dhe emisionet televizive të kontrolluara e të seleksionuara nga politika.