Rritja e pagave në Kosovë, nuk është bërë në bazë të vendimeve ‘paushallë’ por në konsultim me miqtë ndërkombëtar

Rritja e pagave në Kosovë, nuk është bërë në bazë të vendimeve ‘paushallë’ por në konsultim me miqtë ndërkombëtar
Rritja e pagave në Kosovë, nuk është bërë në bazë të vendimeve ‘paushallë’ por në konsultim me miqtë ndërkombëtar

Gani Qarri

  • 02 November 2024 - 07:11

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Në fakt, pas pandemisë e cila pati përfshi mbarë globin, probleme me rritjen ekonomike dhe pakënaqësi me pagat, ka në gjithë botën, përfshi shtetet më të zhvilluara ekonomike si Gjermania e cila është, apo ishte fuqia e tretë botërore ekonomike por sot ka demonstrata nga industria metalike, paralajmërime për mbylljen e shumë fabrikave të Volksvagenit dhe mbetjen pa punë të dhjetëra mijërave punëtorëve etj, Anglia, Franca, Italia e deri në SHBA, si fuqia më e madhe ekonomike botërore ku edhe Donald Trump, të gjithë fushatën elektorale e ka përqendruar në premtimet për rritjen e pagave, i cili nën kushtet eventuale, nuk është i sigurt as vet, se mund t`i realizojë premtimet, por ai donë ti fitoj zgjedhjet, edhe me premtime të parealizueshme, siç veprojnë edhe partitë politike në vendin tonë.

 

-Edhe rritja e pagave në Kosovë, nuk është bërë në bazë të dëshirës personale të kryeministrit as vendimeve paushallë të ministrit të financave, por në konsultim me miqtë ndërkombëtar dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe bazuar në mundësit ekonomike e buxhetore të Republikës së Kosovës, e cila siç e dimë të gjithë, jeton nga importi e Remitencat, derisa eksporti dhe prodhimtaria në vend, janë fare simbolike, për të mos thënë edhe gati inekzistenciale.

Madje me gjithë mundësitë e kufizuara, siç merret vesh nga mediat me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga fillimjanari i vitit 2025 do të rriten në të gjithë sektorin publik edhe për mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit, e ushtarët, ndërsa deri në korrik, rritja e cila në janar fillon me 55 euro dhe përfshin koeficientin për njësi, në korrik do të arrijë në 110 euro, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pra përfshi edhe mësuesit jo meritor të sindikPiskamës së Rrahman Jasharit, nxënësit e të cilëve kanë rënë në fund të listës së PISA-s, dhe sikur mos të mjaftonte ky mega"sukses" i spikatur, me të cilin na ka “sh`krenuar” të gjithëve, ai edhe pas rritjes së pagave, kërcënon serish me protesta!

Sipas kryeministrit Kurti duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera, e duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur i gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi.
Rritja e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, është mundësuar falë maturisë dhe kujdesit të treguar në katër vitet e Qeverisjes aktuale me politikat fiskale, veprim i cili ka bërë që vendimi i Qeverisë, për rritjen e pagave të mbështetet edhe nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë dhe të miratohet nga FMN.

Nga vlera e kostos së plotë vjetore të kësaj rritje, kuptojmë se të punësuarit në këtë sektor të rëndësishëm, deri në korrik të vitit të ardhshëm do të përfitojnë rritje deri në 165 euro, e që duhet cekur se me rritjen e lejuar të koeficientit sipas mundësive buxhetore, bazuar në rritjen ekonomike të shtetit tonë të ri, kjo nuk është rritja e parë, por e treta me radhë për tre vitet që po lëmë pas.
Shpenzimet për mbulimin e rritjes së pagave do të kapin shifrën e 3.6 miliardë eurove, që krahasuar me vitin 2020, i bie 90 për qind më tepër, shifër e cila është barrë bukur e madhe për buxhetin e kufizuar të Republikës së Kosovës, që siç e dimë të gjithë, në masën më të madhe mbijeton nga importi dhe ka një eksport tejet të kufizuar dhe tërësisht simbolik.

E për ata të cilët kishin paga më të ulëta, rritja do të jetë më e lartë, kjo është mundësuar falë rritjes së brutoproduktit vendor në Kosovë, për mese 1 miliardë euro në vit, kurse në vitin që do të hyjmë, pritet të arrijë shifrën e 11 miliardë eurove, gjë që përveç ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale të buxhetit të vendit, ka mundësuar në vijimësi, mirëmbajtjen e funksionimin e rregullt dhe pa probleme të administratës së shtetit si dhe ngritjen e përvitshme të pagave, ashtu siç parashihet me ligjin e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".