Kjo arsye i jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit për të fituar zgjedhjet

Kjo arsye i jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit për të fituar zgjedhjet
Kjo arsye i jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit për të fituar zgjedhjet

Nue Oroshi

  • 06 November 2024 - 11:48

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Asnjëherë në aleatin tonë dhe mikun më të mirë të ne shqiptarëve në Amerikë nuk ka qenë një garë aq e ngushtë në mes të Republikanëve dhe Demokratëve. Në Amerikë është duke u zhvilluar një luftë aq e fortë sa që kemi një ndamje shumë të madhe në mes të dy taboreve politike. Në Amerikë po njashtu deri me tash ende nuk janë thyer disa tradita politike, dhe ende Amerika nuk e ka pasur një presidente femër.

 

-Kjo i jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit për të fituar zgjedhjët. Shansi i dytë është ekonomia.Gjatë këtij mandati katërvjeçar të demokratëve ekonomia ka rënë shumë dhe shumica e amerikanëve kanë probleme ekonomike.Kjo mund ti jep një përparësi shumë të madhe Donald Trumpit. Unë mendoj që Donald Trump është drejt fitores se sigurtë. Shqiptarët duhet të kontaktojnë me administratën e re amerikane, statisitikat gjermane të CDF kohë me parë treguan se Donald Trump është drejtë fitorës. Ai i ka të sigurta 219 vota dhe është duke udhëhequr në Alaska 3 vota, Texas 40 vota, Florida 30 vota, Ohio 17 vota, Lowa 6 vota dhe Nebraska 4 vota. Nga ky rezultat Donald Trump siguron gjithsejt 319 vota. Atij për të fituar i duhen gjithsejt 270 vota që do të thotë se edhe nëse rastësisht në ndonjë shtet të vogël mund të mos dal i pari ai fitorën e ka të sigurtë. Duhët që shqiptarët që janë në Amerikë dhe që janë pjesë e Partisë Republikane të angazhohën sa më shpejtë që të vëndosin kontaktet me administratën e re amerikane që të ndihmohet çështja shqiptare në përgjithësi.

Meqenëse sondazhi përfundimtar i zgjedhjeve nga NBC që është partneri amerikan i Sky News ka dalë me një rezultat të barabartë 49% me 49 % tregon qartë se rezultati është në favor të kandidatit Republikan Donald Trump.Kandidatja Demokrate Harris ka edhe një deficit të madh për faktin se asaj i faturojnë amerikanët qeverisjen e keqe të Amerikës në katër vitet e fundit. I faturojnë asaj për faktin se ishte njeriu i dytë në Administratën Amerikane ku dihet qartë se Presidenti i Amerikës Joe Beiden ishte i sëmurë dhe shumë pak i ka ra që ta udhëheq Amerikën.Megjithatë në Amerikë çdo gjë është e mundshme.Kurse elita politike në Shqipëri dhe Kosovë duhet të kenë kujdes që mos të jetë e njëanshme.Të qenit e një anshme si Qeveri është shumë e dëmshme edhë për Shqipërinë edhe për Kosovën.Kurse partitë varësisht nga orientimet e tyre politike mund ta përkrahin njëra -tjetrën. Partitë e qendrës së djathtë, dhe ato që i takojnë të djathtës liberale, munden që të përkrahin Republikanët kurse ato të qendrës se majtë, si dhe ato të majta, mund ti përkrahin demokratet.Sidoqoftë uroj që në këto zgjedhje të fiton Amerika dhe të kalojnë zgjedhjët pa ndonjë ekses që do të ishte shumë i demshëm jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për botën në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".