PSE EKONOMIA E MUNDI DEMOKRACINË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE AMERIKANE MË 5 NËNTOR 2024

PSE EKONOMIA E MUNDI DEMOKRACINË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE AMERIKANE MË 5 NËNTOR 2024
PSE EKONOMIA E MUNDI DEMOKRACINË NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE AMERIKANE MË 5 NËNTOR 2024

Prof. dr. Hakif Bajrami

  • 11 November 2024 - 15:42

Shkruan: Hakif Bajrami

Menjëherë e shtrojmë pyetjën: për këtë ndryshim kolosal botëror në ball të SHBA-ve vëndosën magnatet e Eliot Myskut, Kennedyt, apo përqëndrimi i personalitetit kontravers Donal Tramp për ekonominë, kufirin e mbyllur, qëndrimi ndaj vatrave shpërthyese të luftërave në glob etj, apo të gjitha u orkestruan së bashku në një front të fitorës. Po mbi të gjitha, pa e plasuar mendimin tonë, mendojmë se çka ishte vendimtare, do ta shprehët dyshimin se çështja sociale nuk do reflektojë në politikën e brendëshme amerikane, sepspse Amerika është rregjur me varfërinë që “nuk shihet”, dhe me pasurinë që i “tepëron”, por kurrë e mjaftuar, sa kërkojnë magnatet përbindëshe, që vëndosin “rregull e konkurencë”. E vërteta, reflektimi i parë pas ndryshimit në SHBA, sikur shpërtheu në Gjermani.Por, nuk mendoi se çështja gjermane është aq e hollë në politikën dhe ekonominë globale e të shpërthej pas çdo ndryshimi kolosal në ndonjë vend përcakues në glob, ku pikërisht Gjermania zë vëndin e dytë në botë për kah vlera dhe kualiteti i prodhimit. Jo, rasti gjerman është i berndëshëm, dhe godina shoqërore dhe politike, vetëm ka pritë një shkas e të “çel behari”. Po, mos ta harrojmë edhe faktin se me dhjeta antarë të Bundestagut kanë lobuar për Kamala Harisin.

 

Realiteti historik dhe prapavia politike

Më 1990 demokracia e pati bëri copë e grimë komunizmin totalitar, sidomos ekonominë e planifikuar. Ndërsa, më 5 nëntor 2024 ekonomia e tregut e mundi demokracinë liberale e cila nuk ishte pa treg cilsor; e cila një kohë të gjatë ishte konsideruar si shpresë e civilizimit; e cila në Amerikë sidomos kishte dhuruar shembuj filantropizmi dhe bujarie në shumë sfera.Tani bota është venë në udhëkryq. Cila do ta jetë pozita e Rendit Ri ndërkombëtar, dhe cilat do të janë kornizat e tij filozofike, nuk varet tërësisht nga Amerika dhe ekonomia e saj bifurkative. Edhe më thellësisht, e menduar si çështje e shtruar, nëse Sparta aristokrate e mundi Athinën demokartike në Antikë, më 9 nëntor 1989 demokracia liberlale e mundi totalitarizmin, prandaj kur ra Muri i Berlinit, despotizmi sikur e mundi definicionin e historisë si mësuese e jetës, se ngjarjet e mëdha historike nuk mund të përsërtën dy herë. Pra, më 5 nëntor 2024 Donald Trampi aristokrat e mundi Kamala Harisin demokrate, madje në total e la Partinë Demokratike edhe pa dominimin në votën popullore, sepse vota elektorale dihet se ishte, është dhe do jetë vendimtare për çdo palë zgjedhje presidenciale në SHBA, sepse ashtu është e vizatuar me Kushtetutë. Lidhur me këtë, nëse hulumtuesi i ndryshimeve të mëdha politike provon të zbulojë realitetin eksplikativ të ndryshimeve, atëherë rrezulton shkencorisht si e sakt nevoja se duhet edhe për një kohë të hulumtohët edhe më thellë se mos këto votime dhe ky moment historik, a na ishte më demoktarik, se sa valët konkuruese tëi tij në të kaluarën. Pra, cili momnet i tajmbajdingut ndikoi, jo vetëm në retorikën agresive të Donald Trampit, por çfar rroli kishin paratë e bizmismenëve më të njohur në glob, për t` u bërë Trampin personin më i fuqishëm dhe më të përfolur në glob, këto ditë. E vërteta, kjo energji jo e liruar, por e akumuluar në një “peshojë” , a do të sjellë siguri apo pasiguri në rend të parë për magnatet e pastaj çka të mbetët (trohat), për “rreshtin e tretë”, le t` i hanë ata që janë të uritur, sidomos ata popuj që janë në frontet e luftës, për liri ose në rrolin agresiv. Pra, me këtë fitore të magnateve, a do të thot se fuqia punëtore do jetë më e lirë, a do të thot se ata që bëjnë luftë çlirimtare do të përmbysën nepër tavolinat e të fuqishpmve, siç u përmbys çështja shqiptare në Berlin, Londër, Versaj dhe Paris, e madje edhe në Rambuje më 1999, sepse konkurenca e atyre që kanë të drejtë, do të jetë më e dobët, nga shtresa e mesme e magnateve të shpërndara nepër botë. Mbi të gjitha, Donald Tramp e ka shansën e mileniumit që NATO-n ta bëjë edhe më të fuqishme, dhe botës t` ia dhuroi “xhandarin” kreativ për më pak drogë, më pak luftëra lokale, më pak prostitucion kreativ, më shumë familje të sigurta dhe luftë klasash më të padukshme, më pak të dëmshme, më shumë pasuri të siguruara në perspektivë. JO dhe PO. Edhe nëse çdo gjë do të jetë ndryshe gjatë Trampit, sepse jo vetëm partia humbëse, por as satelitët e saj, nuk do të pushojnë në luftën gjigante për të dalur në plan të parë, me fitore kur të përseritët drama pas katër viteve. E vërteta, të gjitha zgjedhjet në SHBA kanë qenë dhe do të janë dramatike, sepse jeta jasht saj është edhe më dramatike. Mbi të gjitha, jam i sigurtë se luftë nukleare me Trumpin apo me fitorën demokrate nuk do të ketë, pa marrë para sysh se çka ngjatë në Ukrainë apo në Palestinë, Tajvan apo Kore.

Amerika foli me fuqinë e votës për ta vulosur historinë me rrolin e elektoratit

E vërteta, Amerika foli me fuqinë e votës, por edhe me realitetin e guximshëm të njeriut të lirë dhe të pa falëshëm para gabimeve eventuale, që i bëjnë konkurentët. Prandaj, mund të shtrohet pyetja: a jemi më mirë sot më 11 nëntor 2024, kur të gjithë “sytë e botës” janë kthyer kah Donalt Trampi. Madje kjo fitore në disa mese po fetishizohet aq egrësisht si kurrë më parë, pas mbarimit të Luftës Dytë Botërore. E vërteta, kjo fitore i ka dy dimenzione: e ka fitorën festive dhe fitorën kohore. Kjo e dyta është edhe e dobët edhe e fuqishme nëse punohet me fuqinë e trurit dhe pozitës merituar.

Po Kosova sot në prehër të prognozave hipokrite në vijën ku qëndron: Beograd-Paris-Moskë. Në dokuemnetet që çarkullojnë nepër ambasada, po konsiderohet se: do të mbetët pa “histori”, se Amerika do të largohet, sidomos “BON STILI” do të shuhpt, sepse “pronari i botës dominuese” e paska të mundur me një “lëvizje gishti”, shih ti, ta ndaj Kosovën; ta ndalë luftën në Ukrainë; ta ndalë Natanjahun dhe Hamasin nga lufta me premisa shumë të ulta kriminale, gati hitleriste ose milloshiste, luftë kjo që po shkatrron çdo gjë, dhe vendi i i armikut po mbetët i shkretë. Të gjitha këto pyetje dhe mundësi shtrohën para Trampit nga një kastë që tërë ditën thur prralla politike, mdërsa tërë natën i mohon ato, në mënyrë që nesër të lansojë fetish dhe “prralla” të reja, më të përshtatëshme për sy dhe më të dëgjueshme për vesh.

Çka po ndodhë dhe çka do të ndodhë nuk dihet sa duhet, thonë analsitët papagallë, por në shumë vise të botës sot, të drejtat e nejriut janë shkelur dhe po shkelën deri në ekstrem. Ndërsa papagallët e politikës me “defa” janë kthyer në rentier dhe fajdegji pa menduar se ligji i natyrës do t` i denojë me egërsinë më të madhe.

Bje fjala, ndaj luftës së drejtë-çlirimtare në Kosovë (1998/99) janë ngritur akuza të cilat po debatohen qe katër (4) vite, gjithnjë lidhur me katër persona të dyshuar, dhe të ngarkuar me luftën, e cila Evropës i pati sjellë vetëm famë dhe asnjë ligësi në civilizim. Po kush janë këta akuzuaes dihet dhe shumë shpejtë do të mbesin si gjelat në pleh. Por, le të dihet Evropa e intrigave dhe e dy luftërave më të përgjakëshme në histori, duhet mësoi se Procesi i Nyrbergut, kundër nazifashizmit ka zgjatë: 20 nëntor 1945- 1tetor 1946. Kjo do të thot, me gjuhën e shekncës se Evropa po shkon kah kompromitimi total para historisë, sepse lufta e drejtë çlirimtare e Kosovës paska pasë, sipas asaj që po ushtrohet në Hagë, aq të meta dhe aq padrejtësi, sa që ia kalon Luftës së Dytë Botërore, për tri vejtë hulumtime! Pra, Lufta e Kosovës për t` u hulumtuar po zgjatë para “nenit të drejtësisë” katër vejtë, kurse Lufta e Dytë Botërore në peshojnë e drejtësisë, paska zgjatë një vit! Mendoni ju kritikues se ku jeni duke peshuar në mendime, me kutin e trurit apo të interesit të fisit dhe kanunit. E primitivizmi po shihet se nuk ka kufi në disa koka hilegjinjësh.

Sikleti mediatik në çarkullim se kush do të mirret me fatin e Kosovë

E patëm nisur luftën pa manduar se do të na ndihmon ndokush i “gjallë”. Dhe, shqiptarët, gjenerata e luftës e dinin se çka është lufta dhe sikur ishin “regjur” me te. Por kishte edhe të tjerë që mendonin nryshe se: “ne nuk mund të ndajmë mejdan me okupatorin, sepse është fuqi ushtrake dhe ndihohët nga Rusia dhe Franca pa mëdyshje”. Mjerisht, këtë “filozofi” të odave ku tymi i duhanit dhe gjybja e bajraktarit gëzonin respekt, sespe jetohej badihava, sepse ky soj i “shpëtimtarëve” kurrë nuk e pati “vrarë” mendjën, as mustaqën se: opinga dhe hosteni kanë vëndosur në staza të gjatë tërë historinë globale të njerëzimit që ta ndryshojnë, dhe e kanë ndryshuar. Prandaj, në rastin e Kosovës, në rastin shqiptar, nuk kishte se si të ndodhë ndryshe, përpos të ketë ngjajshmëri të rrevolucioneve- të luftës së drejtë, ku në shumë raste po ai rrevolucion siç ka ngja i hanë “fëmijët” e vet. Po, më kujtohët Kuvendi i Tretë i LDK-ës (mars 1998), ku kjo parti u shkund nga themelët. E larguan Prof Dr Fehmi Aganin, i larguan të gjithë prijësit e demonstratve rrevolucionare nga viti 1981 dhe njeriu nuk kishte si të mendojë e të brengoset me fatin e shqiptarisë në Kosovë. Prandaj, aty konkludova se i vetmi lement për t` u çliruar nga okuoatiri nazifashist serbian, ishte lufta e armatosur. Dhe, ajo nuk mungoi, aq më parë kur edhe zyrtarisht UÇK-ës iu bashkua Adem Demaçi.

Megjithë këtë, sikleti anti UÇK në Kosovë tani për tani nuk ka adresë dhe po mbetet ende temë e shtjellimit në odat me tym dhe xhybet me shalla. Por thot populli: “Luaje derën dhe dera u luajtë, për aq fitoi fuqi tektonike “dera”, sa që për dy vite doli nga “bagllamët”, sa që ata të “sefave”, dhe të havadyzeve, patën filluar të kanë ftoftë me derë të hapur në pikë të verës ku fuqia e diellit përcllon. Ndërsa, Republikën e patën bërë sikurse Permendorja e Nastradinit në Kojë të Anadollis- në të gjitha anën e hapur, por në derë një dry më i madh se dera.

Po, besa shumë prej llafazanave të odave ende trumbetojnë se: “livadhi është i çethur, e jo i kositur”. Dhe në këto rrethana për çdo ditë në Kosovë ndien lajme se këta dhe ata kanë vrarë aktivist të LDK-ës, madje drejtuesin e saj paska planifikur dikush t` i shkatrrojnë me atentat. Po, këta si e kanë bërë znat, ndaj Trampit që u provua atentat publik, po lansojnë lajme taze se: “ Tramp do ta ndaj veriun e Kosovës si bisht i teorisë së “këmbimit të territoreve”; do ta ndaj Ukrainën; do ta ndalë luftën në Gaza e “zbulime” tjera, që i hyjnë në punë teorive të konspeircionit, ku rrena dhe trillimi shitët pesë herë si e “vertetë” me fajde për një ditë, madje edhe natën provohët të shitët gjashtë herë me kamatë, në stilin e rrenave serbiane sepse dihet se asgjë nga llafet e tyre nuk është e vërtetë.

Çështja e besimit dhe filozofia amrikane protestante

Nëse i mëson me vemendje disa deklarata të opozitës në Kosovë, ngadal njeriu sikur bindet, se bota ndertohet me prralla dhe sillët rreth neve. Çuditët njeriu i rëndomt se mos është fjala për ndonjë lëvizje protestante të formatit të Martin Luterit. Më kujtohet kur nepër Kosovë flitej, sidomos kur e vizitonin personalitete perendimore shpërthenin: “Kur jemi me Amerikën, nuk ia vlentë flijohësh për atdhe. Po a e dini kush është Amerika bre; Po a e dini kush është Ibrahim Rugova si mik i Amerikës”?!!!. Dhe këtu pushonte çdo projeksion se me mjetet JOPAQESORE, nuk duhet fituar lirinë, madje kur dihej se të paktën nuk ka okupatorë paqesor. Madje kam pasur rastin të ndihej se: “Kush është për luftë (me Serbinë) ai është kundër Zotit, sepse çlirimin na ka garnatuar një njeri”. Madje, luftën çlirimtare kishte raste kur e denominonin si “komuniste”, me të vetmin qëllim meskin se komunizmi ishte kompromituar, e ideatori i tyre ishte përjashtuar nga LKJ më 21 korrik 1989, madje kishte qenë edhe drejtues i saj. Vetëm të shiqohet se sa me nxitim provoi një parti (LDK) ta kapitalizoi një votë tepër jonormale më 23 mars 1989, me filozofi paqesore (me synim Nobelin!!!) dhe si provon sot ta kapitalizojë një votim normale në SHBA më 5 nëntor 2024, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kosovën. Ja shembulli eklatant që tregon se ku ishim dhe zbulon se nuk kemi ndryshuar në shumë fusha. Më 1 tetor 1997 kur ngjau kthesa me demonstratat patriotike, nëse lexohën dokumentet e atyre ditëve, se sa i është bërë pengesë demonstratës, prandaj çdo qëndrim edhe sot i LDK-ës është fare i natyrshëm se kurrë nuk i ngutët, duke provuar në mbrëmje të 1 tetorit 1997 të dezinformojnë se : “Sot e tutje, fjala luftë nuk do të ketë vlerë”, thënje kjo që i dedikohej defaktorizimit të UÇK-ës, sepse Rektori dhe disa dhejta studentë e profesorë ishin përgjakur dhe torturuar nga okupatori serbian. Pra, pse të derdhën gjaku, sipas tyre kur “shkollat na janë lejuar”!

Lufta çlirimtare nuk ishte e gruapcioneve e as e ideologjive politike

Fjala luftë pas çlirimit Kosovës me kryengritje të armatosur do të provohët të kapitalizohët deri në ekstrem. Por, ekstremi tjetër që ishte kundër luftës, do të hamendet sepse ishte strehuar në Gjermani dhe nuk do të kthehet deri në fillim të gushtit 1999. Për këtë fenomen pati edhe thënje sa që në një prononcim do të deklarohet: “Nuk guxojë të kthehem në Kosovë, se do të më vret UÇK”!. E kjo fjali për Evropën liberale ishte një akuzë e rëndë, sepse nuk dihej se kush do ta “vret” kend, parndaj kjo kartë, kjo fantazi me të cilën luhet edhe sot, e ka ndarë shoqërinë e Kosovës në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi në oportunistë dhe luftetarë që paskan qenë: “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Dhe të përgjigjëm menjëherë se kishte raste që në Zyrën Politike të UÇK-ës të drejtuar nga Adem Demaçi të quhemi “terroristë”. Pra nuk duhet të çuditëmi sepse këtë DENOMINIM e pranonin edhe disa parti shqiptare “institucionaliste”. Madje me këtë kartë forcohët, akuza e rëndë që peshon mbi KATËRSHËN-drejtuesën e UÇK-ës, e që gjindet në burgun e Hagës nën hetime permanente qe katër vjetë.

Lufta jonë çlirimtare ishte e imponuar dhe me asnjë akuzë nuk mund të përbaltët, sepse ka histori të pastër veprimi.

Refletimi i çështjës çlirimtare

Nën konceptin se po i “çlirojmë rusët në Ukrainë”, neonazisti Vladimir Putin e nisi luftën duke okupuar Krimen më 2013. Dhe, deri më sot, edhe për ta ruajtur okupimin e Krimes, edhe për të okupuar teritore tjera ukrainase, Rusia neonacaiste i ka shpënzuar (thonë buriimet) 800 miliardë dollarë. Madje dihet publikisht se Rusia e mbetur është fuqia nukleare numër një në glob. Së këndejmi, fjala se: Tramp do ta ndalë luftën në Ukrainë është më se logjike, por me çfar çmimi. A do t` i pranon Kievi si të humbura ato treva që sot kontrollohën nga Kremlini, aq më parë kur popullsia në ato treva është me shumicë apsolute puro ruse. Çështja e Ukrainës do të jetë shumë problematike, madje shumë më problematike se sa çështja e Plastinës, për fuqitë që e sundojnë botën. Aq më parë, kur sot në SHBA janë stacionuar 8 000 000 emigrantë, të cilët fuqinë punëtore vendase atje e kanë bërë të pasigurtë, sepse çmimi i punës së emigrantëve është i lirë, ndërsa kapitali nuk pyet as për racë, as për kombësi e as për prejardhje. Prandaj, çdo elaborim tjetër është i tepërt, për faktin se është fjala për një armatë të tërë punëtore. E vërteta, nëse në SHBA pakica e sundon shumicën, atëherë kjo shoqëri me këtë tretman politik gjithëmonë do të mbetët, energji ngacmuse shtesë për ideologjinë kineze komuniste, e cila kreksoset se rregjimi i saj është i: “përkryer, sepse shumica e sundon pakicën, apo të gjithë e sundojnë vetvetën”. Nga ky pozicion, komunistët kinezë po e nxierrin sistemin kapitalist si :“të smurë të përkryer”, sepse “asgjë’ sipas tyre nuk është e sigurtë, në çdo çast kriza sociale është para derës- ante portas!

Sot ka shqiptar që provojnë ta kapitalizojnë çlirimin e Kosovës nga faktori i jashtëm. Kësaj radhe po e plasoi vetëm një fakt. Kur Presidenti Bushi i Riu e kuptoi se sllovenët, kroatët (1992) dhe më në fund edhe Malazezët më 2006 nuk mundën për të jetuar në një shtet me serbianët prorus, atëherë në Tiranë shpërtheu po si ka mundësi të jetojnë shqiptarët që nuk janë sllavë. Prandaj shpërtheu: “Çka është mjaftë, mjaftë është, Kosova duhët të shpallët e pavarur”.

Titulli “perandori” historik është bërë prallë me tupan!

Në Kosovë plagët e luftës ende janë të njoma. Është mbushur Kosova në çdo anë me permandore të ushtarëve të rënë për liri, është mbushur Kosova me lapidarë të civilëve të masakruar. Por në Kosovë egërsisht mbretëron qëndrimi ende i një partie (LDK), që nuk ka dalur publikisht e t` i kërkoi falje popullit për dezorientim me “politikën paqesore”, në rend të parë. E kundërta, shumë drejtues të klaneve dhe mëhallave të LDK janë kah akuzojnë publikisht, madje dihet se kanë dërguar “dëshmi” në Hagë kundër UÇK dhe drejtuesëve të saj. Po, këta akuzues deri me sot asnjëherë nuk e kanë vrarë mendjën e të ngristin padi në gjykatat vendore,madje duke i paditur vrasësit anonim (rasti Panda në Pejë e shumë të tjera), madje këto siellje e qëndrime njëherit janë duke i amnestuar vrasësit e vërtetë e që janë sherbimet sekrete serbe dhe ruse, të cilat edhe sot luajnë në kartën e nxitjës së luftës qytetare në Kosovë. Madje sherbimet sekrete serbe e ruse kanë bugjet shtetëror, të cilët kurdisën për të vrarë e lënduar edhe serbianë, në mënyrë që bota Perendimore sidomos t` i akuzojë shqiptarët. E vërteta, ende nuk kam lexuar se ndonjë “shkenctarë” i LDK të ketë dalur e t` i akuzojë popat serbian për mijëra shqiptarë të masakruar, për fuksionin e kishave dhe manastiteve të tyre të uzuarpura ku projektoheshin krimet dhe ku është bërë betimi për mizori ndaj shqiptarëve.

Kush po i frigohet kompromitimit të Gjykatës Speciale sot, është pyetje e pyetjeve nepër tërë hapësirën e Kosovës. Si është e mundur një drejtues i UÇK-ës të hetohet e denohet me 26 vjetë burg për “një të vrarë, i cili nuk ka emër, nuk ka varr”. Po shtrohet pyetja atëherë kush e trilloi Shtëpinë e Verdhë”. E triloi ajo bandë që ka bartë kufoma dhe i ka maskuar nepër Serbi kufoma të shqiptarëve duarthatë, civilë duke u nxierrur nga shtëpitë. Shtrohet pyetja: kush e bombardoi Burgun e Dubravës dhe kush i vrau edhe pacienët shqiptarë nepër spitale; kush i masakroi shqiptarët duke u arratisë nga trojet e veta. Po, i vranë dhe masakruan ata pasardhës të atyre që me GJENOCID i spastruan 714 katune dhe 6 qytete të Sanxhakun Nishit më 1877 në pikë të dimirit. Dhe a janë çështjet e shtruara para partive në siklet se :”mos po humbet momenti pa nevojë”, se Gjykata Speciale nuk mundët për t` u “shfuqizuar”. Dhe, prap po mbështetëm në histori, për t` ia nxierr rrënjën katrore politikës. Porcesi i Nyrbergut filloi më 20 Nëntor 1945. Mbaroi procesi më 1 tetor 1946, pra pa i bërë një vit. Po, Procesi i Hagës kundër UÇK-ës shqiptare po zgjatë qe katër (4) vjetë, kundër 4 personave drejtues, me fajin e kujtë.

Madje na thuhet me hipokrizi, se nuk pa hetohet dhe akuzohët UÇK? Jo, pikërisht është poenta për ta defaktrizuar luftën e drejtë shqiptare e që quhët UÇK. Madje ka shkirme dhe prononcime se ata që janë në burgun hetues në Hagë: sikur duhet të ngarkohën për të gjitha vrasjet në Kosovë! Çuditët njeriu me këtë soj burrash të LDK (LKJ), të cilët në pamje dukën serioz, dukën të bindur në atë që e fasin, sikur tjetërkush mos të dinë asgjë, sikur vetëm këta janë kompetent dhe pronarë të së vërtëtës, madje edhe të çlirimit. Jo, ka qe 50 vejtë që hulumtojë nepër arkiva, madje çështje shumë delikate, por qëndrimin e disa persoanev shqiptarë, sot nuk jam kah e kuptoi, thue se nuk kam jetuar në Kosovë, thua se e vërteta është kategori e një shtrese që nivelin familiar provon ta kategorizojë si vlerë e shtuar jo vetëm kombëtare, por edhe civilizuese. Po, në një libër për rreligjionin thuhet: Gjynah për me iu besua.

Moti e kemi pas elaboruar çështjën se kush ia kthen pushkën veti, ai nuk ka tru. Tani kur në një anarki totalitare është krijuar mundsia që historiani me u “marrë” me kirurgji, juristi me u marrë me kimi, e kimisti me drejtësi, e poeti me gjithëçka, njeriu analfabet në këtë kaos, nuk mund të largohët nga dheu i vet dhe këtyre që janë të shumtë nepër oda e kafene, ‘duhet t` u besojë’. Por, ne si pjesë e kombit me këtë marifet rrenash, po i bëjmë dy largime nga qenja kombëtare në të njejtën kohë: të rinjët janë kah e lëshojnë vendin masovikisht sepse janë të zhgënjyer; të vjetrit janë kah thurin intriga kundër së kaluarës historike në të cilën janë venë në luftë që ta përshtatin dhe madje nazistin ta bëjnë “çlirimtar”, ndërsa çlirimtarin po provojnë ta promovojnë në vrasës me “patent” të licencuar në mykun e rrenave të tyre. E vërteta, pas shpalljës së mobilizimit për Luftë Çlirimtare, për të gjitha ata që nuk iu kanë përgjigjur thirrjës, dihet botërsht se duhet kërkohet përgjegjësi. Madje Partia Parlamentare e e Kosovës publikisht pas datës për mobilizim u shpërbë dhe në total kaloi në anën a luftës së drejtë. Por në Kosovë pati edhe fenomene tjera, sepse ngjau e kundërta: Ata që kanë luftuar u plasuan nën hetime, madje u nominuam si “dorë e zgjatur e sherbimit sekret serbian”. E vërteta, ky fenomen shqiptar është për Librin e Ginist, kuptohët për tradhti. Pra, dikush duhet ta ndalë gojnë sot, sepse akuzat gjyqsore askush nuk ua ndalon. Po, jo këta kanë dëshirë të akuzojnë në këtë “paligjësi” ta kapitalizojnë sepse duke e përdorur mbesin në vijat e tyre të frontit “paqesor”, sese vetë paskan krijuar pushtetin paralel sepse paskan qenë në “pushtet”, por për atë lloj pushteti a ka ndonjë përgjegjësi historike kombëtare.

Shqiptarë dhe ju të tjerë mbani në mend: Nuk manipulohet me Luftën katërdhjetë vjeçare të ADEM DEMAÇIT me shokë të idealit; nuk manipulohet me heroizimin e ADEM JASHARIT, ZAHIR PAJAZITIT e TAHIR SINANIT. Nuk manipulohet me mizoritë që janë ushtruar ndaj një kombi në robëri, e të akuzohën ata që kanë bërë luftë të drejtë. Në luftën e drejtë të Kosovës u shkri edhe Presidenti Amerikan Bill KLINTON. E Presidenti JONË? Pra, le të dihet se shkrimi nuk është emocional, por është dhe do të mbetet ftesë për ta ftuar trurin shqiptar, në kthtjellësi njerëzore, kundër urrejtjës dhe kundër shpifjeve shumë të ulta.

Shkrimi iu kushtohët heronjëve të Batalonit “Atlantiku”, sidomos Vllëzërve deshmorë BYTYQI, që i sollën UÇK-ës garancion, kurse Kosovës çlirim të garantuar! Hej, shqiptarë që jetoni në iluzione: nga SHBA dhe Evropa erdhën djemët dhe vashat më të devotëshëm për të luftuar okupatorin serbian, e dikush ende luftën e tyre e konteston!Mendoni me tru sepse as turqit e as kinezët nuk i kemi vllazër. Bile as kusheri nuk i kemi. Po, mund t` i kemi miqë, pse jo!

Më 11 nëntor 2024