Nëse Kurti ka të parin interesin e Kosovës, nuk do të përballej me vështirësi as me Grenellin dhe me asnjë nga administrata Trump

Nëse Kurti ka të parin interesin e Kosovës, nuk do të përballej me vështirësi as me Grenellin dhe me asnjë nga administrata Trump
Nëse Kurti ka të parin interesin e Kosovës, nuk do të përballej me vështirësi as me Grenellin dhe me asnjë nga administrata Trump

Skender Kapiti

  • 12 November 2024 - 07:33

Shkruan-ANALISTI: Skënder Kapiti

Albin Kurti nuk do të përballej me vështirësi as me Grenellin dhe as me asnjë nga administrata e Donald Trump, nëse Kurti nuk ka të parin interesin personal e populist për interesa pushteti ,por nëse ai ka të parin interesin e Kosovës dhe atë të aleatit strategjik të SHBA-ve.

 

-KURTI DO TË DUHEJ QË PRANË VETES SË TIJ TË KISHTE PASUR INDIVIDË, AKADEMIKË E PROFESORË SI KËSHILLTARË DHE JO GJITHCKA T’IA BESONTE VETES SË TIJ ME FANATIZËM.

Sado i aftë që të jesh do të duhej që Kurti të kishte një staf specialistsh e këshilltarësh potentë, të një politike elastike në kontakte dhe në marrëdhënie me ndërkombëtarët dhe sidomos me SHBA-të.Mirëpo mesa shihet te Kurti është ajo megallomania si e Edi Ramës, që u duket vetja të medhenj e profesorë madje edhe mbi të mëdhenjtë e kombeve e shteteve të mëdha.

Nuk rezulton që Kurti dhe diplomacia kosovare që të kenë lobuar për njohje të reja për shtetin e Kosovës, madje nuk ka asnjë të tillë që kur ai fitoi zgjedhjet, madje Kurti as në Shqipëti nuk ka treguar respekt e mirënjohje as për ata të cilët e kanë mbështetur Kurtin, qeverisjen dhe politikën e tij.Kurti gjithcka që i njihet si sukses është “meritë” e paraardhësve të tij, është korrupsioni, paafrësia dhe papërgjegjshmëria kombëtare e parardhësve të tij që kanw mundësuar “shkëlqimin” dhe suksesin e Kurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".