Lexoni edhe:
Nëse Kurti ka të parin interesin e Kosovës, nuk do të përballej me vështirësi as me Grenellin dhe me asnjë nga administrata Trump
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Se a mund të përballet me disa sfida të vështira, kryeministri Albin Kurti, nëse Richard Grenell, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm si dërguar i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, emërohet Sekretar i Shtetit Amerikan, kjo varet nga kërkesat e Trump, nëse është ideja patjetër të arrihet një fillim serioz i marrëveshjes së Ohrit.
-Presioni mund të ndodhi; Trump mund të jetë energjik, i paskompromis në zbatimin e marrëveshjes. Siç e dini, kjo marrëveshje në qendër ka themelimin e asociacionit, por jo normalizimin serioz dhe kuptimplotë për palët.
Serbia nuk ka asnjë kërkesë konkrete për zbatim; njohja de jure është abstrakte, jo reale. Pra, Serbia mund të thotë "po", por kurrë të mos merret direkt me temën, pasi është jo konkrete dhe jo obligative për njohje formale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".