Kërkesat e fundit nga Sindikata e arsimit janë të pabaza dhe reflektojnë në thellësi ndikimin politik

Kërkesat e fundit nga Sindikata e arsimit janë të pabaza dhe reflektojnë në thellësi ndikimin politik
Kërkesat e fundit nga Sindikata e arsimit janë të pabaza dhe reflektojnë në thellësi ndikimin politik

Arsim Haziri

  • 13 November 2024 - 07:32

Shkruan-ANALISTI: Arsim Haziri

Çështja që ishte dashur të shtrohet për diskutim s'do duhej të jetë paga apo koeficienti por cilësia e arsimit, normalisht problemet me të cilat po ballafaqohet kjo shtyllë. Normalisht vet ministria si autoriteti rregullativ që ka për obligim përmes politikave të saja të ndikoj në përmirësimin e kushteve adekute të cilat kishin quar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Ama kjo çështje sikur s'po trajtohet sa duhet, prandaj edhe e kemi këtë situatë, pa e anashkaluar edhe kontributin jo të duhet nga qeveria e kaluar.

 

-Kjo qeveri, vërtetë ka ditë t'i bëjë disa dallime sa i përket kritereve që kanë quar në rregullimin e arsimit në shoqërinë tonë, ama jo në masën çfarë është kërkuar, por të ndërmerren veprime sindikale karshi kësaj çështje, nuk i kontribuon rregullimit assesi, duke humbur kështu nxënësi i dashur.

Sindikata e arsimit pothuajse gjithherë ka dalë ta ngatërroj edhe objektivin e saj, ajo përmes drejtuesve të saj, nuk ka arritur as t'i mbrojë të drejtat për të cilat ajo ekziston, madje përmes veprimeve të veta ka dalë të jetë e politizuar fund e krye, duke e minuar kështu objektivitetin e vet të precizuar sipas rregullativave.

Edhe kërkesat e fundit, konsideroj se janë të pabaza dhe reflektojnë në thellësi ndikimin politik që e kanë duke e zhvlerësuar në tërësi ngritjen që ka ndërmarrë qeveria si organ. Ky preukupim i tyre tregon për veprime të ndikuara dhe jo mirë të organizuara, duke i tejkaluar kështu edhe mundësitë buxhetore me të cilat shteti operon. Në vend se me qenë faktor i përbashkët me ministrinë për ngritje të arsimit, ajo bën thirrje për veprime të shpejta sindikale duke quar në protesta me të vetmin arsyetim, ngritje të mjaftueshme të pagave. Kjo është e patolerueshme dhe assesi në shërbim të dinjitetit të mësimdhënësve!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".